LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA! Darka e fundit e Endrit Alibej, si i shpëtoi gruaja nga Rumania, sherri mes çiftit i kurseu jetën! Nëna e ndjeu ‘gj

10 Shkurt 2021, 17:06 Nga DOSJA
DOSJA! Darka e fundit e Endrit Alibej, si i shpëtoi gruaja nga Rumania,

ELBASAN– Vrasja e trefishtë e fundvitit të 2018 është nxjerrë nga “sirtari” i Prokurorisë së Elbasanit! Vetëm pak ditë më parë, Policia shpalli në kërkim Mikael Qosjen, të riun që akuzohet se kishte vëzhguar dhe organizuar vetë të gjithë atentatin e 29 dhjetorit, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri si edhe turku Erdal Durunay. Aktualisht dyshohet se Qosja është larguar për në Dubai, ku edhe është marrë në mbrotje nga një tjetër grup kriminal, i cili edhe porositi “pastrimin” e Alibejt nga tregu i botës së krimit. ABC ka siguruar dosjen hetimore të prokurorisë në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku janë renditur edhe dëshmitë e familjarëve pak minuta pasi ndodhi atentati.

Duke u bazuar në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, autorët kishin shkuar në skenën e vrasjes me një mjet “Mercedes Benz”, ngjyrë gri. Autorët dolën jashtë dhe qëlluan me breshëri automatiku mbi të gjithë burrat, bashkë me familjet e tyre ishin nisur për një darkë tek dajat në fshatin Përparim të Peqinit. Për dakrë ishin nisur: motra e Endritit, nëna, bashkëshortja e tij, një shtetase rumune, bashkëshortja e Erion Alibejt, Arben Dylgjeri dhe të tjerë.

Rreth orës 20:30 ata kishin dalë nga banesa e tyre, dhe të ndarë në tre makina ishin nisur për në fshat. Bashkëshortja e Endrit Alibejt, një shtetase rumune, fillimisht kishte hipur tek makina “Land Rover” ku edhe ndodhi atentati, por pas një sherri momental me partnerin e saj ka zbritur dhe ka vendosur që të udhëtojë me femrat e tjera të familjes. Lëvizje kjo që i ka shpëtuar edhe jetën. Në mjetin e “vdekjes”, mbetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Durunay. Pasi dolën nga banesa, “Land Roveri” u nis e para, e ndjekur nga makina ku udhëtonte nëna e Alibejt, dhe pas saj një tjetër makinë, ku udhëtonte motra. E motra, e cila qëndronte në fund të reshtit, dëshmoi se kishte vënë rë një makinë që i parakaloi me shpejtësi por nuk i kishte kushtuar rëndësi.  Ndërkohë që makinat i afroheshin Elbasanit, nëna e Endritit sheh se makina e të birit kishte ndaluar në anë të rrugës tek rrethrrotullimi i Metalurgjisë, megjithatë nuk kërkon të ndalojë, duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë problem me mjetin ose personal. Megjithatë instiktivisht merr në telefon të bijën duke i thënë “shiko pse ka ndaluar makina e çunit”. E motra, e fundit në radhën e makinave, mendon se i vëllai është aksidentuar dhe telefonon dajën që i priste për darkë, duke i shpjeguar se Alibej ishte karamboluar dhe se duhet të vinte që t’i ndihmonte në Bradashesh.

“Pastaj pashë që pjesa e mbrapme e makinës ishte shpuar me plumba”, shprehet ajo.

Në këtë moment, si personi i parë që ndodhej në vendin e ngjarjes, ajo ka tentuar të hapë derën e makinës, por pa sukses. E vetmja derë që hapej, thekson ajo, ishte ajo e pasme. Pas saj në vendin e ngjarjes vjen Policia, dhe pikërisht në atë moment konstatohet se tre meshkujt kishin ndërruar jetë.

Kjo vrasje është përdorur si “strumbullar” për shumë viktima të tjera në Elbasan. Vëllai i Endritit, Erioni nuk e la pa marrë hakun e të vëllait, duke u akuzuar për porositjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Të dy ata kanë qenë shokë të Mikeal Qosjes. Megjithatë Policia po kërkon ende 3 ekzekutorë dhe 2 porositësit e vrasjes së trefishtë, çka do të thotë se të ndjerët thjesht kanë pasur dijeni për atentatin në Bradashesh, por nuk kanë pasur ndonjë rol në të.

Gjithçka ka nisur nga 50 kg kokainë që humbën në Britani të Madhe disa vite më parë. Në vitin 2017, në Londër, një i ri nga Elbasani po transportonte 50 kg kokainë për llogari të dy vëllezërve, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende. Por në vend që droga të shkonte tek ta, përfundoi në duart e “hajdutëve” rrugëve të Londrës. “Transportuesi” është marrë peng për disa orë nga disa persona, të cilët i kanë marrë drogën. Episodi ka shtyrë dy vëllezërit që të mendojnë se pas grabitjes janë Erion dhe Endrit Alibej bashkë me grupin e tyre. Për t’u hakmarrë më pas ata kanë porositur ekzekutimin e Endrit Alibejt.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mikael qosje vrasja e endrit alibej mikael qosje vrasja e endrit alibej

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet