LIVE UPDATES
Bota

Dosja e Hagës/ Ja akuzat për Thaçin, Veselin dhe kupolën e UÇK

22 Shtator 2020, 14:59 Nga DOSJA
Dosja e Hagës/ Ja akuzat për Thaçin, Veselin dhe kupolën e

Ngritja e aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa  prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK , nga prokurori special  më 24 Qershor 2020 , tronditi edhe njëherë tjetër të gjithë Kosovën.

Nga momenti bërjes publike të akuzave e deri më sot,  janë ngritur shumë  pyetje se çfarë provash kanë siguruar prokurorët special?  Kush janë episodet e dyshuara se janë konsumuar krime lufte? Cili është numri që humbën jetën në paraburgimet e UÇK -s përfshi personat e ekzekutuar  dhe më kryesorja cilët janë dëshmitarët e kësaj dosje të Hagës.

Të gjitha këtyre pyetjeve duke nisur nga sot e ditët në vazhdim do ti japë përgjigje ekskluzivisht Top-Channel gazetari Muhamed Veliu. Nga një burim në prokurorinë speciale në Hagë,  ne disponojmë dosjen e plotë me mbishkrimin kofidenciale,  e cila  ka  mbi 260 faqe.  Kjo dosje është baza e ndërtimit të aktakuzës nga prokurori special.

Top Channel nuk do të publikojë asnjë emër apo detaj që identifikon, dëshmitarët e prokurorisë speciale, të përmendur në  këtë dosje.

Kjo Dosje e Hagës ka përfunduar së përpiluari në Dhjetor 2019 dhe  është një përmbledhje ekzekutive të rrethanave për krimet e dyshuara. Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shënjestruar në mënyrë agresive nga UÇK  e si pasojë prodhuan 87 viktima.

Kapitulli i parë ndalet në krimet e prodhuara si pasojë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor të atyre që UÇK  i kishte shpallur si bashkëpunëtor të Serbisë apo tradhtarë, ku përfshihen edhe  njerëzit e LDK-s me qasje kundra çlirimit me armë të Kosovës.

Ky kapitull ndalet edhe në rrolin e ndalimit arbitrar dhe kushte jo humane të tyre në paraburgime në disa zona bastione të UÇK -s.

Më pas renditen disa vrasje jashtë këtyre paraburgimeve ndodhur në zonën e maleve të Berishës.

Dhënia e dënimit të padrejtë e më pas ekzekutimi përfshi persekutimi janë  pjesë e aktakuzës.

Në kapitullin dy,  titulluar qëllimi i përbashkët,  më nëntitull “ishte një qëllim i përbashkët vënia nën kontroll e Kosovës” në plot 33 faqe prokurorët shpjegojnë krijimin e UÇK  dhe përplasjen e fortë me LDK-n,  nga kupola themeluese e UÇK .

“Përgatitjet dhe zbatimi qëllimit të përbashkët” titullohet kapitulli i tretë në këtë dosje të Hagës.

Në faqen e parë të kësaj dosje radhiten provat për të themeluar përgjegjësitë e nivelit të lartë drejtues të UÇK ,  për krime të ndodhura në disa pika paraburgimi gjatë periudhës kohore 1998/1999.

Nga analiza e provave të mbledhura, prokurorët special thonë se potencialisht mund të akuzojnë 5 persona të cilët janë.

Azem Syla, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Në faqen tre të dosjes prokurorët nisin  të sqarojnë atë që e quajnë Lidhja kriminale e përgjegjësisë,  megjithatë nënvizojnë se me gjasë do të duhet një analizë e mëtejshme.

“Në mënyrë relative ka prova të limituara për pjesëmarrje direkte për  ata që mund potencialisht të akuzohen për krime si dhe ato prova për pjesëmarrje që ekzistojnë,  nuk janë domosdoshmërish të lidhura me krime që heton  Prokuroria Speciale ne mënyrë që të ngrejë akuzat”. thuhet në dosje.

Megjithatë paçka se vetë  prokurorët e pranojnë se kanë prova të limituara ata këmngulin se të akuzuarit do ta kenë të vështirë të mohojnë mospasjen dijeni për vendet e paraburgimit.

Prokurorët theksojnë se provat që kanë demonstrojnë,  se shumica e paraburgimeve ishin diçka qendrore e strukturave të  UÇK  dhe njëkohësisht baza të forta të kësaj ushtrije,  në zonat e Llapashticës dhe Likocit përfshi Drenocin e Jabllanicën.

Të gjithë të akuzuarit thonë prokurorët, janë pjesa udhëheqëse e hierarkisë së UÇK  dhe këto krime mund ti faturohen edhe personave të tjerë si Rustem Mustafa, Lahi Brahimaj dhe Sylejman Selimi të dënuar më parë për krime lufte. Për Xhavit Halitin dhe Sabit Gecin kërkojnë krijimin e dosjeve të veçanta për të parë mundësinë e  fajësisë së tyre.

Prokurorët në faqen 5 të dosjes, flasim për tortura dhe atë që e përshkruajnë si  trajtim çnjerëzor të atyre që UÇK  publikisht i konsideronte tradhtar dhe bashkëpunëtor të Serbisë, duke theksuar se përtej dyshimit të arsyeshëm, ka prova se ushtarët e UÇK  kanë konsumuar krime përmes torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

Marrë nga: TopChannel

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kadri veseli hashim thaci kadri veseli

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron