LIVE UPDATES
Insights

Nderi i familjeve tona qenka mes këmbeve të vajzave e grave, vlera e virgjërisë në shoqërinë shqiptare

31 Dhjetor 2019, 06:28 Nga DOSJA
Nderi i familjeve tona qenka mes këmbeve të vajzave e grave, vlera e

Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit. Dhe krejtësisht e kundërta, kur fëmija është djalë, atij i kërkohet të jetë sa me i ashpër, dhe i zoti që të marrë sa me shumë “ndere” nga vajzat e te tjerëve, e te tijat ti ruaj ne sirtar, sepse ashtu do ti forcohet burrëria.

Por, çka nënkuptojmë me ruajtjen e fytyrës se babës, vëllait, familjes e fisit? Që vajza të mos vjedh? Jo! Që vajza të mos vras? Jo! Që vajza të mos ta rrahë dikë? Jo! Pra, me ruajtjen e nderit nënkuptojmë, ruajtjen e virgjërisë. Dhe, vajzës i thuhet “ruaje nderin e familjes, dhe mos bej sex me askënd”. Kështu që, nderi i familjeve tona, qenka mes këmbeve të vajzave e grave të familjes.

Mbi këtë bazë, i ndalohet edhe shkollimi, punësimi dhe dalja në publik, vajzave dhe grave. Sepse, dalja e tyre nga shtëpia, rrezikon seriozisht humbjen e nderit të familjes. Pastaj, edhe në rastet kur vajzat i nënshtrohen një dhùne fizike e sèksuale, ato mbajnë përgjegjësinë e fajit, sepse ato nuk është dashur ti provokonin burrat me veshjen e tyre, pamjen e tyre e me daljen e tyre në publik. Pra, vajzat në këtë rast, akuzohen edhe për ekzistencën e tyre, sepse vet ekzistenca e një vajze, është provokim për burrin. Dhe, duke qenë e tillë, faji bie mbi supet e vajzës.

Por, si mund ta shlyej këtë faj, vajza? Sipas standardit të shoqërisë sonë, do ta shlyej duke u martuar me dhùnuesin e saj dhe kështu do ta ruaj nderin e familjes e të fisit. Përdhùnimi si akt nuk është me rendësi dhe nuk konsiderohet krim, por humbja e nderit! E, nëse përdhùnuesi martohet me viktimën, atëherë ai e pastron nderin e familjes se vajzës, dhe harrohet çdo gjë. Pra, ky është dënimi për dhùnuesin, që të martohet me vajzën! (ta kujtojmë se: edhe viktimat e dhùnës sèksuale të luftës, janë shtypur, maltretuar, mbyllur e keqtrajtuar nga familjet e tyre, sepse në këtë rast, viktimën e kane pasë të pamundur që ta martojnë me dhunuesin e saj, dhe disi është dashur ta pastrojnë nderin. E si e pastruan nderin? Duke i bërë që ta paguajnë këto gra!).

Këtu nuk është me rendësi vuajtja e vajzës, tortura dhe dhùna që i është bërë dhe që do ti bëhet, duke qenë e nënshtruar gjithë jetën nga dhùnuesi i saj, sepse ajo nuk është aspak e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme sepse, ajo ka bërë faj, duke mos e ruajtur nderin e familjes. Ajo mbanë përgjegjësinë që nuk është treguar e kujdesshme, dhe të mos i zgjoj epshet shtazarake te një burri, dhe kështu e ka rrezikuar apo e ka humbur nderin e familjes. Pra, dhunuesi nuk ka bërë krim, por vajza! (Ta kujtojmë, martesa nuk bëhet për mirëqenien e gruas, por ta ruaje superioritetin e burrave).

Por, çka ndodh ne rast se vajza nuk martohet me burrin e parë me të cilin ka pasë lidhje, apo dhùnuesin e saj, kur e dimë se një vajze kur e humbe virgjërinë, ka humbur vlerën e saj dhe nderin e familjes, dhe si e tille ajo nuk është e denjë të bëhet grua e dikujt tjetër?

Ndodh kështu: ajo do të linçohet nga shoqëria, do të përbuzet, do të mbetet rrugëve e do të keqpërdoret trupi i saj, deri në vdèkje. Ajo do ta vuajë gjithë jetën, fakti i të qënurit njollë turpi për familjen e saj. Kjo shoqëri do ta dënoje viktimën, për të ruajtur nderin familjar, e me këtë të gjithë shoqërisë.

E duke u bazuar ne të gjitha këto, çka mund te presim tjetër nga polici, mësuesi, mjeku e hoxha? Këta janë pjesë e kësaj shoqërie, janë edukuar ne këtë frymë të shoqërisë. Këta janë nga brumi i kësaj shoqërie.

Si mund të presim që polici, mjeku, mësuesi e hoxha,  ta trajtoje vajzën si njeri, ta respektoje dinjitetin dhe integritetin e saj? Si mund të presim që ata te sillen ndryshe, kur vajza ka thyer çdo rregull, kur ka dalë jashta shtëpise? Ajo nuk e ka përmbushur obligimin e saj, por këta do ta përmbushin.., do ta sulmojnë e dhunojnë, sepse ashtu do ta forcojnë pafundësisht burrërinë e tyre. Ata nuk do ta humbin nderin e tyre, por do ta marrin edhe një të tillë, atë te vajzës.

Dhe, këto krime do të ndodhin për aq kohe, sa burrat do të nxiten të bëjnë sèx, e vajzave do tu ndalohet. Këto krime do te ndodhin për aq kohe sa ajo që është e ndaluar për gratë, është vlerë për burrat. Këto krime do të ndodhin për aq kohe sa gratë do të trajtohen nga shoqëria objekt sèksi e prodhimi, e vegla nën shërbimin e burrit. Pra, shoqëria duhet të mbahet përgjegjëse për këtë, sepse ajo mundëson krime te tilla.

Marrë nga bitchmagazine.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog nderi i vajzave shqiptare virgjëria e vajzave nderi i vajzave shqiptare virgjëria e vajzave

Sondazh

Poll
Insights 26 Dhjetor 2019, 12:38

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...

Insights 26 Dhjetor 2019, 11:24

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...

Insights 25 Dhjetor 2019, 11:27

Një tradhëtar i kombit shqiptar

Samiti i ri rajonal midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Durrës, shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës....

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë