LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfimi/ “Shkonte me meshkuj të tjerë, më prishi me vëllain se i zbulova lidhjen”, dëshmia tronditëse e kunatit që v

11 Janar 2020, 14:32 Nga DOSJA
Rrëfimi/ “Shkonte me meshkuj të tjerë, më prishi me

TIRANË– Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës. Dëshmitar është edhe vëllai i vrasësit, Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas. Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.

Deklaratë ka dhënë edhe djali i dajës së tij Apostol Bidika i cili është shprehur se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkelejdës në telefon dhe Erdeti është shprehur: Pse, ka vdekur ajo? Erdeti natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur tek banesa e Apostolit ku derën ja ka hapur një shok i tij i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.

Teksa policia ka përshkruar me detaje edhe këqyrjen e kufomës:

Ka të veshur një triko golf ngjyrë vishnjë ku në pjesë e përparme në anën e majtë të saj ka një dëmtim mekanik, sytjena sintetike me ngjyrë blu ana e majtë e së cilës ka një dëmtim mekanik. Në pjesën e poshtme të trupit ka veshur një palë tuta më ngjyrë të zezë me dy vija të bardha anash, mbathje sintetike me fushë të zezë me disa rrathë të rrumbullakët përsipër. Kufoma ka konstrukt të rregull me gjatësi shtati 160 cm. Nuk vërehen në dukje dhe në prekje dëmtime apo thyerje të kockave. Vërehet një plagë e cila fillon në anën e majtë të hundës poshtë duke e ndërprerë hundën në dy pjesë tej për tej me drejtim nga ana e majtë në të djathtë duke përfunduar me një gërvishtje në skain e jashtëm të syrit.

Kafazi i kraharorit ka trajtë cilindrike është simetrik vërehet një plagë në anën e majtë të sipërme të gjoksit mbi gjirin e majtë në kuadratin e sipërm mbi thithkën e gjirit. Plaga ka vendosje horizontale në trajtë të një trekëndëshi me bazë nga ana e majtë e cila ka përmasa 1.2 cm ndërsa maja është nga ana e majtë e trekëndëshit me kënd të ngushtë të mprehtë. Plaga ka gjatësi 5 cm buzë të rregullta të cilat janë spostuar 1.5 cm. Barku poshtë gjoksit paraqet një plagë në kuadratin e poshtëm të majtë e cila ka trajtë trekëndësh me vendosje horizontale me bazë djathtas. Baza ka përmasa 1.2 cm, plaga ka gjatësi 4 cm dhe buzët janë të rregullta, plaga deporton në thellësi të kavitetit. në shpinë në anën e djathë vërehet një gërvishtje me përmasa 06.0.5 cm. Dëmtime të tjera nuk u vërejtën në trupin e shtetases Enkeleda Çapoku.

Dëshmia e Erdetit: Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek “Ura Ngushtë” në anën e laprakës, piva kafae u ktheva në shtëpi kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek “Ura Ngushtë” tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoji ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës, kam shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit. Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluarme shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj. Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë” dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën. Kaq kam për të deklaruar.

Pyetje: Ku e keni armën e krimit, thikën që deklaruat që e keni marrë në banesë që jetoni:

Përgjigje: Unë sapo kam kryer krimi e kam hedhur në ujë tek lumi te Ura e Ngushtë, pasi kishte shumë ujë dhe e dija që nuk do e gjente njeri.

Pyetje: A mund të na tregoni sa kohë kishit që nuk e kishe takuar Enkeleda Çapokun përpara natës së krimit?

Unë kam shumë kohë që nuk kam folur as nuk i kam takuar as në rrjetet sociale nuk kam komunikuar. Unë i mora inat në momentin që me bëri kallëzimin pasi unë kam investuar tërë lekët për të rritur mbesën e të ushqeheshin ajo dhe vajza dhe sa herë më kërkonte lek Enkeleda i jepja e shkoja mirë me të, por pasi më ishte betuar që do më fuste në burg, unë isha betuar që do e vrisja, sepse më kishte marrë tërë lekët e punës që bëja dhe nuk kisha faj, vetëm se unë kisha hetuar që ajo shkonte me meshkuj të tjerë dhe vëllai im dhe burri i asaj ishte në burg. Unë e bëra këtë se ajo më bënte presion se do më fuste në burg kot, e më prishi me vëllain vetëm se unë i zbulova lidhjet intime.

Pyetje: A jeni përdorues i lëndëve narkotike, alkolit, apo vuani nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor?

Përgjigje: Jo nuk konsumoj lëndë narkotike, nuk abuzoj me alkolin, nuk kurohem për sëmundje të shëndetit mendor, asnjëherë nuk kam shkuar tek mjeku.

Pyetje: Çfarë keni për të deklaruar tjetër?

Përgjigje: Krimin e kisha planifikuar më përpara por jo se kur, por një ditë do e bëja për këtë arsye nuk i dilja para Enkeledës që mos të krijoja dyshime. Skam asgjë tjetër.

Marrë nga Top-Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erdet çapoku vrasja ne paskuqan erdet çapoku vrasja ne paskuqan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet