LIVE UPDATES
Ekonomi

Krijimtari, mirësi dhe pastërti…/ 5 arsye që ofrojnë shpresë mes situatës të vështirë të koronavirusit

22 Mars 2020, 13:36 Nga DOSJA

TIRANË– Numri i infeksioneve dhe viktimave janë në rritje, qytetet dhe madje shtetet po mbyllen dhe shumë njerëz po detyrohen të izolohen. Por mes gjithë lajmeve shqetësuese, ka pasur edhe arsye për të gjetur shpresë.

Së fundmi në një artikull BBC ka shkruar një artikull ku  jep  pesë arsye pse njeërzit duhet të kenë ende shpresë.

Në këtë artikull ajo që theksohet është edhe ajo ana pozitive që ka koronavirusi për njerëzit dhe natyrën.

Ulet ndotja e ajrit

Menjëherë me izolimin e njerëzve nga koronavirusi vendet janë mbyllur e për këtë shkak ka pasur rënie të konsiderueshme të nivelit të ndotjes.

Si Kina edhe Italia kanë regjistruar rënie të lartë të dyoksidit të karbonit, një ndotës serioz i ajrit dhe kimikatet e fuqishme të ngrohjes, i cili ka rënë nga zvogëlimi i aktivitetit industrial dhe lëvizjes së makinave.

Sipas hulumtuesve në SHBA për BBC është bërë me dije se rezultatet e hershme të monoksidit të karbonit, kryesisht nga makinat, është reduktuar në gati 50 për qind krahasuar me një vit më parë. gjithashtu edhe anulimi masiv i fluturimeve dhe miliona punëtorëve që punojnë nga shtëpia ka ndikuar shumë.

 Pastrohen kanalet

Në një shënim të ngjashëm, banorët e Venecias kanë vërejtur një përmirësim të gjerë në cilësinë e ujit të kanaleve të famshme që kalojnë nëpër qytet.Rrugët turistike në veri të Italisë janë zbrazur mes shpërthimit që çon në një rënie drastike të trafikut të ujit, i cili ka lejuar që sedimentet të largohen. Uji që zakonisht ka qenë vetëm i errët është bërë aq i pastër sa mund të shihen edhe peshqit.

Mirësia mes njerëzve 

Ka histori rreth panikut gjatë blerjes së gjërave, por virusi gjithashtu ka nxitur sjellje të mirësisë rreth botës. Dy banorë nga Neë Yorku mblodhën më tepër se 1300 vullnetarë brenda 72 orëve për të shpërndarë prodikte ushqimore dhe ilaçe për njerëzit e moshuar apo të rrezikuar në qytet. Facebook tha se qindra mijëra persona në Britani të Madhe u janë bashkuar grupeve lokale të ngritura kundër virusit, e grupe të ngjashme janë formuar edhe në Kanada, duke krijuar kështu një trend të njohur si “përkujdesja”.

 Një front i bashkuar

Mes punës së lodhshme dhe jetës në shtëpi është e lehtë që njerëzit të ndihen të shkëputur me njerëzit që ndanin kohë më parë. Përderisa virusi na prek të gjithëve, ai ka afruar shumë komunitetet përreth botës.

Ashtu sikurse kemi parë edhe në Itali, njerëzit e izoluar nëpër shtëpitë e tyre, kanë kënduar nga ballkonet e tyre. Ndërsa në Spanjë një instruktor i fitnesit ka mbajtur një orë të ushtrimeve nga një çati, me qytetarët që ushtronin në ballkonet e tyre.

Por gjithashtu COVID-19 ka vënë në pah rëndësinë e mjekëve dhe infermiereëve apo njerëzve të tjerë që nuk kanë pushim e po punojnë në këto ditë të vështira.

Kreativiteti dhe nxjerrja në pah e talenteve

Në  botë janë izoluar me miliona njerëz, ku tashmë shumë prej tyre po përdorin mundësinë të nxjerrin në pah talentet dhe kreativitetin  e tyre. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndarë detaje të hobit të tyre, përfshirë leximin, gatimin, e pikturimin. Biblioteka publike në Washington është njëra prej tyre që është duke mbajtur një klub virtual për librin, ndërsa kuzhinieri italian me yje Michelin, Massimo Bottura ka nisur një seri në Instagram të quajtur “Kantina e Kuzhinës”, duke iu mësuar të izoluarve receta bazike.

Ndërkohë që shumë ambiente publike janë mbyllur, fansat e artit kanë pasur rastin të shohim galeritë më të mëdha në botë përmes vizitave virtuale, nga pikturat e famshme të Louvret në Paris deri te skulpturat klasike të Vatikanit.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 12,944 persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 4,825 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 42.681 personave.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote


Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron