LIVE UPDATES
Insights

SHËNIM: Këmbanë alarmi, 9 arkivolë në 7 ditë, Sandër Lleshaj të ndihemi apo jo të sigurtë?

8 Janar 2020, 08:58 Nga DOSJA
SHËNIM: Këmbanë alarmi, 9 arkivolë në 7 ditë,

TIRANË- “Qoftë një vit i mbarë”, ky ka qenë urimi më i dëgjuar në çdo takim me njerëzit në ditët e para të vitit 2020. Një urim të tillë me gjasë e ka marrë dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, por duket se për të nuk ka pasur asnjë vlerë pasi viti ka nisur si mos më keq. Nga hedhja e fishekzjarrëve në 12 të natës në 31 dhjetor deri sot kanë kaluar vetëm 7 ditë, ose 168 orë, por arma ka krisur njësoj si në vitin 1997, kur Shqipëria ka qenë në prag të një lufte civile. Në këto 168 orë përplasja mes makinave dhe gjaku në rrugë ka qenë në masë të njëjtë me gjakun që derdhet në malin e Tomorit, kur bektashinjtë bëjnë kurban mijëra qingja.

Bilanci në javën e parë të janarit është i rëndë, pasi 9 qytetarë përcjillen për në banesën e fundit. Vrajse mafioze, aksidente me pasojë vdekjen, grabitje banesazh e bankash, këto janë ngjajret më të dëgjuar në ditët e para të vitit 2020 në Shqipëri. Viktima e parë u shënua në Kamzë, jo nga vrasje me armë, por vrasje me makinë. E pas saj në Tiranë, vdiqën dy persona të tjerë si pasojë e një aksidenti të rendë të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”. Policia vijoi me masat kudnër shoferëve problematikë në rrugë, por këtë herë problemi u shfaq në kantieret e ndërtimit. Në Korçë, një punëtor vdiq teksa po ndërtonte një pallat. Erivs Josifit, u ndërpre jeta në mes pasi i ra në kokë një strukturë metalike.

Por aksidentet në rrugë vijuan sërish dhe pse Policia Rrugore, kishte vënë mijëra gjoba dhe qindra patenta ishin hequr.  Në datë 5 janar një i moshuar u përplas për vdekje nga një autobus në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Por dhe në datën 6 janar u përgjakën sërish rrugës, pasi humbi jetën një tjetër person në Berat, ku u përplas për vdekje Gramoz Zani. Por sikur mos të mjaftonin aksidentet, armët po bëheshin gati gjatë ditëve të pushimit dhe në datën 6 janar u shënua atentati i parë për vitin 2020. Në Tropojë u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi. 47-vjeçari kushëri me vëllezërit Haklaj, u vra në karburantin e tij ku dhe punonte.

Ende pa u zhvilluar ceremonia motrore në Tropojë, krisma e armës u dëgjua sërish. Dje (7 janar) u ekzekutua me snajper Kastriot Reçi 47 vjeç, ish-bashkëpronar i një medie lokale në Lezhë dhe së fundi pronar i një rrjeti kabllor. Por një krim më i rnëdë kishte ndodhur në Mallakastër që në datën 5 janardhe Policia reagoi vetëm dje, duke thënë se ngjarja ishte zbardhur në kohë rekord. Tre të rinj kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e xhaxhait të njërit prej tyre dhe pasi kishin hasur në rezistencën e të zonjës së shtpisë e kishin dhunuar, lidhur, torturuar dhe më pas mbytyr atë në një rezervuar. Të rinjtë kishin shkatërruar shtëpinë  duke kërkuar për lekë, por tashmë janë vënë në prangat e Policisë.

E kur Policia reklamon si një punë të mirë zbardhjen e ngjajres (dy ditë më vonë) në Mallaksatër, krimet e tjera janë ende pa një autor. Nuk dihet ende se kush tërhoqi    këmbëzën e armës që la të vdekur Kastriot Reçin në Rrëshen, por dhe kush ekzekutoi Guxim Gjyriqin në Tropojë. Gjithashtu, me punën e mirë të Policisë Rrugore ende nuk është gjetur zgjidhja për shmangien e aksidenteve, ku jetët e humbura vetëm shtohen me shpejtësi.

E gjithë Shqipëria duket se është kthyer në një arenë lufte, harta e qyteteve me viktima shtohet, Sandër Lleshaj ende nuk ka bërë asnjë reagim. Shkoi dje rrufeshëm në Rrëshen, por sërish autori i vrasjes kishte ikur në drejtim të paditur.  Prandaj pyesim ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj: A duhet të ndihemi apo jo të sigurtë, pasi krimi ka marrë hov si asnjëherë më parë? A duhet të përgjigjet dikush për vdekjen e: Erion Ballës, Hidajete Salliut, Ervis Josifi, Gramoz Zanin, Kastriot Reçin, Guxim Gjyriqin, Drita Saliajn dhe për viktimat e tjera që ende nuk janë identifikuar? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për grabitjen në zemër të Tiranë, ku autori mori 500 mijë lekë dhe iku me vrap?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dirta sulaj ekzekutohet guxim gjyriqi erion balla ervis josifi hijadete salliu kastriot reci sander lleshaj dirta sulaj ekzekutohet guxim gjyriqi erion balla ervis josifi hijadete salliu kastriot reci sander lleshaj

Sondazh

Poll
Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...

Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen