All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Mira Kazhani tregon paraskenat e Festivalit të RTSH-së: Alketa dhe Elvana kishin një dhomë ekskluzivisht për vete, tregoi h

23 Dhjetor 2019, 18:44 Nga DOSJA
Mira Kazhani tregon paraskenat e Festivalit të RTSH-së: Alketa dhe
All - Paragraf - 1

TIRANË- Që të shkojmë tek e vërteta e asaj ç’ka ka ndodhur mbrëmë në Festivalin e Këngës në RTSH duhet të hedhim dritë mbi disa fakte, të cilat ndihmojnë për të kuptuar.

Gjithçka nisi mbrëmë, me portretin dhe zërin që iu ngadalësua Alketa Vejsiut, e cila priste çdo gjë veç humbjes së Elvana Gjatës në festivalin ku një ditë me pas do e pranonte publikisht se ishte diçka mes të dyjave. Një fjalë e dhënë…

Ku e dimë ne që i dha fjalën? Po të lexojmë me vëmendje statusin e sotshëm të producentes artistike të këtij festivali, Alketa Vejsiut, e kuptojmë.

Marrim fjalinë: “Elvana, faleminderit! Ti erdhe në këtë festival, sepse ti besove në vizionin tim”. Vejsiu i drejtohet me nota apologjie Elvana Gjatës. Vejsiu flet në numrin njëjës! Dhe flet për vizionin e saj!

Pra, ka pasur një premtim, një dhënie bese, një besim apriori tek juria, që si para dhe pas festivalit mbetet kosto e producentëve. Nëse thua juria ime e nderuar gjatë tre netëve, thuhet sërish e nderuar edhe nëse juria del që ka qenë e Vera Grabockës.

Që Alketa Vejsiu ishte një pro-Elvanë e tregoi edhe dhoma e zhveshjes në Pallatin e Kongreseve, ku nëse të gjithë ndanë të njëjtin ambient, për Vejsiun dhe Gjatën pati një dhomë ekskluzivisht më vete. Janë këto fakte që tregojnë se ‘tradhtia’ nuk ishte nga ana e Alketa Vejsiut, e cila nuk gabon pse ka parazgjedhur Elvana Gjatën.

Se këtu kish aleat një publik të tërë dhe prania e Britney Spears shqiptar (Elvanës) në një festival ishte prova e gjallë se çmimi s’kish garë dhe mos të bëjmë të paditurin. Alketa Vejsiu gabon kur veçon publikisht një këngëtar, sepse është ‘mama’ e festivalit dhe të paktën zyrtarisht i duhet dhënë e njëjta dashuri edhe atij që del i fundit. Gabon kur i hakërrehet jurisë. Këtë duhet ta bëjmë ne. Mjafton të mbledhësh dhe kuptohet ç’ka ndodhur.

A ka arsye të besojmë se Arilena është tradhtia e Grabockës ndaj bashkëpunëtores Vejsiu?

Arilena është një yll i dalë nga ‘X Factor’ dhe sot po të pyesë dikush për menaxherin e saj, që e thërrasin Popi, e kupton lehtë lidhjen e dyfishtë mes saj dhe regjisores Grabocka.

Si një ujkonjë e vjetër e festivaleve dhe garave, mund t’ia lejojmë vetes kalkulimin e Grabockës, e cila nuk e ka luftuar dëshirën e sinqertë të Vejsiut për futjen në festival të divës Elvana Gjata. Prania vetëm sa e rriti audiencën, madje në fund tregoi edhe ‘pavarësinë’ nga pazaret.

Një tjetër fakt tërheqës është futja e duarve në ndryshimin e rregullores së Festivalit të RTSH-së. Për herë të parë i çelet rrugë këtë vit kantautorëve të huaj, gjë që lejoi Darko Dimitrov, të talentuarit, për t’i bërë këngën Arilenës, madje edhe Erës. U lejuan me atë rast edhe dy këngë nga një tjetër kompozitor shqiptar si Adi Hila, për të krijuar një barazi.

Festivalin duam apo s’duam e bëri emri dhe klikimet e Elvanës dhe një Elvanë në Eurovizion, megjithë makinerinë dhe eksperiencën e saj, do ishte prezantim i fortë. Futja e Elvanës në këtë moshë në garë dhe gjithmonë larg festivaleve dhe garave, kishte motiv vetëm Eurovizionin.

Elvana e pati mbështetjen e publikut, jurisë ndërkombëtare, YouTube, Facebook, Instagram, të Alketës, edhe timen po deshët, por në fund ajo rezultoi vetëm dekori ideal për t’i dhënë fitoren e zhurmshme Arilenës, fitueses së pafajshme të një festivali të fajshëm.

Verbëri të ndahesh sot mes Elvanës dhe Arilenës. Edhe diçka! Gjithmonë në lëmin e fakteve. Kurioz të bën edhe një fakt i fundit që Vejsiu e përplasi me aq emocion e krenari: 400 karriget e shtuara për herë të parë në festival, por që gjatë mbrëmjes prej tyre u thirr Arilena, Arilena… Të tjerat, si u vesh Alketa, sa herë këndoi Alketa, cila e meritoi Elvana apo Arilena, janë rërë!

(Marrë nga Tirana Post)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione festivali i 58-të i rtsh mira kazhani polemikat e festivalit te rtsh festivali i 58-të i rtsh mira kazhani polemikat e festivalit te rtsh

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 22 Dhjetor 2019, 19:53

Falje publike për zonjushën Gresa

Cdo ditë sapongrihem bëj katër tip lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, ku njera është se: “Kurrë nuk do të lë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet