Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Jak Prenga vdiq. Policia dha paraditen e të martës konfirmimin zyrtar, se babai i 5 fëmijëve është vrarë pa mundur që 49-vjeçari të mbërrinte në resortin luksoz të Altin Hajrit në Shijak. Pas vrasjes qëndron një sasi e madhe kokaine, konkretisht 60 kilogramë, që i vëllai i viktimës do të duhet të dorëzonte në destinacion. ‘Korrieri’ i drogës gaboi… dhe kjo i kushtoi jetën Jak Prengës, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim shijaksin e skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Altin Hajrin.
Por çfarë ndodhi mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz? Bashkia e vogël e Kamzës, me një qetësi e cila trazohet sapo hyn tek “Kthesa” e terminalit të zhvendosur të autobusëve të jugut, pa tmerrin rreth orës 12:55. Një mesazh mbërriti në Dosja.al, ku një dëshmitar denonconte në anonimitet “Pengmarrje në Kamëz”.
Ky ishte teksi i shkurtër, që na shtyu të raportonim një ngjarje, e cila edhe ne reporterëve të medias online, na u duk si një skenë ‘hollivudiane’ që gjen sheshxhirim në Kamzën e ngjyrosur të Xhelal Mziut.
Në një nga rrugët, ku vijat e bardha janë blu, dy persona të maskuar rrëmbyen me forcë Prengën. Dëshmi të tjera vijuan të vinin në redaksinë tonë, ku qytetarët rrëfenin tmerrin e parë me sy, sesi Jak Prenga, ndodhej brenda makinës së tij, në rrugën “London” në kamëz, dhe më pas, dy persona të maskuar, zbritën nga një mjet ‘Range Rover’ dhe nisën t’a qëllonin. E gjithë ngjarja ndodhi vetëm disa metra larg komisariatit të Policisë në Kamëz, por për arsye që s’dihen, policia vonoi me ndjekjen e pengut.
Ata e futën Prengën me forcë në makinë dhe u larguan me shpejtësi. Pengu bashkë me makinën e lanë gjurmën e fundit te Ura e Gjoles, ndërkohë që burimet, konfirmonin pengmarrjen, duke e shfokusuar rëndësinë e saj, dhe duke e paraqitur si një konflikt të dorës së dytë.
Mediat tradicionale, ato që raportojnë 32 herë, sesa herë shtrohet dhe inagurohet një rrugë, u mjaftuan me një flash të thjeshtë për rastin, ndërsa policia, konfirmoi thatë ngjarjen. Sot, një ditë pasi Dosja.al, zbuloi e para se kështjella ‘Golden’ ishte rrethuar nga RENEA, zbardhet ngjarja e rëndë, që do të lejë përjetë fëmijët e Jak Prengës, me një karrige bosh në tavolinë…
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Pengmarrja e Jani Pregës është zbardhur nga kamerat e sigurisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i gjithë itenerari i pengmarrësve është filmua...
TIRANË– Dosja.al mëson se sot është ekstaduar nga shteti italian për llogari të drejtësisë shqiptar, Igli Memaj. Memaj, i njohur ndryshe si ‘Suljoti’, ka m...
Tiranë- Organizatori i maskarës së Urës Vajgurore, Musa Protoduari, i cili ka 22 vite në arrati i ka dërguar gjykatës së Tiranë një kërkesë për rishikimin e ven...
Durrës- Të shtunën e kaluar, në portin e Durrësit janë ndaluar dy kinezë pasi u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore për koronavirusin. Burimet bëjnë me dije s...
TIRANË– Jak (Jani) Prenga, i marrë peng para 11 ditësh në Kamëz, ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar nga Policia, e cila ka dhënë detaje nga operacion...
Kavajë- Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 33-vjeçarit, Marius Ismailit, ngjarje kjo e ndodhur më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Për kë...
TIRANË- Aktivistja Sevim Arbana, e cila është paditur për shpifje nga Kryeministri Edi Rama, shkruan se kjo është dita më e shënuar në jetën e saj.Në një ...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Agim Kajmakut, ish-kryebashkiakut të Vorës për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se shka...
Kinë- Virusi vdekjeprurës në Kinë po merr përditë jetë njerëzish. Mësohet se 3 studentë shqiptarë që studjojnë Wuhani të Kinës, një nga vatrat e këtij koronavir...