All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Një këndvështrim për vràsjen e Qazës nga një vend pa qeveri!

5 Janar 2020, 06:38 Nga DOSJA
Një këndvështrim për vràsjen e Qazës nga
All - Paragraf - 1

Meqë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po na mbajnë të varur dhe të pashpresë, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër përveçse t’i analizojmë vatrat e krízave nëpër vende të ndryshme të botës. Edhe atë hiç më pak se Lindjen e Mesme.

Argumenti kryesor pro vràsjes së Kasëm Sylejmanit – që ne në Kosovë kemi vendosur ta quajmë Qazim, ose vetëm Qazë – ishte se ai gjatë veprimtarisë së tij, 30-40 vjeçare, kishte qenë i përfshirë në kríme dhe akte terroriste, brenda dhe jashtë shtetit të tij.

Duke qenë lùftëtar i zoti në lùftën dhjetëvjeçare Iran-Irak, të zhvilluar në vitet e 80’ta, Sylejmani ishte ngritur shumë shpejt brenda ushtrisë iraniane. I biri i një familje të varfër kishte arritur që në fund të viteve 90’ta të emërohej edhe komandant i Gàrdës Revolucionare të këtij shteti, dhe për më tepër edhe udhëheqës i forcave Quds, të cilat forca ishin përgjegjëse për veprimtari ushtàrake jashtë territorit të Iranit.

Me fjalë të tjera, që nga vitit 1998 e deri në momentin kur veturën në të cilën gjendej një dron e bëri pifti, Sylejmani kishte organizuar formacionet paramilitare në Liban, Palestinë, Irak, Siri, Afganistan, Jemen etj., etj. Pas Ajatollahut, Sylejmani ishte konsideruar njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend, madje edhe më i rëndësishëm se sa vetë Presidenti. Jeta e tij e thjeshtë prej asketi, e kaluara e tij si ushtar, por edhe veprimtaria aktuale, e kishin shndërruar atë si një prej figurave më të respektuara në vend.

Hezbollahu, Hamasi, por edhe organizata të tjera të ndryshme radikale, sipas disa edhe terroriste, kanë qenë të financuara dhe orkestruara nga Irani, respektivisht Sylejmani. Ai së bashku me regjimin teokratik të ajatollahëve janë në pushtet në Iran që tash e 40 vjet.

Në vitin 1979, në atë që njihet si revolucioni islamik, iranianët e kishin dëbuar nga pushteti Shah Reza Pahllavin e korruptuar, duke e instaluar aty fillimisht Ajatollahun Ruhollah Khomeinin bashkë me klikën e tij.

Që prej atëherë e deri më sot regjimi në Iran armik primar i konsideron Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Arabinë Saudite dhe Izraelin. Këtë të fundit synon që ta zhdukë nga faqja e dheut. Shumëkush beson që politika agresive e Iranit kundër Izraelit nuk është aq e thjeshtë sa duket. Një politikë agresive e Iranit kundër Izraelit i ka ndihmuar shtetit islamik shiit që t’i bëjë për vete edhe forcat radikale islamike sunni, siç është Hamasi dhe jo vetëm.

Mirëpo të gjitha këto vatra të krízave mund të konsiderohen deri diku si lojëra për fëmijë në krahasim me atë se çfarë ndodhi në Irak që nga viti 2003 e tutje, kohë kjo kur Iraku u pushtua/çlirua nga trupat amerikane.

Rrëzimi nga pushteti i Sadam Hysenit i hapi dyert e ferrit në tokë. Diktatori irakian, bashkë me djemtë e tij, sipas të gjitha standardeve ishin sadistë të ndyrë, mirëpo pas heqjes së tij nga pushteti rajoni nuk përfitoi ndonjë qetësi për t’u admiruar.

Përkundrazi ikja e tij e shndërroi Irakun në një teatër të përgjakshëm. Atje çdokush lufton kundër çdokujt. Numri i të vrarëve që nga viti 2003 e deri më sot i afrohet rreth 1 milionë vetave, duke e përfshirë në këtë bilanc dhe në këto statistika edhe vràsjen e fundit të z. Sylejmani, i cili po udhëtonte drejt Bagdadit, qytet ky në të cilin për të kushedi-satën-herë në këto 16 vjet situata po eskalonte. Komandanti i Gardës Revolucionare ishte person mjaft i dashur për një pjesë të shiitëve në Irak. Për të demonstruar ndikimin që kishte në këtë shtet, por edhe për të treguar mungesën e frikës, Sylejmani viteve të fundit vizitat në Irak i bënte në mënyrë mjaft transparente, madje duke realizuar selfie të pafundme me banorë të ndryshëm. Ekspozimi i tij kaq i madh i muajve të fundit shumëkënd e kishte bërë të mendonte që ai po përgatitej që të futej në zgjedhje për t’u zgjedhur edhe president legal i Republikës Islamike.

Mirëpo të kthehemi prapë në Irak, atje ku Qazim Sylejmanin të premten e braktisi fati.

Mijëra qytetarë irakianë kishin protestuar muajve të fundit kundër qeverisë së tyre, duke e konsideruar atë të korruptuar dhe si kukull të Iranit. Madje çuditërisht dhe pazakonshëm kundër kësaj qeverie tashmë po protestonin edhe myslimanët shiit, që normalisht nuk do të ishte e pritshme që të protestonin me kërkesa të tilla dhe kundër një shteti si Irani, marrë parasysh fenë e përbashkët.

Shiitët në Irak, ani pse shumicë, kishin jetuar nën pushtetin e pakicës Sunni të Sadam Hysenit.

Sido që të jetë, pas një presioni të madh publik kishte rënë qeveria në Irak. Një gjë e tillë e kishte brengosur Iranin zyrtar. Ata nuk e kishin pritur që qytetarët e Irakut të ktheheshin kundër tyre, e për më tepër kishin filluar edhe t’i digjnin edhe përfaqësitë diplomatike iraniane në Irak.

Deri në fund të dhjetorit çdo gjë atje po shkonte në drejtim të acarimit të raporteve Irak – Iran, kur i pari po kërkonte pavarësi të plotë nga i dyti. Kjo gjendje vazhdoi që nga shtatori deri me 29 dhjetor, kur në konflikt u përfshinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në një sulm ajror në Irak i vranë së paku 25 kryengritës të Hezbollahut, duke e ndryshuar kështu trajektoren e protestave. Të nesërmen në Bagdad shpërthyen protesta antiamerikane, ku mijëra irakianë u nisën në drejtim të ambasadës SHBA’ve e cila gjendet në atë që njihet si Zona e Gjelbër. Në këtë mënyra situata politik u përmbys prej një revolte antiiraniane në një revoltë antiamerikane. Prapa këtij realiteti të ri siç duket fshihet Qazim Sylejmani, i cili në ditën kur është vra po udhëtonte nga Siria në Irak, të cilin ai e konsideronte sferë të interesave të tij dhe të shtetit të tij. Madje, në mënyrë krejtësisht të pazakontë, Sylejmani në vitin 2008 këtë gjë ua kishte bërë të qartë edhe amerikanëve. Ai kishte shkuar aq larg sa i kishte nisur një SMS komandantit të sapoemëruar amerikan në Irak, gjeneralit David Petraeus.
“Iraku, Libani, Gaza, Afganistani janë zona të miat të interesit”, i kishte shkruar gjenerali iranian gjeneralit amerikan. Në Pentagon ishin çuditur më këtë sjellje të tij.

Sido që të jetë, raportet Amerikë – Iran në këto 40 vite nuk kanë qenë gjithmonë skandaloze. Ka pasur momente kur, bie fjala, Irani kishte shprehur simpati për SHBA’në. Kjo gjë ka ndodhur në kohën e sulmeve terroriste të vitit 2001. Këto sulme, ani pse kundër armikut kryesor të vet, Irani i kishte dënuar. Në anë tjetër, në heshtje, Amerika dhe Irani kanë bashkëpunuar në njëfarë mase edhe në lùftën kundër ISIS’it në Siri dhe Irak.

Trupat tokësore të Qazim Sylejmanit që po i luftonin forcat terroriste të ISIS’it janë mbështetur nga forcat ajrore amerikane. Këto dy shtete, në momente të caktuara, ndonëse jo shpesh, janë pajtuar për të ndalur dhunën në Irak, e cila po shkatërronte çdo gjë para 10 vitesh. Ndoshta për këto arsye, por edhe për ca të tjera, administrata e Barack Obamas dhe ajo e George Bushit të Ri kishin refuzuar ta vritnin Sylejmanin, ndonëse atë e kanë pasur në dorë së paku në dy raste. Njëherë në Irak, dhe njëherë në Liban. Në të dyja rastet e kishin kursyer.

Sylejmani edhe atëherë, sikurse edhe sot, prej qeverive Perëndimore është konsideruar si një figurë e errët mbi të cilin rëndojnë shumë kríme, por që megjithatë vrasja e tij, ose atentati mbi të, sipas tyre, mund ta përshkallëzonte situatën, e jo që ta qetësonte atë. Qazim Sylejmani, përkundër që ka përgjegjësi direkte për shumë kríme, ai megjithatë ishte vetëm njëri prej krerëve, ndoshta i dyti më i rëndësishmi, në aparatin shtetëror iranian.

Irani, ndonëse është sponsorizues direkt i shumë organizatave terroriste, ndonëse shpërndan destabilitet në të gjithë rajonin, vazhdon të jetë një shtet i fuqishëm dhe me raporte të qëndrueshme me shtete si Rusia dhe Kina.

Prandaj pak kush beson dhe shpreson që një vràsje e një zyrtari të një shteti do të ndikojë pozitivisht në rajon. Përkundrazi, pas ngjarjes së djeshme, Irani është zotuar që do të hakmerret për vràsjen e zyrtarit të vet. Kohën, mënyrën dhe kushtet e hakmarrjes Irani do ta përzgjedhë ashtu siç i leverdisë atij. Njohësit e situatës në Lindje të Mesme vlerësojnë që shteti islamik ka opsione të pafundme për t’u hakmarrë. Pastaj mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja amerikane ndaj hakmarrjes iraniane. Pastaj sërish do të mbetet të shihet përgjigja iraniane ndaj përgjigjes amerikane. Nisur nga këto supozime shumëkush po druan që vrasja e Qazimit mund ta eskalojë situatën në mënyrë të paparashikueshme. Kështu që pyetja që është duke u shtruar është kjo: Pse u vra Qazim Sylejmani tash?, nëse vetëm disa javë më parë Donald Trump kishte deklaruar që SHBA po tërhiqeshin prej Lindjes së Mesme, duke mos dashur që të bëheshin më pjesë e lùftërave të pakuptimta? A mund të përfshihesh në vrasje të këtilla të niveleve kaq të larta dhe në të njëjtën kohë të mos përfshihesh në lùftëra? Çfarë do të ndodhë nëse hakmarrja e Iranit e tejkalon imagjinatën tonë? A do t’i përgjigjet SHBA me të gjithë forcën? Ose, a i ka menduar të gjithë këta skenarë Presidenti Trump, në momentin kur ka dhënë urdhër për ta asgjesuar Qazim Sylejmanin dhe eskortën e tij, apo kur e ka dhënë këtë urdhër atë e ka bërë thjesht dhe vetëm për të kënaqur egon personale, duke i anashkaluar të gjitha komplikimet e mëvonshme. Ne të gjithë e mbajmë në mend tërheqjen e forcave amerikane nga Siria dhe shpjegimet që i kishte dhënë Trump për këtë tërheqje. Nëse eskalon situata, a do t’i kthejë ato forca prapë aty ku kanë qënë dhe qindëra mijëra të tjera më shumë në të gjithë rajonin?

Është konstatim i mbarë botës së lirë që Qazim Sylejmani nuk ishte një person vdekja e të cilit duhet ta pikëllojë dikë. Siç u tha edhe në këtë shkrim, ai në emër të shtetit të tij ka kryer dhe ka nxitur kríme të shumta në të gjithë rajonin. Të gjithë e dinë që ai i ka mbajtur të destabilizuara disa shtete për rreth. Mirëpo askush nuk e di nëse Trump është i përgatitur edhe për episodet e tjera që do të pasojnë. Marrë nga Gazeta Ekspress

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione berat buzhala qazim sylejmani vrásja e gjeneralit iranian berat buzhala qazim sylejmani vrásja e gjeneralit iranian

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...

Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj