LIVE UPDATES
Politike

Dosja Babale/ Salianji shkon në Prokurori: Jam i pandehur se denoncova një trafikant

8 Mars 2019, 08:48 Nga DOSJA
Dosja Babale/ Salianji shkon në Prokurori: Jam i pandehur se denoncova

Tiranë– Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot në Prokurorinë e Tiranës ku u njoh me akuzat ndaj tij për dosjen Babale.

Pasi u njoh me akuzat në Prokurori, Salianji deklaroi para mediave se është i pandehur për agjitacion pasi denoncoi një trafikant droge. Në fjalën e tij ish-deputeti theksoi se edhe akuzat ndaj gazetarit Jetmir Olldashit janë të papranueshme sepse ai sipas tij  zbuloi vetëm trafikun e drogës në zonën e Vlorës.

“Kanë vendosur që të nisë një procedim apo të më marrin si të pandehur për denoncimin e një trafikanti droge, i cili sot është në burg. Mbi bazën e kallëzimit të trafikantit që sot nuk gjendet, unë jam i proceduar. Dhe padiskutim që do ta vazhdojmë procesin dhe do të kem të tjera për të folur edhe kur të jemi në gjykatë apo pasi të njihemi me të gjithë aktet e dosjes, do t’ua bëjmë publike.

Nuk ka pasur një hetim, siç duhet të kishte në fakt, për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste dhe për ish-ministrin e Brendshëm të shkarkuar, pas nxjerrjes së këtij skandali. Kështu që e gjitha është si kronikë e kohëve të vjetra ku “TVSH”-ja e kohës së kaluar dilte dhe thoshte :“agjitatorët kanë arritur që në bashkëpunim me imperialistët kapitalistë dhe revizionistë idealistë kanë arritur të fusin në burg një prej elementëve më të vyer të Partisë Socialiste dhe të rilindjes”.

Kështu që ky ishte diskutimi dhe vetë prokurorët që janë marrë me çështjen, kuptohet edhe nga halli që kanë prej vetingut apo dhe nga bashkëpunime të tjera në çështje të mëparshme me Partinë Socialiste, kanë arritur në këtë konkluzion, i cili padiskutim që unë kam bindjen e plotë që do të, i faktuar tanimë për publikun është, por do të rrëzohet në gjykatë.

Kështu që kaq kishte për sot, besoj se sapo të njihemi me aktet e dosjes do të ketë një komunikim tjetër,”- u shpreh Salianji. 

Pyetje: Z.Salianji sa persona janë të pandehur?

Ervin Salianji: Nuk kam marrë dijeni për personat e tjerë. Di që, në mënyrë të turpshme, nuk ka asnjë problem në rastin tim se unë agjitator del sikur jam. Por marrja e një gazetari si Jetmir Olldashi si të pandehur dhe vendosja nën akuzë për shkak se ka zbuluar një rrjet të trafikut, ka vazhduar dhe më tej me investigimin duke shkuar në dy fshatra të Vlorës dhe duke treguar me video dhe jo vetëm me audio trafikun e drogës që zhvillohej në Vlorë është jo vetëm e papranueshme por është tejkalim i çdo norme, parimi të shtetit të së drejtës. Kështu që në këtë kuptim është faull i rëndë i një shteti i cili tanimë ka marrë rrugën drejt rrëzimit, por që është autoritar.

Pyetje: Z. Salianji a mund të na shpjegoni çfarë akuze kanë ngritur Prokuroria ndaj jush dhe në bashkëpunim me kë e keni kryer ju këtë?

Ervin Salianji: Agjitacion në bashkëpunim me gazetarin Jetmir Olldashi.

Pyetje: A i trembeni ju një masë sigurie ndaj jush?

Ervin Salianji: Frika nuk hyn dhe nuk është një nga ndjesitë e mia, fare. Kështu që për më tepër kur kam me vetë edhe të drejtën.

Pyetje: Në dosjen “Babale” cili është roli i SHISH dhe a ka emra të rinj nën hetim përveç juve që jeni përmendur edhe tek Krimet e Rënda?

Ervin Salianji: Besoj se do të kemi rast që ta zbardhim gjithë dosjen. Rasti i Geron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt në lehtësimin e trafikut të drogës vëllait të vet është një çështje tanimë e ditur por ajo që është e paditur është edhe Shërbimi Sekret apo edhe institucione të tjera ligjzbatuese në këtë vend kanë qenë në ndjekje të tij për ta kapur. E kapi “Babalja” përpara pavarësisht situatës që është ai

Pyetje: Sipas rezultateve të SHISH flasin për përfshirje edhe të prokurorëve në këtë çështje?

Ervin Salianji: Sapo të kem dosjen e plotë do t’ua jap. Por edhe prokurorët, por edhe shërbimet sekrete, edhe shërbimet të tjera partnere kanë qenë në ndjekje për të kapur Geron Xhafën. E kemi kapur ne, ky është një shërbim i madh që i kemi bërë vendit.

Dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës mori si të pandehur ish deputetin e PD-së Ervin Salianjin  pasi akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ për audio-përgjimin Babale-Veliu.

Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge. (Lexo këtu)

(J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat nga prokurorua dosja babale ervin salianji gazetari jetmir olldashi akuzat nga prokurorua dosja babale ervin salianji gazetari jetmir olldashi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet