LIVE UPDATES
Insights

Dënimi i Salianjit është fabrikim provash dhe kompleks faji nga prokurorët

21 Dhjetor 2019, 12:19 Nga DOSJA
Dënimi i Salianjit është fabrikim provash dhe kompleks faji nga

TIRANË- Dënimi i ish-deputetit Salianji nga Gjykata, sipas meje – në ndryshim nga ata që u bien fanfarave se reforma po realizohet me sukses – është një moment tepër ogurzi për drejtësinë shqiptare, ku kam parasysh edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Çfarë kam parasysh me këtë? Drejtësia jonë në vitet paraardhëse ka pasur shumë probleme, por nëse do të sintetizojmë qëndrimin e saj ndaj politikës, shprehja që e ka karakterizuar ka qenë ajo e përdorur dikur: “Fle mbi dosje”.

Pra, kemi pasur një drejtësi që nuk ka guxuar të merret me çështjet e nxehta të korrupsionit të politikanëve tanë. Ajo ka hezituar, ose nuk ka guxuar, apo ka bashkëpunuar me politikanët për të mos dënuar ata, për të cilët kishte prova se duheshin dënuar, duke mos hapur çështje, duke kapërcyer afatet, duke fshehur prova etj. Ajo ka anuar gjithnjë nga pushteti i maxhorancës së radhës, por është treguar e kujdesshme edhe në trajtimin e politikanëve të opozitës si të paprekshëm, paçka se kundër tyre mund të ketë pasur prova.

Në këtë aspekt, ajo që ndodhi me Salianjin është një kalim Rubikoni, për fat të keq në drejtimin e gabuar, pasi e pamë drejtësinë të kalojë nga një rol gjithsesi pasiv politik në një rol aktiv kundër opozitës, dhe ç’është më e frikshmja, jo duke iu referuar provave, por duke fabrikuar prova.

Lidhur me çështjen “Salianji”, publiku është njohur me dy versione që bënin fajtor ose njërën palë politike, ose palën tjetër. Versioni i paraqitur nga opozita, protagonist i së cilës u bë Salianji, ishte se gazetari investigativ Olldashi kishte arritur, nëpërmjet ishtë dënuarit, i ashtuquajtur Babale, të provonte me incizim se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj – i dënuar në Itali për trafik droge – vazhdonte aktivitetin kriminal në Shqipëri. Këtë incizim, duke mos mundur ta botonte nëpër media, ai më në fund ia çoi PD-së, e cila e bëri publik, duke krijuar një skandal politik tashmë të njohur, që çoi edhe në largimin e Xhafajt nga posti.

Versioni i maxhorancës, që u shpalos që ditën e dytë pas shpërthimit të skandalit nëpërmjet gojës së Kryeministrit, ishte se kishim të bënim me një manipulim të kryer në laboratorët e PD-së, se ai e kishte çuar incizimin në një laborator të huaj (emrin e të cilit nuk e tha kurrë), që kishte provuar se zëri nuk ishte ai i vëllait të ministrit. Ky version u konsolidua më pas nëpërmjet daljes në skenë të një personazhi të dënuar disa herë (Fredi Alizoti), i cili deklaroi se ishte ai që kishte simuluar zërin e vëllait të ministrit, i shtyrë nga premtimi se deputeti i PDsë, Salianji, do t’i jepte për këtë 100 mijë euro dhe që po denonconte sepse nuk i kishte marrë paratë (ndërkohë që Babalja i kishte marrë 200 mijë eurot e veta). Pra, sipas këtij varianti, në regjistrim kemi zërin e Babales dhe Alizotit, kurse i përdoruri i tretë është gazetari Olldashi, i cili deklaroi se ia ka dhënë stilografin Babales për të regjistruar Xhafajn në lokalin e tij, por gjatë regjistrimit nuk ka qenë prezent.

Ky është versioni që pranoi Gjykata, e cila dënoi për kallëzim të rremë Babalen me 3 vjet, Alizotin me 2 vjet, Salianjin me 1 vit dhe Olldashin me 100 ditë punë sociale për shlyerje dënimi.

Lidhur me këtë version nuk mund të flasim për gabime interpretimi nga ana e prokurorëve, por ose për vërtetësi të tij, ose për fabrikim me dashje. Dhe këtu konsiston kalimi i Rubikonit nga drejtësia sepse fabrikimi e fut drejtësinë në një rrugë që na kujton praktikat e një kohe shumë të errëta. Dhe për mua ka shumë elementë në këtë histori, që na çojnë tek ato praktika ku vendimet i merrte pushteti politik, kurse Hetuesia, Prokuroria dhe gjyqësori kishin detyrë t’i vulosnin.

Për të përmendur vetëm ato më kryesoret: veprimi i parë depistues, që përcaktoi edhe linjën e hetimit nga Prokuroria, ishte deklarata e rreme e Kryeministrit, se laboratori i huaj kishte vërtetuar se nuk ishte zëri i Argon Xhafajt. Fill pas saj, Prokuroria, në vend që të hapte një hetim për aktivitetin kriminal në Shqipëri të Xhafajt (përveçse atë për kallëzim të rremë në dëm të ministrit dhe të vëllait), hapi hetim vetëm për këtë kallëzim. Lejimi prej saj i ikjes së vëllait të ministrit në Itali të nesërmen ishte tejet komprometues në këtë aspekt. Dhe sigurisht nuk mund ta shohim këtë veprim pa kujtuar edhe trajtimin para pak kohësh të komisar Zaganit nga Kryeministri dhe Prokuroria, ku ndërkohë që ky kishte thënë disa fakte që dolën të vërteta mbi ministrin tjetër të Brendshëm, Tahiri, u akuzua si zagar nga Kryeministri dhe u dënua me arrest në shtëpi nga Prokuroria.

Nuk dua të zgjatem këtu me argumentet e shumta, që më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me fabrikim dhe fshehje provash nga ana e Prokurorisë, ku spikat krimineli Alizoti, i cili doli se pasi ka shkuar në Polici të denoncojë veten për t’u futur në burg (ngaqë nuk i kanë dhënë 100 mijë euro), ka shkuar në zyrat e PD-së për të kërkuar eurot, që ndërkohë që me Salianjin nuk ka asnjë bisedë telefonike, por ka shumë të tilla me shefat e Policisë, ku, çuditërisht, u flet me tone urdhërore.

Por nuk mund të mos ma përforcojë bindjen se këtu kemi të bëjmë me fabrikim dhe fshehje provash edhe vendimi i dhënë nga gjykata. Nëse do të pranojmë versionin se arkitekti i gjithë këtij maskarallëku qenka deputeti Salianji, atëherë dënimi i tij me 1 vit nuk justifikohet sepse do të duhet të ishte shumë më i rëndë, patjetër edhe më i rëndë se ai i Babales dhe Alizotit (ndërkohë që Prokuroria kërkoi që të dënohej edhe më pak: 1 vjet me kusht). Jo vetëm, por ai do të duhej të ishte hetuar edhe se ku i ka gjetur 200 mijë eurot që i paska dhënë Babales si pastrim parash e bashkëpunim me të tjerë (paçka se nëse i paska dhënë atij 200 mijë, s’ka pse mos t’i jepte edhe Alizotit 100 mijë).

Sipas mendimit tim, kërkimi i një dënimi kaq të lehtë nga Prokuroria, për një krim që personalisht e mendoj shumë të rëndë, sikur të ishte i vërtetë, psikologjikisht nuk mund të shpjegohet veçse me një kompleks faji nga prokurorët, që, duke e ditur se e vërteta është krejt tjetër nga ajo që kanë fabrikuar, nuk kanë dashur të shtyhen edhe më thellë në krim. Por një fjalë e urtë thotë: “krimi ndjell krimin”. Siç e thashë, ky ishte një kalim Rubikoni për drejtësinë nën shtysat e një Kryeministri, që ka kohë që e ka kaluar Rubikonin e tij, duke punuar me ngulm që të përdorë drejtësinë për eliminimin, kërcënimin apo frikësimin e kundërshtarëve të tij politikë.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione denohet me burg ervin salianji dosja babale fatos lubonja denohet me burg ervin salianji dosja babale fatos lubonja

Sondazh

Poll
Insights 19 Dhjetor 2019, 19:57

Kjo është toka e shqiptarëve, jo e oligarkëve

Në vitin 1953, Tito dhe ministri i jashtëm turk, Mehmet Koprulu nënshkruan një marrëveshje xhentëllmenësh, e cila promovonte emigrimin e shqiptarëve të Kosovës ...

Insights 18 Dhjetor 2019, 09:55

Media përballë pasqyrës!

TIRANË- Pak orë na ndajnë nga protesta e gazetarëve, kolegëve të mi për lirinë e fjalës.Cënohet dhe kërcënohet nga një ligj i qeverisë (kundra shpifjes) Sh...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë