LIVE UPDATES
Insights

Mentor Kikia replikë me Endri Shabanin: S’është as faj baballarësh, e as djemsh. Post-diktatura është vrima e zezë

4 Janar 2020, 17:36 Nga DOSJA
Mentor Kikia replikë me Endri Shabanin: S’është as faj

TIRANË- Këto ditë kam lexuar disa diskutime mbi një temë që ngacmoi miku ynë Endri Shabani. E para që më pëlqeu ishte debati, pasi rrjeti është bërë vetëm si pasarelë mode. Por nejse, të rikthehem tek tema, Pra tek Gjenerata e re, baballarët dhe zhgënjimi i bijve e bijave që ndoqën këshillat e ballaravëve për të mësuar, por që kuptuan se kjo nuk hynte shumë në punë… Nuk do të komentoj mendimin e Endrit, as komentet mbi komentet.
Doja të ndalesha tek një vështrim mbi gjeneratën e “degjeneruar”(siç thoshte dikush), të cilës i përkasin edhe fëmijët e mi.

Në fakt, çfarë është brezi i fëmijëve dhe baballarëve të periudhës së ndryshimit të sistemit dhe asaj pas vitit 1990? Pjesa dërrmuese e prindërve të kësaj periudhe, ishin fëmijë të prindërve më të varfër të Europës. Të paveshur asnjëherë siç kishin dashur. Të paushqyer asnjëherë siç ua kërkonte stomaku. Të padalë e të paparë. Kur burgu i madh hapi dyert, të gjithë u sulën jashtë për të punuar. E dini cili ishte synimi i prindërve të kësaj kohe? -Të mos i shikojmë fëmijët tanë të vuajnë siç kam vuajtur ne!

Qëllimi ishte ti ushqenin fëmijët, ti vishnin e tu ndërtonin a blinin një shtëpi. Sepse këto nuk i kishin patur vetë. E kështu, burrat e djemtë e Shqipërisë shkonin në emigracion, pa viza e pa letra, bënin paratë e tullave e vinin apo i sillnin me postë. Shkonin sërish, me skafe, kamiona, e nëpër male, punonin fushave e pallateve në Greqi e Itali, bënin paratë e hekurit e vinin. Dhe kështu, stinë pas stine e vit pas viti, ndërtuan shtëpitë, blenë edhe nga një makinë, i veshën e i ngopën fëmijët e tyre. Shumë pak prej tyre, ndërsa vitin edhe për të ngjizur fëmijën e radhës, pyesnin se në cilën klasë është fëmija. Dhe kështu u prodhua gjenerata e 25-30 vjeçarëve pa shkollë e pa zanat.

Ndërkohë edhe vetë shkolla ishte shkatërruar dhe kishte shpërthyer biznesi i blerjes së notave, dëftesave e diplomave. Ishte themeluar “Kristali” me shkokë, por ishte themeluar edhe “Universiteti” i FRESH-it, FRPD-së dhe LRI-së. Një “diplomë” në këto organizata vlente më shumë se diploma e masteri i vërtetë. Dhe kështu u prodhua edhe gjenerata e të rinjve me diploma, por sërish të pa shkollë e pa zanat, por edhe të pasur e me pushtet.
Ndërkohë, që shumica e shqiptarëve endeshin rrugëve të botës për të punuar, politikanë dhe sipërmarrës i kishin ngulur thonjtë Shqipërisë dhe taksave që puguanin këta që punonin. Zhvatën paratë dhe pasuritë e përbashkëta. Këta i dërguan fëmijët e tyre në Vjenë e Londër për shkollim që 10 vjeç. Ose u dhane Euro, ne vend te kartpecetave, per te fshire djerset ne pub-e. Dhe kështu lindi de-gjenerata e oligarkisë politiko-ekonomike.
Padyshim, që kishte shumë edhe nga ata që vërtet studiuan, u shkolluan, me mund e sakrifica, brenda e jashtë vendit, u aftësuan e janë sot të denjë të konkurojnë me bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Por është kjo gjeneratë që sot nuk di nëse bëri mirë apo bëri keq që u shkollua, pasi nuk po e gjen vetën kurrkund. Sepse edhe puna edhe paraja sërish kalon nga partia

Ky nuk është as faj baballarësh, e as djemsh. Kjo është një vrimë e zezë në historinë e Shqipërisë. Ne, nga diktatura nuk kaluam në demokraci, por në një rrumpallë politiko-ekonomike, në një lloj ekonomie tregu, ku sipërmarrja dhe pushteti janë një dhe ku njerëzit e thjeshtë nuk konsiderohen si qytetarë, por vetëm si konsumatorë.
E keqja është se ata që zhvatën e grabitën, tani mendojnë seriozisht se Shqipëria është pronë e tyre dhe po i bëjnë letrat që tua lënë me hipotektë bijve të tyre. Unë nuk mendoj se këtu kanë faj më baballarët

*(Titulli është redaksional, titulli orgjinal është: Post-diktatura, si një vrimë e zezë në historinë e Shqipërisë!)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog endri shabani mentor kikia prinder na genjyet endri shabani mentor kikia prinder na genjyet

Sondazh

Poll
Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...

Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj