LIVE UPDATES
Bota

Donald Trump në Florida dhe Karolinën e Veriut, Joe Biden paraqet reklamën e re elektorale

9 Shtator 2020, 09:15 Nga DOSJA
Donald Trump në Florida dhe Karolinën e Veriut, Joe Biden paraqet

SHBA– Presidenti Trump mbajti një fjalim në një tubim pasdite në qyteti Jupiter, në pjesën jugore të shtetit Florida dhe në vazhdim vizitoi qytetin Winston-Salem, në Karolinën e Veriut, për një tubim në mbrëmje.

Presidenti Trump fitoi si në Florida ashtu edhe në Karolinën e Veriut në zgjedhjet 2016, por sondazhet në të dy shtetet e tregojnë atë duke ndjekur nga afër zotin Biden. Një humbje e Presidentit Trump në secilin shtet do të kufizonte ndjeshëm shanset e tij për të fituar një mandat të dytë.

Para se të nisej të martën, Presidenti Trump tha se fushata e tij po shkon “shumë mirë”, duke shtuar se shifrat e sondazheve që ai ka parë ishin “shumë të mira”. Ai gjithashtu trajtoi temën e dhunës në rrugë të lidhur me protestat ndaj padrejtësisë racore në disa qytete të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se zoti Biden “nuk ka forcën” dhe “aftësinë mendore për të kontrolluar” situatën.

Fushata e zotit Biden debutoi një reklamë të re 60 sekondëshe në shtetet e betejës elektorale, ku përpiqet të përshkruhet gara presidenciale si një zgjedhje midis “errësirës” së mandatit Trump dhe mundësisë së një “fillimi të ri”.

“Ky është shansi ynë për të lënë errësirën e katër viteve të kaluara prapa nesh, për t’i dhënë fund zemërimit, fyerjeve, ndarjeve, dhunës dhe për t’ia filluar nga e para në Amerikë”, thotë zëri përshkrues kur hapet reklama. “Ne mund të ndalojmë së përqendruari tek një president që mendon se gjithçka ka të bëjë me të dhe të fillojmë të përqendrohemi në atë që është më e mira për ne.”

Fushata e zotit Biden tha se reklama është pjesë e një blerjeje kohe reklamash prej 47 milionë dollarësh këtë javë në transmetimet dhe platformat dixhitale në shtetet e betejës elektorale, duke përfshirë Arizonan, Floridan, Miçiganin, Minesotan, Nevadan, Karolinën e Veriut, Ohajon, Pensilvaninë dhe Uiskonsin.

Fokusi nga Presidenti Trump dhe zoti Biden në shtete specifike të ndara politikisht është një funksion i mënyrës se si përcaktohet rezultati i zgjedhjeve presidenciale amerikane, përmes Kolegjit Zgjedhor dhe jo një vote popullore kombëtare.

Zoti Biden, ruan prej muajsh epërsinë e tij ndaj Presidentit Trump në sondazhet kombëtare, me rreth 7 pikë përqindje, edhe pse epërsia e tij në shtetet e betejës elektorale është më e ngushtë.

Në Shtetet e Bashkuara përcaktohet presidenca përmes një forme indirekte të demokracisë, ku fituesi në secilin shtet merr të gjitha votat elektorale të atij shteti. Numri i votave elektorale të secilit shtet bazohet tek popullsia e tij.

Presidentët e ardhshëm duhet të fitojnë të paktën 270 nga 538 vota elektorale. Shtetet më të populluara – Kalifornia e kontrolluar nga demokratët me 55 vota dhe Teksasi i mbizotëruar nga Republikanët me 38 – kanë ndikimin më të madh. Shtatë shtete dhe kryeqyteti kombëtar, Uashington, kanë më pak vota elektorale, nga tre secili.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden presidenti trump zgjedhjet e nentorit ne shba joe biden presidenti trump zgjedhjet e nentorit ne shba


Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen