LIVE UPDATES
Insights

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

2 Janar 2020, 16:47 Nga DOSJA
Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që promovohet nëpër librat e shkolles si artisti me i famshëm në Shqipëri. Pamë edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekanë universitetesh me doktoratura të vjedhura.

Na thatë “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjëkundi”. Por po shohim deputetë që ende nuk njohin të gjithë germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pamë edhe shtepitë miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, që në mijë metra katrorë nuk kanë një raft librash.

Kur ishim te vegjël na thate “puno fort, se po nuk punove do perfundosh i varfër”. Por po shohim politikanë miliarderë që nuk kanë punuar një ditë në jetë. Pamë edhe se si u pasuruan Taçi, Beso, Zamiri, Çeti dhe gjithë “klientet” e privatizimeve, te cilët ranë në gjumë si perkthyes, kambist apo shoferë dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve. Na thate “thuaj gjithmone të verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si për 19 vjet ne krye te bashkisë janë zgjedhur, dhe rizgjedhur, tre genjeshtare patologjikë, nga më të medhenjte që ka parë ky vend.

Kur ishim te vegjel na thatë qe “per t’u bërë artist duhet shumë talent, dhe shumë pune”. Por po shohim se si arti është marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes për call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajnë paradeve në rrugicat me drita të kuqe të Amsterdamit. Na thatë “behu i zoti i vetes, se nuk te ndihmon njeri”. Por po shohim sesi shteti i jep “ndihmë ekonomike” (pa bërë asnjë pune) 5 milionë euro ne vit Klodjanit qe djeg plehrat, dhe 3 milionë euro Çetit që ngre traun.

Kur ishim te vegjel na thate “Bej jetë të ndershme. Mos vrit dhe mos vidh, nëse do te nderohesh dhe respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetëra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, në Parlament, në krye të ministrive, bashkive, apo bizneseve më të medha në vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat tregetohen si mall ne tregun e gjese se gjalle. Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin. Pame edhe se si kanë prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kanë gerryer malet.

Na thatë shumë gjera, por deri me sot del se na keni genjyer… Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qenë krejt ndryshe. Sot shqiptari i zakonshem jeton një jetë te mundimshme, i lënë ne një ishull varferie, por i rrethuar nga një det me pasuri natyrore.

Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lënë ne fund te salles, ne një skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman. Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, është vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten. Sot shqiptari i talentuar është ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.

Sot shqiptari punetor dhe i palodhur është kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes. Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjejë nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese perberese e shoqerise…

Prandaj, në perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose t’u mesojme te tjera gjera femijeve tane. Urimi im është që të bejme të paren, dhe më 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite. Le te jete 2020 jo vetem fillimi i nje dekade, por fillimi i nje epoke te re per te gjithe ne qe kemi vendosur te rrojme e te vdesim me dinjitet ne kete vend!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog endri shabani viti i ri 2020 endri shabani viti i ri 2020

Sondazh

Poll
Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

Insights 26 Dhjetor 2019, 12:38

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj