LIVE UPDATES
Politike

INTERVISTA II/ Xhafaj: Hajdarmataj dhe Tuci, lidhja me zyrën e KM. Implikimi i rëndë i segmenteve PKR-SHISH në fabrikimin e

5 Mars 2020, 14:21 Nga DOSJA
INTERVISTA II/ Xhafaj: Hajdarmataj dhe Tuci, lidhja me zyrën e KM.

TIRANË- Gazeta DITA, në vijim të intervistës së gjatë me ish ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, publikon sot pjesën e dytë të saj ku trajtohen gjerësisht të gjitha temat e hapura rreth çështjes “Babale”.

Në fokus të pikëpyetjeve të ngritura nga “Dita” në këtë cikël, është formula që ndoqi Partia Demokratike për të plotësuar skenarin e menduar ku për ta bërë më të besueshme do t’i nevojitej përdorimi ish kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj si dhe segmente politike në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me qasjen publike të ndjekur nga “selia blu” për ta marketuar këtë sulm, Xhafaj zgjedh të përcjellë një koment edhe për funksionarët e saj, dhe konkretisht ish ligjvënësin Ervin Salianji, roli i të cilit u ndëshkua nga organet e drejtësisë.

Nga ana tjetër, deputeti socialist ndalet edhe te përgjigjet e ekspertizës shkencore britanike, por dhe ekspertizën e bërë nga Kryeministri dhe ekspertizën e bere publike nga avokati Visha.

Në këtë numër, ish ministri zbardh të gjithë të vërtetën e këtyre tematikave të “nxehta” të cilat shoqëruan për kohë të gjatë jetën politike në vend.

DITA publikoi ditën e djeshme një pjesë të intervistës, ndërkohë edhe në ditët në vijim do të përcjellë të tjera fragmente shteruese sa i përket dosjes “Babale” dhe të vërtetën e Fatmir Xhafajt.

 Z.Xhafaj, një nga protagonistët kyç në këtë ngjarje ish-deputeti Ervin Salianji, pavarësisht vendimit vijon të jetë shumë aktiv në media dhe prononcime publike. Si e vlerësoni ju?

Gënjeshtra gjithmonë dihet që flet më shumë fjalë se e vërteta, por pavarësisht kësaj nuk mund ta zhbëjë dot. Është person i kapur në krim dhe padyshim do të dojë të mbrohet qoftë edhe përmes sulmit për të gjetur një shteg ku shpreson t’i shpëtojë forcës së ligjit, apo asaj të turpit. Nuk kam ndonjë koment apo vlerësim për deklaratat e tij, pasi është thjesht dhe vetëm një llafollog bosh pa substancë. Kryesorja me një nivel mediokër profesional. Madje jam çuditur kur kam marrë vesh që qenka diplomuar si jurist. Mesa duket ka shumë gjëra të përbashkëta me kryetarin në detyrë të partisë së tij ku ndan pasione të njëjta, por veçanërisht shkëlqen vesi i gënjeshtrës.

Ai është modeli i keq i një politikani të ri i cili për të bërë karrierë në politikë, në mungesë të vlerave konkuruese, pranon të vetëpërdoret dhe të vetësakrifikohet. Ndaj nuk kam qenë fare i çuditur kur e shihja që bridhte ekraneve me një fytyrë që as zverdhej dhe as skuqej megjithëse gënjente ditën për diell. Që Salianji është një shpifës ordiner, tashmë dhe i çertifikuar gjyqësisht, nuk përbën kurrfarë çudie kur kemi parasysh që shpifja është normë kryesore e sjelljes së lidershipit të asaj partie dhe një nga mjetet e përdorur më dendur në gjithë veprimtarinë e saj. Mjafton të kujtojmë se janë me dhjetëra vendimet gjyqësore, që kanë gjetur fajtorë dhe dënuar për shpifje, figurat kryesore të kësaj partie dje edhe sot.

Në këndvështrimin tuaj, cilat janë provat me faktet kyçe që e bëjnë Salianjin përgjegjës për këtë histori dhe fajtor për dënimin e dhënë ndaj tij? A mund të kishte ai dijeni se audio-regjistrimi ishte i fabrikuar, apo mos vallë është edhe ai peng i një rrengu të dy mashtruesve?

Salianji u mor i pandehur dhe u dënua nga gjykata me 1 vit burg me akuzën për kallëzim të rremë sepse ka vënë në lëvizje organet e drejtësisë për një krim të fabrikuar, me prova false dhe thjesht për motive politike. Ka një tërësi faktesh, aktesh, dokumentesh, indiciesh, interpretime të karakterit logjik të cilat në mënyrë shumë bindëse provojnë fajësinë e tij.  Ajo që shkon deri në kufijtë e qesharakes, përveç provave të dokumentuara janë vetë deklaratat kontradiktore të Salianjit që vërtetojnë këtë mashtrim të madh pa pasur nevojë për të shfletuar dosjen hetimore. Llafollogjia politike pa argumente ligjore dhe prova konkrete mund të joshë një simpatizant partie, por nuk mund të merret si fakt e provë. Ndërkohë, janë edhe përgjimet e komunikimeve mes Alizotit dhe Veliut dhe disa personave të përfshirë në këtë histori.

Ka pasur një mundësi të artë ky person për të provuar pafajësinë e tij. Mjafton të dorëzonte në prokurori pajisjen origjinale me të cilën është bërë përgjimi ose qoftë edhe USB-në ku është biseda e supozuar prej tij, si “e vërteta” mbi të cilën u ndërtua ky film. Por e kundërta ka ndodhur pasi siç dihet tashmë në prokurori është dorëzuar vetëm regjistrimi i shfaqur për median në selinë e partisë. Kjo sepse një përgjim real s’ka ekzistuar kurrë.

Cila është marrëdhënia e Salianjit me Albert Veliun dhe ku mbështetet kjo gjë?

Fillimisht në deklarimet e para, por edhe në vazhdim është përpjekur ta fshehë këtë marrëdhënie dhe ta prezantojë veten si “luftëtar” kundër krimit dhe Albert Veliun si kontributor. Janë disa pohime kontradiktore të tij kur është vendosur përballë provave konkrete, i pyetur fillimisht në prokurori dhe pastaj në gjykatë, si dhe një shumicë deklarimesh krejtësisht kontradiktore gjatë llafollogjisë nga studio në studio lidhur me marrëdhënien që ka pasur me Babalen.

Në fakt, e vërteta është se ka qenë Salianji ai i cili e ka përfshirë Babalen në këtë proces dhe e ka prezantuar me gazetarin. Jetmir Olldashi ka pohuar se “rreth muajit tetor 2017 e kishte kontaktuar një i njohuri i tij, që i kishte thënë se një mik i tij kishte të dhëna për trafikun e lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës”. Miku siç del nga komunikimet është dora vetë Salianji. Nga hetimet ka rezultuar se ishte po Salianji që e nxiti Babalen në muajin nëntor të  shkojë në prokurori, ku ai duhet të riprovonte skenarin e SHQUP-it, pas dështimit në 24 tetor. Këto që po nënvizoj nuk janë hipoteza, por fakte konkrete që dalin nga tabulatet e komunikimeve të Babales me Salianjin, të cilat gjenden të dokumentuara në dosjen hetimore.

Salianji dhe mbrojtja e tij kanë theksuar se Prokuroria e ngre akuzën të mbështetur vetëm me dëshminë e një personi me precedentë penal dhe personalitet të shumëfishtë dhe se ai nuk e ka takuar asnjëherë, pra gjithçka e bazuar vetëm në deklaratën e Fredi Alizotit. Çfarë komenti keni?

Është shumë e ulët kur keqinformohet publiku pasi nuk është e vërtetë që bëhet fjalë vetëm për një dëshmi që prokuroria ka ngritur akuzën ndaj Salianjit. Ka qenë një proces i gjatë hetimor që ka evidentuar, dokumentuar dhe analizuar jo një, por një shumicë provash dhe faktesh argumentuese për akuzën e ngritur, tashmë të provuar e çertifikuar me vendim gjyqësor.

E vërtetë që Salianji nuk ka bashkëpunuar drejtpërsëdrejti me Alizotin, pasi atij i mjaftonte Babalja si bashkëpunëtor dhe si pikë kontakti. Se në cilin moment ai e ka mësuar se Alizoti ka qenë personi që ka bërë zërin e tim vëllai, këtë nuk di ta them. Nëse arsyeton mbi këto fakte, do duhet të kemi tre përfundime logjike.

Një version të bën të mendosh që në “ethe” për karrierë politike, Salianji ka pranuar ta bëjë këtë montazh dhe ta shesë si sukses politik në kuadër të luftës së egër brenda PD-së, ku përherë për mjediset e brendshme të partisë dhe jo vetëm, ai është parë si një prurje pa vlerë dhe me karakter të dobët.

Ndërsa versioni i dytë është që ky ka qenë aq budalla, sa ka rënë pre e një mashtruesi ordiner në mënyrën më të turpshme për një njeri me inteligjencë normale, e jo më për dikë që pretendon se është jurist.

Ndërkohë, ka edhe një version tjetër që për këta nuk ka rëndësi fare e vërteta, por qëllimi që kanë dashur të realizojnë në situatën e dëshpëruar që ishin si ekip drejtues dhe si individ.

Sa i përket personalitetit të Alizotit, askush nuk ka thënë të kundërtën se po të ishte njeri normal ai nuk do të bënte atë çka bëri. Nëse do ta shihni nga një këndvështrim më objektiv, në thelb treshja Salianji-Veliu-Alizoti, pavarësisht statusit shoqëror për atë çka përfaqësojnë, kanë të përbashkët personalitetin e shumëfishtë dhe faktin që janë mashtrues ordinerë, ku kanë humbur ngjyrat e fytyrës dhe karakterin e kanë lënë peng në mëkatet e tyre.

Cili është vlerësimi juaj për ekspertizën e kryer nga pala britanike?

Vlerësimi im është se ka qenë një ekspertizë korrekte pavarësisht se personalisht prisja më shumë prej tyre. Jo thjesht analizën gramatikore apo leksikore, por edhe atë të zërit. Gjithësesi ekspertiza i ka disa përfundime të qarta edhe për një njeri me inteligjencë normale për të kuptuar disa gjëra me rëndësi:

1.Regjistrimi (audio e bërë publike nga PD-ja) nuk është origjinal;

2.Materiali i audio-përgjimit (publikuar nga PD-ja) është i një cilësie shumë të dobët, me ndërhyrje, prerje dhe pa lidhje logjike komunikimi dhe nuk është materiali origjinal.

3.Cilësia e materialit të audio-përgjimit (publikuar nga PD-ja) nuk mundëson nxjerrjen e konkluzioneve kategorike;

4.Zëri i Fredi Alizotit është i ngjashëm me zërin e Agron Xhafaj.

 …që do të thotë?

Pra ekspertiza në thelb provon qartazi atë që ne kemi theksuar në vijimësi qysh nga dita e parë e bërjes publike dhe në vazhdim. E para që audio-regjistrimi i bërë publik nuk është një regjistrim origjinal, por një montazh i bërë në zyrat e PD-së dhe se mjeti me të cilën është pretenduar se është bërë një regjistrim bisede nuk është dorëzuar se s’ka një bisedë të tillë të zhvilluar gjë që çoji në një montazh filmi nga kinostudio “PD e “RE”.

E dyta që pikërisht zëri i ngjashëm i Fredi Alizotit me atë të tim vëllai konfirmon faktin se përgatitësit dhe realizuesit e audio-regjistrimit, përdorën një person me zë të ngjashëm me atë të Agronit për ta bërë audio-regjistrimin të besueshëm për publikun kur kjo gjë të bëhej publike, të paktën në momentin e parë të efektit të saj.

Salianji dhe avokati i tij kanë pretenduar se mostrat e zërit të Agron Xhafaj nuk janë marrë sipas procedurës, janë marrë jo nga prokuroria, por nga policia, si dhe më shumë akoma janë marrë qëllimisht të një cilësie të dobët. Si qëndron e vërteta sipas jush?

Gënjeshtër e madhe. Agroni e ka regjistruar zërin e tij në mjediset e prokurorisë së Tiranës, në prani të dy prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, ku gjithçka është filmuar edhe me video si procedurë. Avokat Visha e ka sqaruar shumë qartë këtë gjë në intervistën e tij në “Real Story” më datën 19 dhjetor, duke theksuar edhe faktin se disponon procesverbalin e mbajtur për kryerjen e kësaj procedure sipas Kodit të Procedurës Penale si dhe regjistrimin video të këtij procesi, të realizuar në mjediset e prokurorisë së Tiranës më datë 15 maj 2018, pa praninë fare të oficerëve të policisë së shtetit.

Pastaj është edhe një gjë tjetër thelbësore për njerëz me logjikë profesionale normale. Në qoftë se pranon aktin e ekspertimit, nuk diskutohet më mënyra e prodhimit të këtij akti. Meqenëse edhe vetë Salianji dhe avokati i tij e kanë pranuar ekspertizën, atëherë duhet të bien dakord edhe për konkluzionet e mësipërme edhe pse mund të mos ju pëlqejnë ashtu edhe me mënyrën e prodhimit të këtij akti. Pra, nuk mund të thuash jam dakord më ekspertizën e bërë dhe konkluzionet e saj, por materialet e dërguara e mbi të cilat është bërë kjo ekspertizë janë të falsifikuara. “Edhe kështu edhe ashtu” mund të ketë interpretime në deklaratat e Lulit, por jo për një ekspertizë shkencore.

Duhet theksuar se akti i ekspertimit zanor është një akt i përsëritshëm. Në qoftë se ka vërejtje dhe dyshime, atëherë merren mostra prapë. Ata ishin aty pjesë aktive e procesit dhe kishin të drejtë të kërkonin riekspertizë të zërit gjë që nuk e bënë. Siç ua thashë edhe më parë, mjaft të kërkonin të ribëhej ekspertiza e zërit të Alizotit (kampionin e të cilit mund ta merrnin në çdo kohë dhe si ta donin) dhe nëse ai përjashtohej, bëhej bindëse alibia e tyre.Nuk e bënë se e dinin mirë se çfarë çorbe kishin gatuar.

Ka patur një debat të madh rreth deklaratës së kryeministrit se kishte bërë ekzaminimin e zërit në materialin e audio-regjistrimit, të transmetuar në një laborator të një vendi partner perëndimor ku rezultoi se zëri i pretenduar si i vëllait tuaj, nuk ishte i tij. Pyetja që kam është, përse ju e bëtë këtë ekspertim? Cili ishte qëllimi, kishit dyshime?

Personalisht isha i bindur që ai nuk ishte zëri i tim vëllai. Natyrisht partnerët nuk mund të mbështeteshin në fjalën time, po në bindjen e tyre. Gjithashtu edhe vetë kryeministri. Një vend partner i rëndësishëm e mori përsipër këtë gjë qysh pasditen e asaj dite dhe brenda 48 orësh ka kthyer përgjigje. Me kërkesën tonë është bërë kjo provë zëri, ashtu siç kam mësuar konfidencialisht se kjo gjë është bërë edhe nga dy agjenci të tjera të vendeve partnere për qëllimet e tyre.

Natyrisht e gjitha ishte një gjë konfidenciale dhe e mjaftueshme për kryeministrin që të sigurohej për të vërtetën e pretenduar prej meje. Vetëm pas kësaj, ai ka dalë dhe e ka deklaruar publikisht. Në këtë dalje të parë ai ka folur vetëm për analizën e zërit dhe jo për faktin e një aktori të përdorur në këtë auto-regjistrim. Termin aktor, pra të një personi që ka bërë rolin e tim vëllai në këtë audio-regjistrim fillimisht e kanë bërë publike mediat, kurse kryeministri në këtë kontekst e ka përdorur mos gabohem diku nga fillimi i tetorit, kur edhe Alizoti ishte vetëparaqitur në polici dhe kishte dhënë dëshmitë e para në prokurori.

Të tjerat janë abuzime nga llafollogët e PD-së kur u zbulua pisllëku i fabrikuar prej tyre. Kur këta fabrikuan një provë të tërë dhe ja shitën shqiptarëve për të vërtetë, tani kryeministri nuk kishte të drejtë të merrte informacion zyrtar për të mbajtur qëndrimin e tij publik?! E kundërta nuk do të ishte përgjegjshmëri, ndaj besoj se është bërë gjëja e duhur.

A duhej të kishte hetuar prokuroria për ekspertizën që u tha se bëri kryeministri i vendit dhe deklaroi se ishte regjistrim fals?

Kryeministri nuk bëri hetim penal, por siguroi një provë të nevojshme për të pasur garanci ai vetë në deklarimin e tij publik. Kjo ishte në detyrimin e tij dhe nuk përbën asnjë shkelje për hetimin. Është një gjë që ndodh rregullisht në raste të tilla kur jemi të detyruar që krahas hetimit penal, të kryhet edhe hetimi administrativ. Kreu i qeverisë nuk krijoi provë për prokurorinë, por për bindjen e tij dhe kishte të drejtë dhe detyrimin ta bënte këtë gjë.

Si i vlerësoni ju veprimet e prokurorisë në këtë hetim?

Nuk më takon mua ta bëj një gjë të tillë dhe nuk dua të përfshihem në këtë debat ashtu siç nuk jam përfshirë që në krye të herës. Veç një gjë e them me bindje: Nëse do ishin thelluar më shumë dhe nuk do ishin në trysninë e politikës dhe lidhjeve të tyre shoqërore, sot rrethi i personave të implikuar në këtë proces do të ishte shumë më i gjerë. Si nga brenda PD-së, ashtu edhe nga personat e implikuar të institucioneve shtetërore apo prokurorisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë cënuar rëndë dhënien e drejtësisë. Prokuroria gjithashtu nuk veproi në kohë me arrestin e Babales dhe PD-ja bëri çmos për largimin e tij jashtë vendit.

Avokati i vëllait tuaj në këtë proces penal demostroi publikisht në një televizion kryerjen në Itali të një akti ekspertimi nga një eksperti i njohur i fushës, ku sipas së cilit rezultoi që zëri në audio-regjistrim nuk është i vëllait tuaj. A do të thotë kjo që ju keni bërë edhe një akt tjetër ekspertimi dhe përse u bë kjo?

Para së gjithash, është rasti të theksoj se avokati i zgjedhur nga vëllai im është një profesionist shumë i zoti, me personalitet dhe integritet të fortë, i cili padyshim është ndër më të mirët e kësaj fushe. Ashtu siç e ka deklaruar, ai ka pasur njohje të drejtpërdrejta me tim vëlla dhe padyshim ka pasur mendimin e tij personal për të. Ai e ka pasur edhe vetë bindjen se Agroni ka një mënyrë krejt tjetër të foluri nga ajo e subjektit të pretenduar në audio-regjistrim. Përtej kësaj dhe për interesa të përfaqësimit ligjor të tij në këtë proces (megjithëse interesat e mbrojtjes nuk ja kërkonin), si një profesionist model ai vendosi ta bëjë edhe vetë provën e zërit.

Ka shkuar personalisht tek një nga ekspertët më të mirë italian në këtë fushë, ku ka bërë provën në një nga laboratorët më të njohur në Europë për këtë gjë. Madje, është një laborator aq i vlerësuar sa që përdoret si i tillë edhe nga vetë drejtësia italiane. Ka kërkuar betimin e ekspertit para gjykatës italiane për vërtetësinë e dokumentit të lëshuar dhe legalizimin e përfundimeve të ekspertizës duke marrë garancinë e provës nga gjykata italiane. Edhe unë e kam një kopje të këtij akti, në të cilin konfirmohet se zëri në audio-regjistrim nuk është zëri i vëllait tim.

Si u përfshi Prokuroria e Krimeve të Rënda në këtë proces dhe cili konkretisht? A janë legjitime dhe të rregullta veprimet e tyre?

Përtej çfarë përdoret si alibi, është fakti i provuar se në 24 tetor nuk ka pasur një takim të Babales me tim vëlla. Për rrjedhojë as audio-regjistrim bisede. Në këto rrethana i motivuar në egon e tij dhe në kushtet e një premtimi të bërë tek shefat e tij, Salianji i ka kërkuar Babales të bashkëpunojë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe SHISH. Sigurisht pasi ka marrë premtimin e mbështetjes prej tyre.

Çfarë ndodh? Babalja një pasdite nëntori (23 nëntor 2017) është paraqitur “vullnetarisht” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, është mirëpritur krahëhapur te zyra e Drejtuesit të këtij insitucioni, prokurorit Hajdarmataj dhe siç ka pohuar edhe vetë në seancë, pa i marrë as edhe kartën e identitetit!! Në raste të tilla kur prokurori është para një të penduari për kryerjen e veprës dhe dëshiron të bashkëpunojë, ka rregulla tërësisht strikte se si veprohet dhe për më tepër kur çështja merr ngarkesë politike e publike.

…të cilat janë?

Verifikohet besueshmëria e denoncuesit, dokumentohet kallëzimi prej tij, nënshkruhet marrëveshja me prokurorinë përmes së cilës personi bëhet i infiltruari i prokurorisë në një aksion të karakterit hetimor dhe autorizohet me shkrim kryerja e veprimeve përkatëse konform ligjit. Asgjë e tillë nuk është bërë. Është thirrur nga SHISH (drejtori Robert Tuci) dhe i është kërkuar të veprojë me një grup përgjimi në Vlorë mbi bazën e “denoncimit” gojor të Babales. Asnjë praktikë ligjore, asnjë shkresë dhe si një tufë të marrësh pas një të marri, shkuan drejt e në Vlorë.

Sigurisht edhe për të mos lënë gjurmë nëse nuk dilte gjë siç edhe ndodhi. Thjesht ata po zbatonin urdhrin e partisë si militantë besnikë në zyrat e shtetit. Siç kishin vepruar jo pak herë më parë. Tërësisht në shkelje të ligjit. Ekipi i përgjimit të SHISH ka qëndruar disa ditë në Vlorë. Babalen e kanë pajisur me një përgjues dhe kanë pritur rezultat prej tij që pastaj ta formalizonin këtë si veprim të tyre. Gjithçka ka dështuar me sukses dhe e vetmja gjë që kanë marrë ka qenë një kërkesë e Babales për 1 mijë lekë të reja për të ngrënë një drekë, gjë që nuk kanë pranuar ta bëjnë, pasi siç deklaruan vetë në seancë gjyqësore, kanë kuptuar se kishin të bënin me një mashtrues ordiner.

Oficerët e thjeshtë nuk dinin se për cilin person bëhej fjalë se do të përgjohej dhe vetëm aty kanë marrë vesh rastësisht se bëhej fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm. Kjo ka detyruar eprorët e tyre të bënin më pas disa letra formale për ta justifikuar shërbimin e tyre duke e regjistruar si pjesë të një procedure për një dosje hetimore në një proces tjetër ku gjendej një person me emrin Agron nën hetim. Pra në çdo rast alibia ishte gati: Një ngatërresë emri, Agron për Agron!!

A ka të tjera detaje rreth kësaj?

Me insistim të SHISH, prokurori Hajdarmataj është detyruar të përpilojë një shkresë ku e ka justifikuar këtë veprim me një dosje të vitit 2016, ndërkohë që ishte nëntori i vitit 2017 dhe me subjekte pa asnjë lidhje me atë dosje. Pra një falsifikim i hapur përmes një praktike abuzive dhe me qëllime korruptive e ndjekur shpesh nga ky prokuror në atë periudhë.

Nëse Prokurori e kishte bërë veprimin në mirëbesim e në interes të luftës kundër krimit (!) siç tentoi të mbrohet në seancë gjyqësore dhe në fund rezultoi kështu siç ndodhi, ai kishte detyrimin të vepronte ndaj kallëzuesit mashtrues duke e vënë përpara përgjegjësisë për denoncim të paligjshëm. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk kishte si të ndodhte.

Hajdarmataj e grupi i tij në SHISH, kanë vepruar si shërbëtorë politikë të Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë tërësisht në shkelje të ligjit dhe normave që rregullojnë veprimtarinë e organeve të tilla. A thua se nuk ishin në zyrat e shtetit dhe funksionarë që veprojnë sipas ligjit e rregullave, por një bandë e ulur në karriget e shtetit! A mund të imagjinoni se çfarë  mund të kenë bërë individë të tillë në çështje të tjera kur këtë guxonin dhe e bënin me një familjar të ministrit të Brendshëm?!

Nëse është kështu siç ka pretenduar avokati i vëllait tuaj z.Visha, përse nuk ka një hetim nga ana e prokurorisë për këtë aspekt të procesit?

Ky është momenti më i pasqaruar dhe më i pistë i gjithë këtij procesi. Padyshim është një veprim i gabuar nga ana e prokurorëve të çështjes që nuk patën forcë ta bënin një gjë të tillë për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore. Fryma e “korporatës” në sistem e bëri efektin e saj dhe kjo tregon se sipas tyre ligji, nuk është i njëjtë si për kolegun e tyre në shkelje ligji edhe për shtetasit e tjerë.

Gjithësesi, duhet thënë se kanë bërë një hap konkret në prokurorinë e Tiranës. Me insistimin e njërit prej prokurorëve, nga kjo çështje kanë ndarë për hetim të veçantë çështjen e shpërdorimit të detyrës që lidhet me prokurorin Hajdarmataj dhe drejtorin Robert Tuci të SHISH. Le të shpresojmë se do t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje. Ka vlerë për çështjen konkrete, por më shumë si një mësim për t’i dhënë fund praktikave të tilla negative në organet tona ligjzbatuese.

Ju personalisht z.Xhafaj, a jeni në dijeni të faktit që drejtor Tuci është një i afërm i një zyrtari të lartë të qeverisë Rama, në atë periudhë pjesë e stafit të afërt të tij?

Nuk e kam ditur më parë këtë gjë, por e kam mësuar gjatë procesit. Nuk jam interesuar të mësoj më shumë për një lidhje të tillë dhe as më intereson kur bëj analizën ligjore të asaj çfarë ka ndodhur. Natyrisht kam shpresuar se drejtori aktual i SHISH, me të cilin kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë në ato pak muaj, do ta respektonte detyrimin e tij ligjor dhe institucional për ta bërë këtë analizë dhe të nxirrte përgjegjësitë përkatëse. Një gjë të tillë do duhej ta monitoronte edhe zyra e kryeministrit për të verifikuar ligjshmërinë e procesit dhe për të bërë transparencën e duhur konform ligjit. Më së paku e kishte dhe e ka detyrim ligjor këtë gjë dhe për më tepër kur bëhej fjalë për ministrin e Brendshëm të asaj qeverie!!

Pra sipas jush Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SHISH janë përfshirë me përgjime të paligjshme në këtë histori. Cili ka qenë përfundimi i tyre dhe përse ka kaq rëndësi për çështjen?

Një përgjim krejt i paligjshëm dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rregullat përkatëse të SHISH. Pra shkurt, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe një shpërdorim i pastër i detyrës në funksion të një operacioni politik që rezultoi një vrimë në ujë.

Ky implikim kaq i rëndë i disa individëve dhe segmenteve të strukturave të shtetit, dëshmon ndër të tjera qasjen e opozitës së sotme në përdorimin e institucioneve shtetërore për t’i përdorur kundër kundërshtarëve politike. Një tjetër arsye e fortë për domosdoshmërinë e çlirimit të këtyre institucioneve nga individë të tillë të papërgjegjshëm, jo profesionistë dhe të motivuar politikisht në institucione që Kushtetuta i detyron për paanshmëri dhe objektivitet.

Gjithësesi ky fakt dëshmon natyrën e këtij skenari, ndërthurjen e grupeve dhe individëve të ndryshëm por në funksion të të njëjtit qëllim: Shantazhin ndaj meje si ministër dhe cënimin e imazhit dhe autoritetit të qeverisë, një aleancë e kundërshtarëve të reformës në drejtësi dhe përpjekjeve për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.

Natyrisht ka edhe një vlerë tjetër. Një tjetër dëshmi se megjithë këto përpjekje, asnjë fakt apo provë nuk arritën të krijonin për implikimin e tim vëllai në aktivitet të paligjshëm dhe për rrjedhojë të mund të ngrinin një akuzë ndaj meje qoftë edhe indirekt.

Marrë nga gazeta Dita

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja babale fatmir xhafaj dosja babale fatmir xhafaj

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2020, 12:41

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e kuvendit tha se opozita i shpalli të gjithë kriminelë kryebashk...

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

BKH te 'Harabeli' i Ajola Xoxës

Dalin pamjet e mbërritjes së agjentëve të BKH në banesën e Veliajt

Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Zhupa iu përgjigj një deputeti pleh. Duhet të kishe reaguar ti

"Deputetja të kërkojë falje",Zhupa i drejtohet Peleshit me fjalët e Braçes: Po ti i thua gruas ruse?

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet seanca plenare, Spiropali: E paprecedentë, kushdo që fyen do dënohet

Debatet në Kuvend/ Balla- opozitës: Në fund do vini si pulat dhe do votoni anullimin e gjobave

Klosi-opozitës: Mazhoranca do ta votojë faljen e gjobave

Manja në Kuvend: Kemi numrat dhe do t'i anulojmë këto gjoba brenda këtij sesioni parlamentar

Dash Sula: Qami Zela vari veten në burg se e arrestuat për 38 mijë lekë të vjetra

"Të fyesh nuk është opozitë, por është e paedukatë", Majko: Njerëzit vlerësohen nga pesha e fjalës

Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër

"Mbyllni komisionin e dezinformimit"/ Braçe-Zhupës: Mos u lyej me parfum! Më dukesh si ruse

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë

"Lista t'i shkojë SPAK-ut"/ Sula: Keni frikë nga deputetët dhe ministrat që kanë përdorur SKY ECC

Bardhi:Duam të vihet në dispozicion draft-opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën, Spiropali: Për shkak të axhendës nuk do të zhvillohet sot

Skandal / Ligji për faljen e gjobave, Noka: Braçe është në sallën matanë duke e hartuar tani ligjin

"O Erjon tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja"/ Komenti i Zhupës për Braçen

Bardhi-mazhorancës: Jeni tmerruar nga rikthimi i Sali Berishës

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms

Tensione në Kuvend, garda rrethon foltoren, Spiropali: Debat artificial

Ramadan Likaj kërkon me ngulm fjalën nga foltorja, Spiropalin e kap e qeshura: Doni fjalën

Spiropali-Likaj

"Suel Çela është i lidhur me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike

Bazat detare për oligarkët/ Berisha:Çfarë është objekt në planin e përhapjes së ushtrisë do i mbetet

"Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit", Berisha:Lënë shuma përrallore në kazino

Thirret ezani në xhaminë e Namasgjasë, Berisha ndërpret fjalën: Do ta presim nëse hoxha është brenda

“Keqardhje se si përdoret Parlamenti”, Balluku: Energjia elektrike do të ulet

"Koha e Berishës ka mbaruar"/Noka i përgjigjet Shalsit:I ke mbjellë tre herë flokët, por s'të mbijnë

Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro

Berisha: Miratoni një buxhet pa asnjë qindarkë për të rinjtë dhe pensionistët

"E shoh çehren që ju ka rënë"/ Berisha i drejtohet maxhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë

Berisha kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Sami Repishtit

Pas 11 muajsh rikthehet në seancë plenare/ Kreu i PD-së para hyrjes në Kuvend: Berisha futet

Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Kryemadhi ankimon sekuestrimin e dy vilave, flet para mediave: Në protestën nuk do marr pjesë

Vrasja e Alfred Dedjas/ Berisha nxjerr përgjimet: SPAK tu thotë shqiptarëve se kush është Olsi

Berisha: Shfrytëzim pushteti! E majta ekstreme e keqpërdori pa mëshirë presidentin amerikan

"Është betejë për të përmbysur diktaturën", Berisha: Do të dal në takime në diasporë

Nesër rikthehet në Kuvend, Berisha: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Protesta e6dhjetorit tek SPAK/Berisha: Mbështesim çdo protestë kundër diktaturës, kudo që të thirret

Berisha: Rama rrëzoi për oligarkët e tij studimin e pronave në bregdet të certifikuar nga DAM

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës

Porti i ri i Durrësit/ Berisha: Rama do u vjedhë shqiptarëve 1.3 miliardë euro me këtë projekt

Berisha: Me aferën e Portit të Durrësit shqiptarët plaçkiten më shumë se kurrë përveç bunkerëve

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Lirimi e bën të ndryshojë mendimin për SPAK? Berisha: Falenderova gjykatëse për vendimin

Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!

Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve

"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare