LIVE UPDATES
Insights

FACTCHECK/ Kompania e lidhur me mikun e Ramës ‘rrëmben’ 6.2 mln euro për faturimin e biznesit, fijet e fshehta me skandal

19 Janar 2020, 17:53 Nga DOSJA
FACTCHECK/ Kompania e lidhur me mikun e Ramës ‘rrëmben’

TIRANE- Open Data publikoi sot transaksionet më të larta që janë bërë nga shteti me kompanistë private gjatë 2019. Ajo që bie në sy, është kompania Gjoka si përfituesja më e madhe me rreth 24 milionë euro, që lidhen kryesisht me punimet në Rrugën e Arbërit. Ndërsa 2 vendet e para i zë kompania Gjoka, e njohur tashmë për vednin e preferuar në listën e oligarkëve, ajo që bën përshtypje është kompania Jehona Software. E themeluar në vitit 2014 mban vendin e tretë për transaksionin me vlerë më të lartë nga një institucion buxhetor në favor të një subjekti tregtar.

Kjo shoqëri është paguar nga Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në datën 5 tetor me transaksionin në shumën 432 665 141 (katërqind e tridhjetë e dy milion gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e një) lekë. Pagesa ka përshkrimin Përmirësim Moduli Menaxhimit si kontratë e lidhur në nëntor 2018.

Në total, nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve për këtë subjekt me përshkrimin “Përmirësim Moduli Menaxhimit “janë bërë pesë transaksione me vlerë totale prej 759 144 726 (shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë milion e njëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë) lekë.

Por kush fshihet pas kompanisë “Jehona Software”, biznesmeni kroat i akuzuar për mashtrim “rrëmben” 6.2 milionë euro

‘Jehona Software” nuk është një kompani e njohur në Shqipëri, por denoncimet për të nuk kanë munguar… Demokratët e kanë patur gojën të “lidhur” për këtë kompani, pasi 50% të saj më herët kanë qenë në pronësi të një ish-zyrtari të lartë të Partisë Demokratike, sot pjesë e rëndësishme organizateve e PD. Ruajtja e ‘stafit’ nga kroatët ka sjellë “armë-pushimin” e PD, për tenderin e sistemit të ri të faturimeve të biznesit dhe jo vetëm.

Por le të ndalemi tek metoda sesi u realizua tenderi për sistemin e ri të faturimit të biznesit.  Ky tender ka në fokus, faturat online, për të cilat prokurorimi u zhvillua në fund të vitit 2018. Megjithëse gjatë vitit 2019, kompania ka marrë rreth 6.2 milionë euro, nuk duket asnjë ndryshim në sistemin e faturimit.

Ku kanë shkuar paratë?

Kompania Jehona Software, përpara se të hynte në tender, u shit tek kompania kroate Primus Adriatic, e cila është në pronësi të Hrvoje Čabrajič, (shiko ekstraktin e QKR).

Čabrajič është një biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milanoviç. (Lexo këtu).

Kjo kompani, u shit përpara tenderit që mund ta fitonte vet dhe duke hedhur hije dyshimi mbi fituesin e tenderit, dhe kjo mesa duket përcaktoi fituesin e tenderit, duke përfshirë në këtë çështje një emër të njohur, politikanin Milanoviç, që në kohën kur fitohej tenderi nga miku i tij dhe ortaku i të vëllait, Kresimir Milanovic, ishte këshilltar i Kryeministrit Edi rama,  kurse sot është President i Kroacisë.

Entuziazmi i Rilindjes që u shpreh hapur nga Taulant Balla, për fitoren e papritur socialdemokratit Milanoviç kundër konservatores Kitaroviç në balotazh, nuk mund të shpjegohet vetëm me afilacionin politik. Kush ia dha biznesmenit kroat 6.2 milionë euro në vitin 2019 e 8.8 të tjera në vijim? A janë përdorur këto në fushatën presidenciale? Ky do të ishte një spekulim. E sigurtë është që lidhja e të dyve do të forcohet më tej.

Mashtrimi në Kroaci dhe skema e ‘floririt’

Në vitin 2015 Kroacia u përfshi nga një skandal ku në fokus ishte edhe kompania e biznesmenit Hrvoje Čabrajić. Financierja kroate, Ana Marceta rrëfeu për mediat vendase, se si nisi hetimi tatimor në vitin 2013 për tregun e floririt dhe se si, pas rezultateve domethënëse, investigimi u ndërpre kur në skenë doli kompania e Hrvoje Čabrajić, për të cilën në Kroaci janë të bindur se kishte si “kumbar” vëllain e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Milanovic.

Ana Marceta, një zyrtare e lartë e administratës tatimore të Kroacisë, arriti të zbulonte një skemë mashtruese miliona-euroshe me fatura fiktive për shit-blerje floriri, në qendër të së cilës qëndronte kompania “Insula Brac”. Në vitin 2014, Marceta kontrolloi kompanitë që tregtonin ar dhe shufra ari në Kroaci. Ky hetim gjeti rreth 20 kompani fiktive, ku njëra prej tyre “Insula Brac”, pasi u verifikua rezultoi se ishte në bashkëpunim me “Pismohrana”, kompania e biznesmenit Hrvoje Cabrajic. Hetimet u ndërprenë dhe mediat raportuan e shkak ishte mbrojtja që biznesmeni merrte për shkak të mbrojtjes së vëllait të kryeministrit të asaj kohe, Milanoviç, Kreso-s.

Prej vitit 2017, Zoran Milanoviç punoi për gati 2 vite si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Në vitin 2018, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në Shqipëri shpall fitues të një tenderi të dyshimtë me vlerë 15 milionë euro për monitorimin e faturave tatimore kompaninë “Jehona”, e kontrolluar nga Hrvoje Čabrajić, bashkëpunëtori i Kresimir Milanovic, vëllait të presidentit të sotëm kroat, Zoran Milanoviç.

(E.A;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

factcheck factcheck edi rama hrvoje čabrajič jehona software klodian zyberi skandali i floririt tenderi per sistemin e faturimit online zoran milanoviç edi rama hrvoje čabrajič jehona software klodian zyberi skandali i floririt tenderi per sistemin e faturimit online zoran milanoviç


Sondazh

Poll
Insights 19 Janar 2020, 12:00

Xhevdeti iku, tani kemi Çukurin

Nga dje nuk është më mes nesh një nga yjet e kinemasë shqiptare, Xhevdet Ferri. Çfarë nuk u tha, çfarë nuk u shkruajt. Ai zakoni jonë me bulëri ko...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj