Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI- Sallat e gjyqeve për këtë vit kanë qënë të mbushura me të akuzuar që kanë pritur vertiktin e togave të zeza. Numrin rekord për këtë vit nuk e kanë mbajtur anëtarët e bandave kriminale që operojnë në vend por protestuesit e opozitës. Gjykatat kanë gjykuar për muaj të tërë rrjesht protestuesit e Astirit dhe të arrestuarit gjatë protestave të opozitës kundër qeverisë Rama.
Megjithatë nuk kanë munguar as çështjet kriminale, të akuzuarit për trafik drogë, vrasësit, gjobaxhinjtë dhe të fundit por jo më pak të rëndësishmit, politikanët.
Gjyqi i parë për vitin 2019 ka qënë ai për Dritan Dajtin, auotrin e masakrës së Durrësit, i cili më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për ta arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin. I dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 burgime të përjetshme, Dajti bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar dhe fitoi. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda vendosi për të 25 vite burg, një copë ëmbëlsire për dikë të dënuar përjetësisht. Vendimi ndaj Dajtit, mban rekord për ndër më të kontestuarit dhe i pa pranueshëm nga ana e Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, e cila nuk e ka lënë me kaq. Për një vendim të dytë hetuesia i ka ‘kthyer sytë’ nga Gjykata e Lartë.
Burg përjetë ka vendosur edhe Gjykata e Apelit të Vlorës për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj i cili vrau 7 të afërmit e tij pas një sherri banal që nisi për vjedhjen e pulave. Në gjendje të rëndë mendore, Zykaj përveç burgut përjetë, ka nisur edhe izolimin në vete, ku kohën më të madhe në burg e kalon duke lexuar libra së prapthi.
Togat e zeza nuk janë kursyer në gjykime as ndaj kolegëve të tyre, të cilët kanë kryer vepra penale në kundërshtim me formimin e tyre.
Nga hetimi dhe gjykimi nuk është përjashtuar as kupola. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili është ende nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda për mos deklarim të parave në kufi dhe shpërdorim detyre. Akuza këto që i kanë kushtuar ish-numrit 1 të Prokurorisë që të “fitojë” titullin ‘non grata’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-gjyqtari i Fierit, Roland Hysi është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi akuzohej për korrupsion. Një video e publikuar nga një emision investigativ ku dukej që Hysi merrte 500 euro për zgjidhjen e një çështje duke shtuar edhe favore seksuale ‘dogji’ karrierën e gjyqtarit, i cili përveç dënimin gjithashtu i është hequr edhe e drejta e funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme. Meqë jemi tek skandalet seksuale, i njëjti emision investigativ publikoi edhe një video të pedagogut Denis Himçi, i cili akuzohej se i kërkonte favore seksuale studentes së tij në ‘Aleksandër Xhuvani’. Gjykata e Elbasanit e liroi pedagogin, pasi hetimet nga prokuroria faktuan se Himçi nuk kishte kryer akte seksuale ndaj studentes së tij.
Pas Hysit, jo një por tre gjyqtarë u dënuan me burg nga Krimet e Rënda. Tre ish-gjyqtarët e Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë marrë dënimin me tre vite burg secili, por duke qenë se u gjykuan me gjykim të shkurtuar ata ia kanë hedhur me vetëm 2 vite heqje lirie.
Biznesmeni që ata kishin nën hetim, Namik Sadiku, u kishte dhënë para për të parë ndeshjen e “El Clasico-s” në Spanjë, e gjithashu është dënuar me 1 vit burg. Tre gjyqtarët akuzoheshin se kishin përfituar në mënyrë të paligjshme para për udhëtim jashtë shtetit, tashmë kjo akzua është vërtetuar nga Gjykata.
Tashmë një tjetër njeri i drejtësisë është nën hetim. Bëhet fjalë për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndojën, ndaj të cilit u organizua një atentat më 1 nëntor të këtij viti. I akuzuar edhe nga kryeministri Edi Rama si bashkëpunëtor me bandat dhe një anëtar nderi në organizatën e ashtuquajtur “Kap ça të kapësh”, Ndoja është nën hetim nga kolegët e tij. Ka qënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, organi që i kërkoi ish-kryeprokurores Arta Marku të nisë hetim disiplinor ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, për afrinë e tij me persona me precedentë penalë dhe deklaratat për zotërimin e një zyre konsulence ligjore.
Gjithashtu dyshohet se në makiënë që po lëvizte Ndoja, e cila drejtohej nga Andi Maloku që humbi jetën gjatë atentatit, në bagazh ishin dosjet e gjyqtarit të vrarë Skerdilaj Konomit. Dosje që ishin zhdukur pa lënë gjurmë nga Prokuroria e Durrësit. Akuzat për Ndojën shtohen edhe nga pasagjeri në makinën e tij. Ditën e atentatit, Ndoja po lëvizte me Aleksandër Lahon- emri i vërtetë i të cilit është Landi Muharremi, i dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar.
PRONAT- ‘molla e sherrit’
Edhe pse tashmë në realitetin shqiptar është klishe një gjyq për pronat, Gjykatat në vend kanë dhënë verdiktin e tyre për disa përfitime të paligjshme. Gjykata e Kavajës shpalli fajtorë nëntë zyrtarë lokalë dhe i dënoi ata me 18 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Sipas vendimit të shpallur në prill nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dëimin më të madh e mori ish-kreu i ZVRPP Kavajë, Seid Cikalleshi që do të vuajë brenda qelisë 2.8 vite. Ndërsa Andi Gjeçi, jurist në ZVRPP Kavajë është dënuar me 2.4 vite burg; Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh me 3 vjet burgim; Aldo Kila me 1.8 vite burgim. Pastaj Asim Arkaxhiu; Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave; Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dhe Nezir Leçini janë dënuar me dy vite. E vetmja grua e përfshirë Aida Gjoci, u dëuna me 8 muaj burgim, që iu konvertua në 120 orë punë të detyruar. Përveç dënimit Gjykata e Kavajës urdhëroi gjithashtu që 5 parcelat e tokës objekt shqyrtimi të kalojnë në pronësinë e shtetit.
Pas 7 muaj qëndrimi në qeli, gjykata e Vlorës ka liruar ga burgu “peshkun e madh” të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës, Pëllumb Petritaj, i cili njihet si njeriu që ‘gllabëroi’ 100 ha tokë në Zvërnec. Për të dalë nga burgu, Petritaj pagoi një garanci pasurore prej 25 milion lekësh të vjetra.
Një çështje e ngjashme po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka të akuzuar ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, vëllain e tij dhe një sërë zyrtarësh lokalë, që akuzohen edhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të tokës në bregdetin e Lezhës.
Drogë, drogë,… dhe drogë.
Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” , konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Pas kthimit nga Gjermania, Çekaj po përballet me drejtësinë shqiptare. Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 21 vite burg për biznesmenin. Vetë Çekaj e ka quajtur një çmenduri këtë proçes gjyqsor dhe është shprehur se ai ka investuar gjithë jetën në biznesin e tij duke pretenduar gjithashtu se konteineri i tij është hapur me dhunë. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg. Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite brg burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.
E njëjta skemë është zbatuar edhe në portin e Durrësit, thuajse një vit më vonë. Efektivët e Policisë me ndihmën e forcave greke sekuestruan 137 kilogramë kokainë. Gjykata vendosi të lejë në burg Begën, i cili akuzohet se ishte njëri nga personat “pritës” të kokainës në portin e Durrësit.
Të arrestuar në kuadër të operacionit “Kuito” është 53-vjeçari Ardian Bega, oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, pastrues në anijen e peshkimit “Eniëay”. Ata akuzohen se ishin pritësit e drogës në port, ndërsa në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, pronari i anijes. Të arrestuarit vuajnë ende masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet nga Prokuroria vijojnë ende për të zbuluar destinacionin e drogës që kishte mbërritur në Shqipëri.
Krim dhe gjykim
I ashtuquajturi Eskobari i Ballkanit, Klement Balili është dënuar me 14 vite burg, por për shkak të konvertimit, ka përfituar 10 vite heqje lirie. Pas vetëdorëzimit në Polici, ish-drejtori i Drejtorisë së Transporteve u gjet fajtor për trafik të lëndëve narkotike, ‘pastrim parash’, ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘refuzimi i deklarimit të pasurisë’.
Përveçe Balilit, deri më tani anëtarët e grupeve të tjera që akuzohen për aktivitete kriminale nuk kanë dalë ende me një verdikt nga sallat e gjyqeve. Madje edhe kanë hedhur akuza mbi gjyqtarët duke kërkuar largimin e tyre nga seanca. Shembuj për këtë janë gjyqet maratonë të ‘Shullazit’ dhe ‘Bajrave’.
4 anëtarë të grupit ‘Bajri”, Safet Rustemi (Bajri), Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali teksa janë nën gjykim kanë depozituar një kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila vendosi për ta 3 javë më parë të jepte sërish masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas tyre, gjyqtarja Olldashi ka shpërdoruar detyrën, sepse nuk ka zbardhur ende masën e sigurisë që kishte marrë për ta. Bajrajt pretendojnë se gjykata dhe prokuroria kërkojnë që t’i mbajnë në burg me çdo kusht. Të arrestuarit akuzohen për vrasje, gjobëvenie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.
Nga ana tjetër, grupi i Emiliano Shullazit dhe të pandehurit e tjerë janë dënuar në shkallë të parë me 55 vite burg për një sërë veprash penale në kuadër të grupit të sktrukturuar kriminal. Vendimi është apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit, por problemet e tyre me trupën gjykuese kanë shtyrë për dhjetëra herë këtë gjyq, aq sa është humbur edhe numërimi duke u quajtur me ironi edhe si gjyqi telenovelë. Por tanimë dosja e tyre ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku edhe do të merret vendimi i formës së prerë.
Të gjithë të barabartë para ligjit
Gjykatën shumë shpesh këtë vit e kanë parë edhe politikanë, në pushtet ose jo. Pas kryeministrit Edi Rama, i cili vetë ka deklaruar se ka mbi 60 çështje të hapura në zyrat e Prokurorive dhe Gjykatave, një “vend nderi” pas tij e mban kryedemokrati Lulzim Basha.
Rama e ka akuzuar kryetarin e opozitës për shpifje dhe i kërkon një dëmshpërblim prej 1 milion lekësh. Çështja e hapur prej “Babales” është ende nën hetim pasi të dyja palët nuk e kanë pranuar pajtimin.
Basha e ka parë Gjykatën edhe për dosjen e ashtuquajtur ‘Toyota Auris’, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.
Çështja u bë publike në Kuvendin e Shqipërisë nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën se ishte i përfshirë. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, i cili gjithashtu ngriti padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.
Sipas hetimeve, ka qënë deklarata e Bashës në Kuvend ajo që ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

Tanimë vijon gjykimi për të arrestuarit. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për: Agim Çekajn, Alban Mollaymerin, Klevi dhe Edi Likën. Ende në kërkim janë dy kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi.
Gjithashtu vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës, Rea Xhillari ka dalë fitimtare nga gjyqi i hapur në muajin prill 2019 për shpifje me gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera online të cilat botuan një lajm me titull: Rea Xhillari bashkëjeton me Gent Cakajn. Ndaj saj, gjyqtari i çështjes vendosi që palët e humbura në gjyq t’i paguanin Xhillarit një dëshpërblim, si edhe heqjen e lajmi të botuar dhe publikimin e një përgënjeshtrimi.
Një histori me fund të lumtur ishte ajo ish-drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufës me deputetin e PS-së, Spartak Brahos. Pasi e akuzoi për fyerje dhe shpifje, akzuza për të cilat kërkonte 250 mijë lekë të reja, Gjykata e Tiranës e pushoi çështjen me pretendimin se kërkesa e ngritur nga Tufa nuk përmbushte kriteret ligjore.
Megjithatë kur flasim për gjyqe të bujshme, nuk mund të mos përmendim seancën maratonë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirin. Pas më shumë se 13 orësh, nga “Gjyqi i vitit” tek Krimet e Rënda u vendos që Tahiri të dënohej në 5 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3 dhe zbret në 3 vite e 4 muaj burg që sipas Kodit Penal konvertohet në shërbim prove. I shpallur i fajshëm për ‘Shpërdorim detyre’, ish-ministri ka apeluar vendimin.
I dënuar nga Gjykata me burg është edhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Gjykata Penale vendosi ndaj tij 1 vit bûrg për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Edhe Salianji ashtu si Tahiri nuk ka pranuar vendimin duke ‘varur’ shpresat tek Apeli. Veç Salianjit, për “Babalen” janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.
Dosjet e bujshme të 2020
Ende në gjykim, por brenda vitit që pritet të hyjë, dosja “Haxhia” do të shpluhërosë të shkuarën dhe do të rihapë kutinë e Pandorës sa i përket të ashtuquajturës “vrasja e vitit”. I kthyer nga Turqia, Haxhia kundërshton vendimin e marrë në mungesë për ekzekutimin e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Haxhia gjithashtu ka kërkuar që të dëshmojë edhe kundër krimeve të kryera, sipas tij nga ish-kryeministri Sali Berisha për periudhën 1991-1999.
Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha është marrë i pandehuar pasi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të partisë së tij. Basha bashkë me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin do të dalin para togave të zeza më 13 janar për “falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Tre zyrtarët demokratë rrezikojnë deri në 7 vite burg.
Edhe nga kampi socialist nuk mungojnë dosjet që pritet të gjykohen. Bëhet fjalë për çështjet e famshme dhe të njohura për publikun si “Dosja 184” dhe “Dosja 339”.
Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës do të hetohet dhe gjykohet po në këtë qark. Dosja penale që flet për shpërndarjen e parave në qarkun e Dibrës me qëllim blerjen e votave për subjektin politik Partia Socialiste dhe kandidatin e bashkisë Muharrem Rama. Në të janë të përfshirë emra si Arben Keshi, Robert Aga, Drini Gjeçi, Bekim Krashi dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Dosja penale që flet për shpërndarjen e parave në qarkun e Dibrës me qëllim blerjen e votave për subjektin politik Partia Socialiste dhe kandidatin e bashkisë Muharrem Rama. Por gjykimi i saj duhet ende të presë, pasi dy prokurorët e dosjes, e hedh si ‘patate të nxehtë’ nuk kanë komunikuar ende akuzat ndaj personave që kanë dalë nga përgjimet e publikuara nga BILD.
Çështja tjetër “339”, i ka kaluar për hetim SPAK-ut. Për të dëshmuar lidhur me përgjimet e publikuara nga BILD është thirrur edhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Në tre përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut. Për shkak të akuzave, Dako është shpallur ‘non grata’ në SHBA bashkë me familjen e tij.
DREJTËSIA E RE
E teksa gjyqet zhvillohen, Reforma në Drejtësi vijon. Olsian Çela, me 101 vota pro, u zgjodh kryeprokurori i ri i Përgjithshëm. e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Çela konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’ pasi gjatë karrierës së tij ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, masakra e Kartodromit apo edhe grupin e Niklës.
Së fundmi, gjithashtu u ngrit organi i shumë pritur i hetimeve SPAK (Struktura e Posaçme Anti-korrupsion), e cila do të merret me hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke shkrirë Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Edhe pse me 7 anëtarë mangët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi kreun e institucionit prokurorin Arben Kraja. Ndërsa në zyrën e presidentit Meta u betuan 8 hetuesit e parë: Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Ervin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani, të cilët ndryshe nga kryetari që ka mandat 3-vjeçar do ta mbajnë detyrën për 9 vjet. Mandati i tyre mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
Por çfarë është ILD-ja? Inspektorati i Lartë i Drejtësisë është një institucion që do të shqyrtojë procedimet ndaj gjyqtarëve që kapen me shkelje. ILD është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Ky institucion mund të nis hetim edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Kushtetueses. Gara për kreun e këtij institucioni ka nisur listën me emrat pretendentë parlamentit.
Një tjetër institucion që pritet të ngrihet brenda vitit që vjen është Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila është konsideruar edhe si mushkritë e ‘SPAK’. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia. Ajo do të përbëhet nga një drejtor dhe një ekip hetuesish të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato të FBI-së. Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK dhe dy prokurorë të posaçëm të tjerë do zgjedhin drejtorin e BKH-së, i cili do drejtojë ekipet e hetuesve pasi të jenë përzgjedhur për këtë organ të rëndësishëm kombëtar. Drejtorit dhe drejtuesve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe për t’u siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Madje ndaj tyre do të vihet në punë edhe makina e të vërtetës.
Ka qënë Vettingu ai që ka prishur planet për krijimin e Gjykatës Kushtetuese duke krijuar një ngërç dhe duke shkaktuar përplasje qeveri-Presidencë. Anëtari i GJK-së së zgjedhur nga presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi u shkarkua nga Këshilli i Posaçëm i Apelit.
Por Muçi nuk ka qënë i pari që është djegur nga ‘Vettingu’… Përveç Muçit, funksionimi i Kushtetueses, e cila ka dy vite që nuk është funksionale mbahet peng nga ‘përplasja’ Vorpsi-Xhaferllari. Për gati tre vite gjykata më e lartë në Shqipëri ka qenë jashtë funksionit, pasi nga 9 anëtarë që duhet të kishte, pas kalimit të anëtarëve në Vetting, vetëm Vitore Tusha rezultoi ‘e pastër’. Me vonesat e Reformës në Drejtësi e shkeljeve të afateve kushtetuese më në fund këtë vit u hapën zyrtarisht dhe vakancat për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kushtetutës së miratuar në vitin 2016, Presidenti duhet të zgjidhte i pari një nga tre emrat që do i dërgoheshin nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Presidenti bëri zgjedhjen e parë: Besnik Muçin, por ky i fundit ishte në proces Vetting-u, e në fund u shkarkua dhe sipas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA), duhej të largohen nga sistemi i drejtësisë. Pas njohjes me këtë vendim Muçi hezitoi të linte vendin e tij në Kushtetuese, por pas një takimi me Presidentin Ilir Meta ndryshoi qëndrim e tani ai është larguar në pritje të marrjes në një vendimi nga kolegët e tij në Gjykatën Kushtetuese, nëse ai duhet të qëndrojë apo të largohet nga sistemi i drejtësisë.
E teksa ky ngërç kaloi thjesht, pasi Presidenti ka dërguar listën me 10 kandidatë në KED për zëvendësuar Besnik Muçin, një përplasje më e madhe lindi me vakancat e tjera. Në bazë të Kushtetutës vakanca e dytë duhej të plotësohej nga Kuvendi, por KED listën me tre kandidatë e dërgoi tek Presidenti e priste prej tij emrin e dytë. Presidenti me arsyen se po mbronte Kushtetutën, pezulloi procesin e zgjedhjes dhe priste nga Kuvendi emërimin e kandidatit të dytë. Me një letër drejtuar institucioneve, Meta shprehej se nuk mund të emëronte kandidatin e dytë pa zgjedhur Kuvendi ende të parin.
Vetëm për vitin 2019 në “sitë” kanë mbetur 220 prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët tashmë nuk bëjnë pjesë më në sistemin e drejtësisë. Vendimin në 2020 do ta presin, ndërsa të tjerë kërkojnë ‘drejtësi’ tek Komisioni i Posaçëm të Apelimit. Të tjerë i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut duke pretenduar për padrejtësi dhe duke kërkuar me ngulm rikthimin në Drejtësinë e Re.
Për të gjithë lexuesit e DOSJA.al kjo ishte një përmbledhje e ngushtë e të gjitha të të rrahurave të çekiçit, organeve të reja të ngritura, përmirësimin e atyre ekzistuese dhe ngërçin e krijuar nga politika. Le të shpresojmë të gjithë se reforma aq e trumpetuar nga politika shqiptare dhe ndërkombëtarët të arrijë të vetmin qëllim që drejtësia duhet të ketë: të gjithë të barabartë para ligjit. Kanë një vit të ri për ta provuar…
(k.m/dosja)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
THUMANË– Banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit dhe ndodhen në hotelet e Shëngjinit kanë dalë me një vendim. Ata nuk do të lënë hotelet siç ju k...
LEZHË– Një muaj e dy ditë pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 viktima ka dalë bilanci I ndërtesave të dëmtuara në Lezhë. Emergjencat Civile bëjnë me...
TIRANË– Një pjesë e lagjes së Astirit dhe e Unazës së Re kanë mbetur pa energji elektrike, pasi është dëmtuar një fider nga një subjekt që po kryente punë ...
MAT– Banesa e familjes Meta në Mat është shkrúmbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në njësinë administrative Baz të Matit ku banesa është përfs...
TIRANË– Admir Murataj, truri i grabitjes së 6.7 milionë eurove në Rinas ka humbur sot të atin. Dosja.al mëson se i ati i Miratajt ka ndërruár jetë ditën e ...
TIRANË– Dashuria e Hermes Nikajt, të njohur ndryshe si Zogu i Tiranës, për modelin Franci Popoçi qenka shumë e madhe se ç’e mendim. Bazuar në...
TIRANË– Thoma Jano është zgjedhur zëvëndësi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelës. Pas zgjedhjes së Janos një reagim ka ardhur nga vetë kry...
MANZË- Festa e ndërrimit të viteve do të përjetohet ndryshe në familjet e prekura nga tërmeti. “ABC News” ishte në Manzë në familjen e Xhemal Tolës, i cili...
TIRANË- Organizata politike ka njoftuar se tre aktivistët, Frenklini, Bislimi dhe Enrikoja janë lënë të lirë, pasi tre ditë më parë u arrestuan nga policia...