LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më keq se tërmeti!” Banorët e ‘Astirit’ të pashpresë përballë fadromave, polici që i shembën shtëpinë: Ky ë

11 Janar 2020, 19:28 Nga DOSJA
“Më keq se tërmeti!” Banorët e ‘Astirit’

TIRANË– Fytyra të zymta qëndrojnë kudo në këmbë, me sytë e drejtuar nga punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, të cilët po i vendosnin minat një ndërtese 6-katëshe e shënjuar për t’u shembur. Ish-sheshi Shqiponja, dikur një pikë referimi për të shumë qytetarët e Tiranës, tashmë i përngjan një sheshi lufte,ku kudo shihen rrënoja shtëpish dhe ndërtesa të shembura, një kaos makinash të ngecura në trafikun e bllokuar nga punimet dhe turma njerëzish të mbledhur.

Gjatë tre ditëve të fundit në zonën e “Astirit”, IKMT ka vazhduar shembjet e ndërtimeve për t’i hapur rrugë zgjerimit të “Unazës së Madhe”, i cili prek dhjetëra banesat dhe biznese ku banorët kanë investuar prej dy dekadash. Unë jam i pari që mbështes zhvillimin sepse e dua vendim tim. Por ky plan nuk ka të bëjë me zhvillim apo përmirësim,” u shpreh një ish-punonjës policie të cilit iu shemb shtëpia 2-katëshe dy ditë më parë. Sipas bashkisë së Tiranës zgjerimi i Unazës së Madhe ka për qëllim zvogëlimin e trafikut të zonës, ndërkohë që banorët e shohin si komplot midis qeverisë, bashkisë dhe firmave private për ndërtimin të pallateve shumëkatëshe. “Kjo është një demagogji, është një mashtrim, ky projekt është për oligarkët dhe për ngritjen e pallateve për përfitime personale,” shtoi ai. Qeveria shqiptare hartoi në vitin 2015 një projekt tëri urban të titulluar “Unaza e Madhe e Tiranës, Segmenti Komuna e Parisit-Rruga e Kavajës” sipas të cilit do të ndërtohej një rrjet i ri komunikimi dhe transporti që do të lehtësojë transportin rrugor por që prek zonën e banueshme dhe të mbipopulluar të ‘Astirit.’

Pas miratimit të këtij projekti nga Këshilli i Ministrave shpërthyen protesta të shumta nga banorët e zonës dhe opozita, të cilët kërkonin mbrojtjen e pronës së tyre private dhe dëmshpërblim të drejtë në rast shembjes për interes publik. Shumë prej këtyre protestave degjeneruan në dhunë vetëm ndërhyrja me forcë e Policisë së Shtetit në nëntor i hapi rrugë fadromave të IKMT-së, pas një beteje gati dy vjeçare midis banorëve dhe qeverisë.

Na iku prona, na iku shpirti, na ikën fëmijët! Për ne çdo gjë ka marrë fund”, deklaron duke kujtuar ngjarjet e 16 Nëntorit të 2019, Valentina Mema, një prej banoreve te zonës, e cila shtoi se “30 vite djersën e kam nën rrënojë.”

Kanë hedhur gaz që të na nxirrnin nga shtëpia. Ne as nuk po protestonim. Thjesht ishim mbledhur gra dhe fëmijë dhe po rrinim pranë banesave tona. Policia ishte mobilizuar aq shumë sa kam parë edhe polica me snajpera për të na frikësuar,” kujtoi ajo. Qindra forca policore rrethuan një grusht banorësh në zonën e Astirit në mëngjesin e 16 nëntorit ende pa gdhirë për t’i hapur rrugën shembjes së  33 banesave dhe bizneseve të tyre. Mema thotë se autoritetet nuk i shembën vetëm shtëpinë, por edhe lokalin, dhe se fill pas kësaj, ditën tjetër djali i saj la Shqipërinë dhe iku në kërkim të azilit, pasi edhe ai ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë nuk shohin më një të ardhme ku mund t’u sigurohet e drejta e tyre për një jetesë normale. Ngjashëm, edhe familjarë të tjerë thanë se ata tani presin çdo gjë dhe nuk kanë më besim se dikush do ua gjejë të drejtën e tyre.

Vetë banorët i përgënjeshtrojnë deklaratat se qeveria i ka ofruar strehim social dhe dëmshpërblim për pronat e shembura, duke thënë se askush nuk është interesuar se ku do të strehoheshin ato pas humbjes së pronës së tyre apo bizneseve nëpërmjet te cilave nxirrnin bukën e gojës. Për sa i përket kompensimit monetar, ata pohojnë se akoma nuk  kanë marrë asgjë, por edhe shuma që iu është premtuar është  qesharake në lidhje me shpenzimet dhe humbjet që kanë pësuar.

Unë kam humbur 70 milionë [lekë] deri tani, përfshirë procesin e legalizimit dhe me kreditë që kam marrë. Na kanë premtuar vetëm 200 milion përshirë shtëpinë dhe lokalin,” tha një banore e zonës, e cila u ankua se është e sëmurë dhe po i nënshtrohet edhe kimioterapisë.“Lokalin që punonim familjarisht dhe që nxirrnim fitime na e prishën. Ashtu edhe shtëpinë. Kush mi mbulon mua të gjitha këto,” pyeti ajo.

Qeveria shqiptare është kritikuar në mënyrë të vazhdueshme për shembjen pa dëmshpërblim apo për shembjen përkundrejt çmimeve shumë më të ulëta se sa tregu si dhe për mospagesë të dhjetëra miliona eurove detyrime shpronësimi, shkelje që kanë lënë pas një zinxhir vuajtjesh dhe varfërie për qytetarët e pafuqishëm. “Kjo që po ndodh me ne tani është akoma më keq se tërmeti. Këtë po na e bëjnë njerëzit!”, pohoi një zonjë që banon vetëm pak metra më tutje rrethrrotullimit, e cila preferoi të identifikohej vetëm me mbiemrin e saj,Kraja. Të premten në mëngjes e gjithë familja ishte duke pritur urdhrat e IKMT-së që të evakuohej nga shtëpia, pasi pas pak orësh do të shembej dhe banesa ngjitur me to. Nga biznesi i tyre familjar, një bar kafe,  gjithashtu kanë mbetur vetëm rrënojat , pasi është shembur dy ditë më parë, dhe tani u mbetet vetëm të njohin fatin e shtëpisë së tyre.

Jetojmë këtu që prej 1999, por procesin e legalizimit e kemi filluar në 2005. Qeveria nuk ma kishte legalizuar lokalin deri tani, por ndërkohë unë i kam paguar taksat rregullisht për 25 vite”, tha zonja Kraja, duke pohuar se shteti ia kishte pranuar pagesën e taksave edhe pse i thonin se prona ishte pa letra. Edhe banorët qe i kanë pasur pronat e legalizuara shprehen se nuk janë kursyer nga fadromat e IKMT-së.

Unë e kisha shtëpinë të legalizuar dhe me hipotekë, por nuk më është dhënë asnjë lloj sqarimi”  pohoi ish-punonjësi i policisë duke theksuar se banesa i është shembur nga autoritetet pa asnjë lloj sqarimi dhe nuk i është paraqitur asnjë projekt konkret në letër. I zhgënjyer ai shtoi se ka humbur çdo shpresë në drejtësinë shqiptare.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i ikmt shembja e banesave në astir aksioni i ikmt shembja e banesave në astir

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj