LIVE UPDATES
Insights

Mentor Kikia: Këtu po bëhet genocid kulturor, largoni vulgun nga skena e festivalit!

25 Dhjetor 2019, 13:00 Nga DOSJA
Mentor Kikia: Këtu po bëhet genocid kulturor, largoni vulgun nga skena

Dua ti rikthehem debatit për festivalin e fundit në RTSH. Jo në kuadër të tifozerisë për vendin e parë dhe të dytë dhe as për fustanet e prezantueses. Por për dicka shumë më të rëndësishme. Kënga ka tekstin dhe muzikën. Me muzikën nuk kam asnjë lidhje, thjeshtë e shijoj, kur ka shije. Sa për tekstin, kam lexuar aq poezi, sa mundem t’ia ndjej muzikën vargut, edhe pa patur kompozim. Kam sjellë më poshtë pjesë nga teksti i këngës së Elvana Gjatës, shkruar nga vetë ajo.

Ti kam fal ty me tana
Me tana o me tana
Dashni me fal
O kush ka me ma nal?
A ma thua edhe sa
Duhet të pres ty me të pa
Ta di, dua ta di dhe sa
Kohën ndale ndale
Të shkoj ngadale ndale
O më ngadale ndale
Na na na na na
………………………………..
A shikon ndokush donjë fije poezi në këtë tekst? Unë them askund, as poezi, as mesazh, vetëm fjalë kuturru. Çfarë do të thotë “me tana”? Në shqipen zyrtare do të thotë “me të gjitha, me të tëra”. Në gegënisht thuhet “me të tana”. Ndërsa në elvanisht, shkurtohet në “me tana”. Ai i mbani mend këngët, apo fituesit e mëhershëm të festivaleve që ua zbardhnim tekstin me një të dëgjuar? Ja një këngë, e kënduar së pari nga Luan Zhegu.
………………
Bregut detit, një vajzë e menduar
Flokët, era lehtë ja përkëdhel
Rreze dashurie hedh në zemër Hëna
Hëna, yjet, zhyten thellë në det

Është poezi, ka figura letrare… E mbani mend këtë këngën e Parashqevi Simakut?

Kanë një botë me ëndërra
Janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë
Mos ua prishini dashurinë
Mos ua prekni lumturinë
Askërrkush mos të provojë
Se nënat su lejojnë
Kjo dorë që tundi djepin
Gjithë botën e sundon….

Ka poezi dhe një mesazh të fortë social. Nëse zbresim më tej, tek motivet patriotike, ja një këngë himn e Vaçe Zelës.

Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.
Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.
Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

Kujtojmë edhe këngët e Irma Libohovës, Kozma Dushit, Francesk Radit, Myfarete Lazes… Poezi e gjallë, kushtuar dashurisë, jetës, natyrës, vendit…

Çfarë ka ndodhur pandalshmërisht këto tri dekada? Teksti dhe kompozimi u bashkuan në një dorë. Tregtarë këngësh, që nuk lanë këngë rome në Rumani e Bullgari pa përkthyer e shitur tek këngëtarët shqiptarë, të cilat janë ngjitur deri në skena festivalesh. Degradimi është kaq i pamëshirshëm, sa sot ne mund ta dallojmë lehtësisht një këngë sllave, greke, italiane, turke e arabe. Por shqiptare jo, këngët shqiptare nuk kanë identitet. Ato janë një miks, me tinguj sllavë, kërcim arab, tallava turke…. Tashmë rëndom muzikën e mbushin tekste me një përzjerje dialektesh mes shqipes dhe kosovarçes, ku nuk merret vesh asgjë. Nuk ka burrë nëne tua dëshifrojë tekstin. Kjo kompensohet nga këngëtarka fryrë me silikon, që kanë shpikur zhanrin e të parës muzikë, që nuk ka nevojë të dëgjohet, por vetëm shikohet. Apo prezantueze pa brekë, e prezantuese që ndërrojnë fustanet pas çdo kënge. Kompozitorët shqitarë u ankuan pse janë pranuar të huaj. Por nuk thanë nëse morën pjesë në konkurim, apo qëndruan tek klubi i lagjes. Në Shqipëri ka talente të jashtëzakonshme, me vokale të mrekullueshme. Një ndër ta është edhe Elvana Gjata. Talent show-t kanë zbuluar të rinj fantastikë. Por ata nuk mund të jetë edhe këngëtarë, edhe kompozitorë, edhe autorë tekstesh, pasi përfundojnë “me tana” pastaj. TVSH, si organizatore e këtij eventi, është para faktit se ky është mielli, këto janë prurjet. Por unë them JO! Kësaj shëmtie i duhet dhënë fund. Të ngrihet steka. Le të bëhët festivali edhe me 5 këngë, me një fustan dhe me pesë llampa, si ato të Kavajës që ndriçonin dikur skenën ku këndoheshin këngë të mrekullueshme. Duhet të vendosen standarde. Festivali i RTSH është pronë publike, ai ka për detyrë të ruajë muzikën, e jo ti dorëzohet shijeve të tregtarëve të muzikës dhe palaçove të rrugës. Tregu është i hapur. Kush dëshiron ti këndojë kokainës, seksit, përdhunimit, pistoletave, makinave te shtrenjta, me tekste banale, ordinere, të dalë në rrugë, të shkojë në mejhanet e lagjeve të japë koncerte e të pasurohet nëse publiku ia pëlqen. Por jo në atë skenë, ajo është muzeu i këngës shqipe. Pak vite me parë, me disa kolegë shikuam një dokumentar italian mbi Tiranën që po zhvillohet. Reportazhi ishte shoqëruar me një muzikë, si ajo e atyre që u bien qypave ditën e Kurban Bajramit rrugëve të Tiranës. U ndjemë të fyer. Por dikush na kujtoi: A nuk është kjo muzika që dëgjojmë kur hipim në taksi, në furgon, në autobuz, e madje edhe në skenat e festivaleve?

P.S: Nuk më interesojnë Like-t, me intereson një debat për këtë çështje. Ndaj, lu lutem, shpërndajeni këtë postim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog festivali i 58-të i rtsh mentor kikia festivali i 58-të i rtsh mentor kikia

Sondazh

Poll
Insights 25 Dhjetor 2019, 11:27

Një tradhëtar i kombit shqiptar

Samiti i ri rajonal midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Durrës, shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës....

Insights 22 Dhjetor 2019, 19:53

Falje publike për zonjushën Gresa

Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lë...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait