LIVE UPDATES
Bota

“Tani po luftoj kundër vdekjes!” Rrëfimi prekës i mjekes italiane me koronavirus: Ju bëni pjesën tuaj, qëndroni në ka

16 Mars 2020, 10:51 Nga DOSJA
“Tani po luftoj kundër vdekjes!” Rrëfimi prekës i

ITALI-Një mjeke  veterinere italiane Daniela De Rosa, ka prekur me mijëra njerëz që kanë dëgjuar videon e saj që ajo ka regjistruar nga dhoma e spitalit ku ndodhet.

Mjekja me origjinë nga Savignano Irpino (Avellino), e cila rezultoi me test pozitiv për koronavirusin tregon se simptomat e ishin, probleme me  frymëmarrjen, një prej shenjave që teregon se je e prekur me koronavirus.

43-vjeçarja aktualisht është e shtruar në spital në “Rummo” në Benevento, dhe ajo është ndër personat e parët të infektuar në komunën e Ariano Irpino.

Përmes një video të postuar në Facebook, Dr. De Rosa ka thënë se dëshironte të tregonte historinë e saj , pasi një shkrim bashkangjitur me një foto nuk jep të njëjëtn ide dhe mendim që ajo vërtet do të përcjellë.

Në video, mjekja me origjinë nga Savignano Irpino, falenderon kryetarin e qytetit të saj dhe mbrojtjen civile për afërsinë që kanë treguar gjatë këtyre ditëve të vështira për të.

Parla la dottoressa affetta da Coronavirus

Daniela De Rosa, dottoressa veterinaria contagiata dal Coronavirus, parla all’Italia attaccata al respiratore per scuotere le nostre coscienzeUn video da brividi

Gepostet von Fanpage.it am Sonntag, 15. März 2020

“Mirëmbrëma të gjithëve. Unë jam doktoresha De Rosa. Mjeke veterinere e provincës të Avellinos. Një ndër rastet e para në Ariano Irpino. Pozitive ndaj covid-19 . Tani do t’ju shpjegoj se përse jam këtu sot duke dërguar këtë mesazh, sidomos atyre që duan ta kuptojnë jo vetëm ta dëgjojnë. Më vjen keq nëse do të lëndoj dikë nga mënyra si po prezantohem, por ka qenë një zgjedhje e dëshiruar sepse një komunikim i shkruar edhe duke qenë i shoqëruar me një fotografi nuk jep të njëjtën ide dhe mendim që dua të përcjell unë.  Jam e mbyllur në izolim në një dhomë spitali prej kaq shumë ditësh që nuk i numëroj dot më. Nuk mund të hap dritaren, nuk kam kontakte me asnjeri, përveç dy herë në ditë: Një me mjekët për kontrollet ditore të parametrave të mia dhe tjetrin kur më sjellin drekën dhe darkën, qe lihen mbi një karrocë pas derës të cilës duhet t’i qëndroj larg. Koronavirusi më ka provokuar një sëmundje të keqe në mushkëri me probleme të rënda të frymëmarrjes.Të gjithë u munduan të më ndihmonin mua dhe familjen time, ata të gjithë ishin afër nesh, si dhe stafi i departamentit të pulmonologjisë i cili po më ndihmon të mbijetoj. Unë jam një grua 43 vjece, që para këtij episodi, gëzonte shëndet të plotë, por papritur u gjenda e lidhur pas kësaj aparature respiratore e të luftoj me vdekjen dhe Covid 19. Kjo ishte pas vdekjes së babait tim, eksperienca më e vështirë e jetës time. Luftova për t’u bashkuar me vajzat e mia, te familja ime dhe sot, pas tamponit të parë negative, mora pak shpresë, sepse po fitoj luftën. Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë që ka kaluar këto ditë, trupi im, shpirti im, mendja ime, por një siguri e kam, nëse nuk prekesh nga një fatkeqësi e tillë, nuk do të mund të kuptosh kurrë dhimbjen dhe dëshpërimin që mund të ndjesh. Ja edhe qëllimi i mesazhit tim. Munda sot vetëm të flas, pas ditësh në insuficensë frymëmarrjeje. Jo të gjithë, në mos shumë pak persona, e kanë kuptuar vërtetë se për çfarë po flasim, nuk e di nëse është nga injoranca, apo se nuk kanë mjaftueshëm frikë. Dhe sot unë do të doja që shumë njerëz të më shihnin, për të parë nëse arrini, në sytë e mi e një trupin tim vuajtjen që duhet të përballosh për të luftuar këtë virus. Ta nisim nga vetja, sa nga ne nuk e kanë respektuar dekretin, sa nga ne plotësisht të ndërgjegjshëm për t’u izoluar dhe për të hyrë në karantinë, nuk e kanë ndjerë për detyrim ta bëjnë dhe për këtë kanë vënë në rrezik, e vazhdojnë ta bëjnë, jetën e tyre, atë të të tjerëve edhe timen, që gjendem këtu për faj të sjelljes të një prej këtyre personave. Secili prej nesh duhet të kishte bërë pjesën e tij, është e kotë të kapesh me institucionet, nëse e dimë se jemi bartës të virusit dhe vazhdojmë qetësisht të shkojmë në punë, apo për pazar. Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim. Çdokush duhet të mbajë përgjegjësi, por pak e kanë bërë dhe po e bëjnë. Ja pse e kam nxjerrë fytyrë, që nuk është e bukur dhe u shfaqa këtu brenda, me ‘mikun’ tim respirator që më shpëtoi jetën bashkë me përkushtimin e mjekëve që më asistuan dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi që nuk kishte ardhur ende momenti im dhe se duhej të kthehesha në familjen time. Faleminderit të gjithëve dhe më falni nëse ju kam mërzitur.”- shprehet ajo.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por,  77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën  ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima.  Të infektuar ka edhe  Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: ilgiornale.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniela de rosa koronavirusi ne itali daniela de rosa koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen