LIVE UPDATES
Insights

A do ketë zgjedhje të parakohshme politike këtë vit?

15 Janar 2020, 13:01 Nga DOSJA
A do ketë zgjedhje të parakohshme politike këtë vit?

TIRANË-  Kjo pyetje e ditës nuk besoj se ka një përgjigje të qartë. Pavarësisht deklarimeve të llogoreve politike, jam i bindur që përgjigjen e kësaj pyetje nuk e di askush. As vetë Rama, njeriu që ka në dorë ekskluzivisht çuarjen e vendit në zgjedhje, nuk e di do ketë apo jo zgjedhje parlamentare këtë vit. As kur thotë që “ska zgjedhje”, prap nuk e di këtë gjë. E gjithë kjo “padijeni” vjen nga fakti që politika në tërësi ka humbur lidhjen me arësyen dhe realitetin. Arsyeja dhe realiteti kanë të paktën një vit që ulërasin për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Humbja e parlamentit pluralist, mbajta e zgjedhjeve moniste, humbja e rrugës Europiane, skandalet e jashtzakonshme dhe në tërësi mungesa e qeverisjes së drejtë ishin arsye të forta për të ftuar popullin të rivlerësonte politikisht situatën nëpërmjet zgjedhjeve. Por, për fat të keq, këto arsye nuk mjaftuan për të bindur vendimmarrësin Edi Rama të çonte vendin në zgjedhje. Sot këto arsye janë ende prezente, por disi më të dobëta, ose më mirë të themi më pak kërcënuese për qeverinë e cila ka në dorë çdo gjë. Opozita, e cila përceptohet si e pamundur ta rrëzojë qeverinë, ndihmon në zbehjen e këtyre shkaqeve ulëritëse për zgjedhje.

Ndaj llogjika të fton të mendosh që qeveria nuk ka përse të “shqetësohet” për demokracinë, nëse arsyet themelore që renditëm më lart zbehen. Përshtypja ime është se i vetmi problem real që udhëheqësi ndjen çdo ditë është “varri i hapur” i pushtetit lokal, të cilin e sundoi vjet pa zgjedhje, por që sot realisht e ka kosto politike. Jo vetëm ato bashki që mbeten pa kryetar e që do mbesin pa të tillë për shkak të dekriminalizimit, por edhe aty ku ka kryetar e këshilla bashkie monopartiake i janë bërë kosto.

Marrëdhëniet e tensionuara me Presidentin nuk e lejojnë që as formalisht të bëjë zgjedhje të pjesshme lokale. Kjo sigurisht ja shton koston elektorale. Ndaj them që të vetmen gjë që Edi Rama mendon është si të përsërisë edhe njëherë zgjedhjet lokale, tashmë me opozitën që e “lumturoi” me reformën zgjedhore… Ai ka nevojë ta ndajë koston e pushtetit lokal me opozitën para se të hyjë në zgjedhet e përgjithshme parlamentare.

Në dukje kjo mund të ngjajë si rikthim i demokracisë apo si tolerancë politike, por në fakt nevoja e qeverisë për ta ndarë koston e tmerrshme të sundimit të pushtetit vendor është e madhe. Qofsha i gabuar por maksimumi që mund të ofrojë Edi Rama si zgjidhje politike këtë vit është ribërja e zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje do ishin edhe një test real për zgjedhjet parlamentare të programuara vitin që vjen. Megjithatë, çdo gjë ka një kufi dhe ndoshta ky kufi mund të rivendoset në rrethana rastësore, krejt të momentit dhe mund ti krijojnë përshtypjen e mbajtjes së zgjedhjeve politike.

Nuk e di! Është e vështirë ta dish! As vetë i zoti i punës nuk e di ende, se çfarë mund të jenë ato rrethana rastësore që mund ta bëjnë të vendosë për zgjedhje të parakohshme. Sidoqoftë Ai e ka filluar fushatën që kur ra tërmeti…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog

Sondazh

Poll
Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit