Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dorëheqja e Hashim Thaçit/ Dritë jeshile për AAK-në: Ramush Haradinaj do të kandidojë për President
6 Nëntor 2020, 08:42Nga DOSJA
KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se Ramush Haradinaj, do të jetë kandidat për President. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i drejtësisë, Selim Selimi, i cili ka konfirmuar se për kandidat për president AKK-ja do të mbështesë Ramush Haradinajn.
”AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president. Ramush Haradinaj”.- tha Selimi.
Nga ana tjetër, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka zbuluar se kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa. Aktualisht pas dorëheqjes së Thaçit, presidente e Kosovës është vendosur Vjosa Osmani duke qenë se Kushtetuta thotë se nëse largohet një president në vend të tij vendoset kreyeparlamentarja. Sipas Kushtetutës Osmani nuk ka të drejtë ta mbajë më shumë se 6 muaj postin e Presidentit. Hashim Thaçi, ka dhënë ditën e djeshme dorëheqjen nga posti i presidentit pasi iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara.
Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven është futur në vetëizloim pasi ka patur kontakt me një person të infektuar me Covid. Lajmin e ka dhënë vetë Kryemin...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ështën shprehur se Kosova është vënë edhe njëherë në provë. Teksa mbajti fjalën në mbledhjen me ministrat, Ho...
GJERMANI- Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) ka kryer kontrolle në disa apartamente në Gjermani mëngjesin e sotëm pasi personat që u kontrolluar ishin të ...
KOSOVË– Eulex nuk ndalet! Një ditë pasi vuri në pranga katër politikanët e lartë të Kosovës, ka zbarkuar në banesat e dy prej tyre. Konkretisht, mjete të s...
KOSOVË– Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zbarkuar zyrtarë të EULEX-it.Mediat kosovare bëjnë me dije se efektivë t...
KOSOVË- Dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovë, krijon një situatë të re dhe sfidë për Kosovën në aspektin e brendshëm politik...
AMERIKË- Të paktën 63 viktima janë regjistruar në Amerikën Qëndrore si pasojë e Uraganit Eta që ka gotiur vendin. Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë...
TIRANË- Vala e dytë e pandemisë së Covid-19 ka “gjunjëzuar” të gjitha vendet në botë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka shkuar në 49...
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje ditën e djeshme, që të anulohet rezultati i zgejdhjeve presidenciale në Bjellorusi. O...
GREQI-Lëkundjet sizmike janë rikthyer në Greqi sërish. Mediat greke bëjnë me dije një tërmet me shkallë 5.3 rihter ka rënë dje në qytetin turikstik grek Sinthon...