LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi prekës i Rita Koka Koçi,  vajza 19-vjeçarje në burgun e Burrelit ku vuante dënimin edhe i ati i saj, Sami Koka

12 Qershor 2020, 08:19 Nga DOSJA
Rrëfimi prekës i Rita Koka Koçi,  vajza

TIRANË– Kur policët pa fytyrë, me maska e armatime të rënda u sulën nëpër natë për të shembur godinën e teatrit, as që e kishin idenë se pse ajo godinë ishte kaq e rëndësishme për ata aktivistë e artistë që po e ruanin prej dy vitesh. As e kishin idenë se sa e rëndësishme ishte ajo godinë për mijëra shqiptarë të tjerë që atje patën kujtimet për netët e bukura të shfaqjeve e lojës së aktorëve shqiptarë ndër vite. As e kishin idenë se brenda atyre mureve ka shumë kujtime të bukura, por edhe shumë të dhimbshme.  Ajo sallë mbante histori, art e dhimbje.

Dikur quhej Savoja. Ajo godinë mbahej mend edhe sepse atje ish vënë në skenë pjesa e parë e serialit të gjatë të tragjedisë së shqiptarëve nën diktaturën komuniste. Udhëheqja komuniste e bëri pikërisht aty gjyqin e  parë të intelektualëve shqiptarë që ishin përcaktuar si kundërshtarë të regjimit komunist. Është fjala për gjyqin special të pranverës së vitit 1945, në sallën e Teatrit Kombëtar që paralajmëroi kalvarin e gjatë të të vrasjeve, burgosjeve e internimeve të mijëra shqiptarëve gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste.

Në atë gjyq, u ndëshkuan rreth 45 intelektualë të shquar të Shqipërisë, një ndër ta ishte edhe kolonel Sami Koka. Kishte qenë një ndër ushtarakët më të rëndësishëm gjatë qeverisjes së Ahmet Zogut dhe diktatori Enver Hoxha e shpalli armik. U dënua me 30 vjet burg. Atë ditë në gjyq ishte edhe e bija 19-vjeçare, Rita Koka. E pa të atin të gjunjëzuar nga dhembja për çfarë e priste Ritën dhe familjen e saj më pas. Qante atë ditë për babain e burgosur nën prangat e diktaturës, por s’e kish menduar se pak vite më pas do t’i provonte prangat e do të burgosej në qelinë afër të atit, përballë tij, në burgun e Burrelit.

Rreth pesë vite pas dënimit të të atit, Rita Koçi u arrestua e akuzuar për agjitacion e propagandë dhe u dënua më 10 vjet burg. U dërgua në Burrel, atje ku ishin të burgosur të tjerë politikë, ku ishte edhe i ati, Sami Koka. Rita e dinte se babai i saj ishte diku aty afër në njërën prej qelive. E kishte vënë në dijeni një gardian burgu i cili sillej pak më mirë se të tjerët me të burgosurit politikë.

E ka rrëfyer Rita (Koka) Koçi në prag të ndarjes nga jeta historinë e saj, ku tregon edhe momentin kur e pa të atin në oborrin e burgut, me ndihmën e policit me emrin Ymer.

“Një ditë vjen polic Ymeri në birucë dhe më thotë: ke dëshirë ta shohësh babanë tënd? Pyetje është kjo që më bën?-i thashë. Mirë, -tha,- unë do ta jap mundësinë, por duhet të kesh kujdes të mos bësh asnjë gjest dhe asnjë lëvizje për të treguar se po e sheh. Mirë,- i thashë.-Mos ki merak. Në fakt kur të burgosurit e dënuar po hynin brenda nga oborri për të shkuar lart në dhomat e tyre, polic Ymeri e ndaloi babanë dhe nisi të bisedojë me të. Unë si gjithmonë nga ajo kamare e vockël që bëja kontrollin ngrita cepin e kartonit dhe po e vështroja babanë. Një ngashërim dhe një mallëngjim më pushtoi shpirtin, nga malli që kisha. Por më e madhe nga të gjitha ishte emicioni që ndjeva kur shikoja babanë gjatë kohës së bisedës, kthente sytë majtas e djathtas duke menduar se në cilën nga këto biruca ndodhesha unë, vajza e tij e vetme 19-vjeçare. Pas një copë here bisedë, polic Ymeri e la të lirë që të ikte lart dhe pastaj erdhi tek unë dhe më tha: E pe babanë, u çmalle? -Të jam mirënjohëse Ymer, më bërë një nder të madh”, rrëfen Rita Koka Koçi.

Dhembja e Ritës, e të atit Sami Koka, e familjes së tyre nisi pikërisht tek ajo godinë që u shemb këtë 17 maj të vitit 2020. Pasardhësit e Sami Kokës apo 45 intelektualëve që u dënuan me pushkatim apo shumë vite burg në godinën e teatrit Savoja, u lënduan kur godina e teatrit u shemb pa mëshirë. Shumë prej atyre që u dënuan me pushkatim pranverën e vitit 1945 në atë sallë, nuk iu janë gjetur ende eshtrat, ndaj ajo godinë teatri shërbente për pasardhësit e tyre si një vend kujtese, ku u panë për herë të fundit gjallë njerëzit e tyre të dashur.

Marrë nga Kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur  rita koka koçi sami koka savoja  rita koka koçi sami koka savoja


Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën