Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-Dorëheqja e Dumës, Berisha:E mirëpres bashkimin. Flet si doktor: Ja problemi që ka Basha
9 Mars 2022, 12:59Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka përshëndetur vendimin e deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, për t’u dorëhequr nga posti i nënkryetares. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se e ftonte të bashkohej, po ashtu shtoi se në zgjedhjet e 6 marsit, ka pasur probleme, por të gjitha denoncimet ishin bërë në instancat përkatëse. Më pas, Berisha ka folur si mjek duke gjetur dhe diagnozën se përse kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëhiqej nga posti i tij.
“Të deklarosh se nuk ke humbur asnjë betejë do të thotë që të sillesh si alien në politikë. Të quash humbjen fitore, nuk e bën njeri me fakultete normale. Ka pasur dhunim e ndërhyrje e këto janë të faktuara në të gjitha zgjedhjet, por nuk mohohet që ka pasur ndërhyrje brutale. A ka zgjedhje të lira me Ramën? A kishte manipulime? Së pari zgjedhjet e 6 marsit ishin stad i revolucionit, faktuan se e vërteta është revolucioni. Kishte ndërhyrje që janë denoncuar dhe do të denoncohen. Pjesëmarrja e narkoshtetit, kam denoncuar në Peshkopi që ndanin para për kandidatin e Bravës, Përparimi dhe Edmond Isaku. Janë denoncuar shpërndarje parash. Dorëheqja e Dumës? Mirëpres bashkimin e tyre me deputetët e Rithemelimit, ky bashkim ka në bazë vlerësimin e kontributeve. Jemi komision i përkohshëm, çdo njeri do të garojë. Basha që nuk dorëhiqet nuk ka lidhje me sëmundje zemre, as me proces psiqik, ka lidhje me qenien peng. Nuk e kontrollon dot veten,”-tha Berisha.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të krijojë një parti të re. Në një konferencë për gazetarët, ai tha votëbesimi i kreut t...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë faktuar rikthimin e tij fuqishëm e tij në jetën aktive p...
TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se demokratët duhet që të bashkohen. Me anë të një postimi në Facebook, Sula shkruan se për shkak të humbjes së ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë për një kongres pajtimi me deputetët që kanë qenë në mbështetje të kryedemokratit Lu...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me një thirrje deputetëve të Partisë Demokratike. Në një konferencë për gazetarët, Berisha u ...
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme l...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për pasoja nëse nuk merr masa për krizën në vend....