LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Dhëndri i quan tropojanët bij k*rvash”, ekonomisti analizë kritike Ermal Mamaqit: U duk zhgënjimi, salla bosh

31 Janar 2020, 08:56 Nga DOSJA
“Dhëndri i quan tropojanët bij k*rvash”, ekonomisti

TIRANË– Dy ditë më parë në Pallatin e Kongreseve u shfaq premiera e shumëpritur e filmit “I Love Tropoja”. Duke qenë se Ermal Mamaqi pati nëj sukses të madh me filmin e tij të parë “Dy gisht mjaltë”, të gjithë po e prisnin me padurim dhe këtë realizim të aktorit, por mesa duket jo dhe aq të suksesshëm.

Kritikat nuk kanë munguar për mënyrën se si e ka përcjellë Ermal Mamaqi imazhin e një tropojani. Ekonomisti Ermal Telhai ka shkruar një analizë kritike në profilin e tij në rrjete sociale, duke e quajtur premierën një zhgënjim të madh.

“Çfarë prisja të shihja dhe çfarë pashë në “I love Tropoja”!Kam parë filmin e parë të Ermal Mamaqit dhe e quaj komedi shumë të sukseshme ku kam qeshur pa fund. Me të njëjtën pritshmëri shkova edhe dje në premierën e dytë në orën 21:00, ku prisja të qeshja 10 herë më shumë, por qesha 10 herë më pak se në filmin “Dy gisht mjaltë”.
Prisja rradhë të gjatë për të hyrë se premierë, por nuk pati. Në sallë nuk ishin më shumë se çereku i karrigeve të mbushura. Mu dhimbs kasti sepse një energji, marketing dhe përkushtim aq i madh, nuk meritojnë të kenë aq pak prezencë. Mbase kjo ishte një analizë e bërë jo mirë nga organizatorët dhe në fjalën përshëndetëse të Ermalit, u duk zhgënjimi. Salla bosh të trishton! Unë as jam, as pretendoj të jem ndonjë herë kritik filmi, por si njohës modest i mardhënieve me publikun, më takon të reagoj për atë që prisja të shihja përkundrejt asaj që pashë në film në këtë prizëm.Filmi filloi, komercializmi pritej dhe gjatë 2-orëshit pashë reklamë për një bankë, një klinike plastike, një karburant, një dyqan laptopësh, një agjensi turistike, një mobileri, një sallameri, një markë patatinash, një birrë, një kafene, një markë uji, një dyqan që jepte makina me qera, ndoshta edhe ndonjë gjë që se kujtoj. Në asnjë film deri më sot nuk kam parë kaq reklama të integruara, prandaj e quaj marketing të tepërt (ndoshta jo të keq). Ne thelb të skenarit është Landi që e emërojnë drejtor banke në Tropojë, zonë që në film u trajtua më keq se zonat e luftës në Siri për nga rrezikshmëria. Ngjarjet zhvillohen rreth dy familjeve, një tropojane dhe një fierake, që në gjykimin tim, asnjëra e përfaqësuar denjësisht. Po i marr me rradhë se çfarë prisja të shihja e çfarë pashë: Prisja një kryefamiljar tropojan të sertë, fanatik por të rregullt, siç unë njoh shumë të tillë, por pashë një njeri prehistorik të parruar, të pakulturuar, që nuk di të hajë, që ofendon gruan e tij duke thënë “kam 40 vjet që fle me një burrë” (citim nga filmi ky), që kërcënon me dy bodigardë me maska dhe armë për martesë të detyruar mikun të cilit i hapi shtëpinë, e në fund ndërron edhe orientimin seksual. A është ky babai tropojan?! Prisja një grua kryefamiljare fanatike, të çuditur nga koha që ka ardhur, jo mendjehapur, por zonjë të denjë, që pavarësisht skamjes dhe mentalitetit të kohës, ja ka dalë të rrisë dhe edukojë shumë fëmijë. Në fakt pashë një imazh të shpërfytyruar me vetulla të bashkuara, injorante, që nuk dinte as të fliste as të hante, as të përshtatej, as të sillej. A është kjo nëna tropojane?! Prisja një vajzë të ndrydhur, të frikur nga mentaliteti paragjykues, nga autoriteti i meshkujve të familjes. Në fakt ky ishte roli që mu duk më origjinal, që luhej nga një tropojane dhe i shkonte, më pëlqeu edhe komizmi, por konkteksti i vendosur s’mu duk i duhuri. Prisja djemtë e familjes që të ishin emigrantë në Londër siç i nxjerr dhe filmi, por emigrantë të rregullt, që punojnë me djersë dhe ndihmojnë familjen, por pashë dy djem që i pari merrej me drogë, ndërsa i dyti (rolin e të cilit e luan miku im Julian Deda) ishte martuar me një të moshuar për letra ose për trashëgim pasurie dhe që kërcënojnë kunatin me pistoletë në kokë. Raste të tilla mbase ka, por a janë këta djemtë tropojanë që duhen promovuar?! Prisja të shihja si fund të lumtur një dasmë tradicionale, që përcillte mesazhe kundër paragjykimeve dhe stigmatizimeve por me qasje komike, si dhe elementë të kulturave të ndryshme familjare por që jetojnë nën një umbrellë që quhet shqiptari. Në fakt pashë një dasmë me roje me maska dhe kallash në hyrje, ku plasi sherri me grushta, armë, pjata e çfarë kishin nëpër duar, e sikur të mos mjaftonte kjo, mbyllet me “Dajën” e dhëndrit i cili i quan tropojanët bij kurvash që duan t’ja martojnë nipin me zor dhe për këtë veprim, kryefamiljari tropojan i thotë “bravo bre burrë”. A është kjo tradita e familjeve tona?! A është kjo ajo që duhet të përcjellim tek shikuesit nëpërmjet komedive?! Nëse dikush nga ju që e keni parë filmin, keni arritur të kuptoni mesazhin, jeni të lutur të ma thoni. Unë u përpoqa shumë, por nuk e kuptova dot!”– shkruan ekonomisti, Ermal Telhai.

Premiera e filmit “I Love Tropoja” ka marrë mjaft kritika, ku spikati dhe ajo e ish-deputetit Azgan Haklaj që e cilësonte filmin si një cënues të nderit për tropojanët.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor humori ekonomisti ermal mamaqi ermal telhai i love tropoja premiera e filmit aktor humori ekonomisti ermal mamaqi ermal telhai i love tropoja premiera e filmit


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj