LIVE UPDATES
Insights

Mos akuzoni Arben Krajën me dokumente të vjedhura, por shihni këta që na vodhën për 30 vite

22 Dhjetor 2019, 10:04 Nga DOSJA
Mos akuzoni Arben Krajën me dokumente të vjedhura, por shihni

TIRANË- Me një dokument në dorë nga azili, Agron Tufa, ende pa qetësuar shpirtin e tij dhe mendjen pas “arratisjes” nga Shqipëria, arriti të trazonte të gjithë shqiptarët. Një fletë që tashmë është bërë më e famshme se vet Tufa, tregon se Arben Kraja, kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), ka qenë prokuror në vitin 1990, kur diktatura po jepte shpirt, para shpirtit të lirë të shqiptarëve.

Fleta e treguar nga ish-kreu i Institutit të Krimeve të Komunizmit tregonte se Kraja kishte hetuar një të ri për kalim të paligjshëm të kufirit në mesin e vitit 1990. Kraja është prokuror, pasi për këtë gjë ka studiuar. Nëse e shikojmë sot, jashtë kontekstit dhe ta zhveshim nga momenti politik e historik i vendit, duket një gjë krejt normale. Një prokuror heton një njëri për një vepër penale që sipas ligjeve të kohës dënohej.

Por këtë dokument, të treguar vjedhurazi nga Tufa nëse e fusim në kontekstin historiko-politik, sërish do ishte një gjë normale. Kraja në vitin 1990 ka qenë prokuror, paguhej për të bërë një punë, të cilën e bën dhe sot. Dhe historia është kjo: Një i ri kishte kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, ishte arrestuar nga policia dhe dosja hetimore ishte në duart e prokurorit. Prokurori në bazë të hetimeve dhe provave shprehej se ishte konsumuar vepra penale e “kalimit të paligjshëm të kufirit”, që në atë kohë (Shqipëria ishte në muajt e fundit të sistemit komunist) ishte vepër e dënueshme.

Por për shumë syresh, ai dokument (që nuk dihet se si ka përfunduar në duart e Agron Tufës në azil) është prova se Kraja “ka qenë shërbëtor i diktaturës”. Por nëse zhvishemi nga emocionet dhe i thërrasim logjikës, rezulton se një pjesë e konsiderueshme (për të mos thënë të gjithë) kanë qenë shërbëtorë të diktaturës për shkak të detyrave që u caktonte “nëna parti”.

Shkojmë përtej kohës që jetojmë, të imagjinojmë se jemi në vitin 2021. Shtator 2021, ndoshta Lulzim Basha bëhet Kryeministër dhe aktin e parë që merr është: Shpallja armik e shërbëtor të regjimit kriminal, të çdokujt që ka qenë, prokuror, doktor, mësues, berber e shofer në kohën e Ramës. Mund të themi se ata që do shpallen armiq nesër janë vërtet armiq sot? Mund të bëjmë fajtor ata që kanë vepruar me ligjet e sotme dhe bien ndesh me të nesërmet? Mund të akuzojmë ata që sot bëjnë punën e nesër ne u shikojmë gunën?

Por ka të tjerë që thonë se në kohën kur Kraja me dorën e tij të djathtë në cepin poshtë djathtas të letrës, ka firmosur hetimin e të riut, komunizmi po binte dhe era e ndryshimit po ndihej kudo. Por kush ishte në atë kohë aq shumë i bindur se komunizmi kishte rënë? Kush ishte aq parashikues të dinte se nesër do zgjoheshin në demokraci? Kush e dinte se ajo që do lindte bashkë me diellin do ishte diell që do ngrohte e jo diell që “shumë do shndërrinte e pak do nxehte”? Përgjigja është e thjeshtë: ASKUSH?

Dokumenti me firmën e Krajës tashmë është bërë flamur që valvitet, e ka nisur dhe kërkesa për dorëheqjen e tij me arsyen e thjeshtë: Ka qenë në punë në një kohë jo shumë të përshtatshme. Kërkesa për dorëheqje është lexuar nga PD? Në një deklaratë nga selia blu, Gazmend Bardhi kërkonte që e shkuara e anëtarëve të SPAK-ut të ishte e bardhë, pasi ishte nxirë nga lajmet në media. Por harroi të thoshte se kur po bëhej Reforma në Drejtësi, duhet t’i thoshin Amerikës që të prodhonte 10 prokurorë në laborator, pa të shkuar por me të ardhme premtuese. Harroi që të thoshte se partia në emër të së cilës foli ka qenë në pushtet më shumë se 10 vite e nuk u kujtua kurrë për dekomunistizimin e vendit. Të ndante këtë popull nga e shkuara e errët e ta nxirrte në dritën e vërtetë. E sot në këtë ditë dimri të ftohtë kërkon shkrirjen e akullit diktaturë dhe kërkon që të sotmit mos të jenë pjesë e së djeshmes.

Vërtetësia e dokumentit të “vjedhur” që u tregua si dëshmi flagrante u konfirmua dhe nga Autoriteti i Dosjeve (një institucion i krijuar dhe paguhet nga shqiptarët) për të treguar “të mirët” dhe “të këqijtë”. Por ky autoritet me deklaratën pas publikimit të dokumentit për Krajën, duhet të shpallë dështimin me sukses, pasi nuk arriti të zbulonte të shkuarën e prokurorit kur duhej dhe të ndalte revanshin e tij drejt kryesimit të SPAK.

Ndërkohë që të gjithë kërkojnë sqarime për firmën e hedhur nga Arben Kraja, me dorën e djathtë në cepin poshtë djathtas së letrës, nuk kanë sqaruar se si ai dokument në ato duar që e nxorën në dritë. Por nëse ai dokument bëhet shkopi në rrota për vijimin e punës së SPAK, dikush duhet të mendojë për “kreun e protokollit” të këtij institucioni Taulant Ballën që caktoi dhe dosjen e parë që duhet hetuar dhe kërkon rezultate.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agron tufa arben kraja agron tufa arben kraja

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë