LIVE UPDATES
Insights

Pse Basha dhe Kryemadhi kundërshtojnë listat e hapura për deputetë në zgjedhje

14 Janar 2020, 06:04 Nga DOSJA
Pse Basha dhe Kryemadhi kundërshtojnë listat e hapura për

Nga duhet filluar?”, kjo është një pyetje që e dëgjon shpesh sot midis njerëzve që kërkojnë ndryshim. Po për të shkuar ku? – është pyetja e dytë që do ta pasonte atë të parën, sepse dihet se synimi përcakton edhe fillimin e lëvizjes sonë. Për shembull, nëse synojmë të çlirojmë Shqipërinë nga kapja e shtetit apo të kalërojmë sistemin që ka kapur shtetin, janë dy synime që na përcaktojnë fillime të ndryshme. Këto radhë po i shkruaj i nxitur nga një debat që është ndezur këto ditë lidhur me propozimin e hedhur nga Nisma Thurje (firmosur nga 50 000 qytetarë), ku kërkohet ndryshimi i sistemit elektoral që kemi, (i ashtuquajtur proporcional lokal me lista të mbyllura), në favor të një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura. Debati është ndezur sepse kryetari i PD-së, Lulizm Basha, iu kundërvu së fundi këtij propozimi duke argumentuar se kjo nuk e shmang abuzimin me votën dhe vjedhjen e saj, duke shtuar madje se diskursi se fajin e ka sistemi zgjedhor çon ujë në mullirin e Ramës. Sipas Bashës, fillimi duhet kërkuar tjetërkund: te shkëputja e lidhjeve të politikës me krimin, për çka fajtor bën Edi Ramën. Po si mund të kryhet kjo? – është pyetja që lind vetvetiu – qoftë edhe për të hequr fajtorin Rama. Dhe këtu gjykoj se nuk mund të mos i kthehemi debatit mbi propozimin në fjalë, ku po përpiqem të jap disa argumente në favor të tij.

Më së pari, më duhet të them se kjo nismë nuk duhet paraqitur si zgjidhja e problemeve që ka Shqipëria. Metaforikisht do të thosha se tumori shqiptar nuk ka prekur një organ të vetëm, kurimi i të cilit (apo operimi) do të shëronte të gjithë trupin. Ky tumor tashmë ka lëshuar metastaza gjithandej dhe prandaj kurimi – d.m.th. fillimi – nuk mund të bazohet vetëm në ndërhyrjen në një organ të vetëm, por te një terapi shumë më komplekse, që do të synonte goditjen e metastazave në të gjitha organet e prekura. Po cili është ky tumor? Për mua ai nuk konsiston te përqendrimi i pushtetit në duart e kryetarit të partisë në pushtet, por te rritja galopante e pushtetit të një grushti relativisht të vogël oligarkësh dhe njerëzish të krimit, që kanë kapur me metastazat e tyre partitë dhe nëpërmjet tyre organet e pushtetit qendror e atij lokal, parlamentin, drejtësinë, ekonominë, tregun, mediat, shoqërinë civile, krejt shoqërinë. E përdora në shumës: “partitë” – çka nuk i pëlqen Lulzim Bashës – sepse mendoj se ky tumor fillimet e tij i ka shumë më herët sesa koha kur Edi Rama u bë Kryeministër. Pajtohem me atë se me Edi Ramën shtrirja e metastazave ka arritur një pikë kulminante, pasi me sëmundjen e tij, që Platoni do ta quante “pleoneksi” (etja e pangopshme për të marrë atë që u takon të tjerëve, pasi ata i mendon se ekzistojnë thjesht e vetëm për ty), tumori ka marrë një zhvillim virulent të paparë. Por ta reduktosh pleoneksinë te Edi Rama – siç bëri së fundmi Basha – do të thotë të çosh ujë në mullirin e sistemit pleoneksist që kryeson Edi Rama, pa na dhënë asnjë garanci se i gjithëpushtetshmi i partisë së radhës në pushtet nuk do të punojë për të. Nisur nga kjo, them se propozimi i Nismës Thurje meriton të debatohet jo përballë çështjes nëse duhet dobësuar apo jo pushteti i kryetarëve, por përballë çështjes nëse Reforma Zgjedhore e propozuar e dobëson apo jo pushtetin e atij grushti njerëzish me mendësi grabitqare dhe kriminale, pa paratë dhe mbështetjen e të cilëve pushteti autoritar i kryetarëve do të ridimensionohej në favor të demokracisë? Mua më duket se ka disa argumente serioze, që shkojnë në favor të idesë se sistemi me lista të hapura i propozuar ndihmon luftimin e pushtetit pleoneksist. Le të analizojmë pak sistemin aktual. Sipas tij, në çdo zonë elektorale zgjidhet një numër i caktuar deputetësh, varësisht nga numri i banorëve të zonës. Këta variojnë nga 4 në Kukës, deri në 34 në Tiranë. Emrat e tyre përzgjidhen nga kryetarët e partive në garë. Pra, sipas këtij sistemi, kuksiani nuk ndikon në zgjedhjen e deputetëve të Shkodrës dhe po kështu shkodrani nuk ndikon në zgjedhjet në Durrës e me radhë. Për të arritur fitoren, kryetarët e partive hartojnë lista të mbyllura, me radhë të përcaktuar, ku për secilën zonë zgjedhin ata individë që kanë mundësi më të madhe të sigurojnë vota – kryesisht në sajë të forcës së tyre ekonomike. Kjo i ka çuar ata gjithnjë e më shumë te pleoneksistët e zonës, quaji po deshe të fortë, oligarkë apo edhe njerëz të krimit, që diku kandidojnë vetë, diku venë njerëzit e tyre. Ky është një lloj sistemi feudal, nëse mund ta përdor këtë krahasim, ku pushteti sigurohet nga lidhja e të fortëve lokalë me pushtetin qendror.

Sipas sistemit të propozuar nga Nisma Thurje, partitë do të hartojnë një listë prej 140 vetash, pa ndonjë radhë të përcaktuar nga kryetari e për të cilën do të votohet në të tërë vendin. Në fund, ata që do të marrin më shumë pikë do të dalin në krye të listës dhe do të bëhen deputetë, sipas përqindjes që ka marrë partia. Pyetja shtrohet: po të pranohet ky sistem, a do të kishte më shumë apo më pak interes një parti të vendoste të fortët e zonave (apo njerëzit e tyre) në lista, që do të votoheshin në nivel kombëtar. Mua më duket se do të kishte më pak interes, pasi, edhe nëse një i fortë i ka mjetet për të rrëmbyer vota në zonën e tij, emri i tij i keq do ta çonte partinë në humbje votash në zonat e tjera, ku ai s’ka pushtet. Në këtë pikë, dikush mund të thotë se partia mund ta mbushte listën e saj vetëm me të fortë të zonave të ndryshme apo njerëz të tyre, të cilët do të punonin në secilën zonë për të mbledhur votat dhe ja ku do të dilnim në të njëjtën qafë. Gjykoj se kjo do të ishte shumë diskredituese, aq më tepër po të kemi parasysh se të fortët dhe njerëzit e tyre tashmë janë figura të njohura dhe të diskredituara kombëtarisht, si dhe faktin se një fushatë elektorale ku kandidatët do t’u drejtoheshin të gjithë votuesve, do ta bënte shumë më të lehtë demaskimin e këtyre lloj kandidatëve. Pa dyshim, fenomeni i blerjes së votës nga të fortët nuk do të zhdukej, por mua më del se do të pakësohej. Gjithashtu, më duket se ky sistem e rrit mundësinë e dobësimit të të fortëve edhe për një arsye tjetër. Sipas sistemit aktual, në një zonë elektorale, si Kukësi p.sh., që të dalësh deputet duhet të marrësh 25% të votave të asaj zone sepse ata janë vetëm katër (së fundi janë bërë 3, për shkak të ikjes së njerëzve). Kjo demoralizon çdokënd që kërkon të krijojë apo votojë një parti të re, që kërkon të hyjë në lojë me idenë se të dyja partitë kryesore i kemi provuar se nuk kanë punuar për interesat tona. Kjo, sepse sipas sistemit aktual, votat e këtyre partive të reja, nëse nuk e arrijnë këtë prag shumë të lartë, do të shkonin të gjitha në favor të partive të mëdha. Kurse në sistemin proporcional kombëtar, parti të tilla do ta kishin shumë më të lehtë të arrinin pragje të tilla si 3- 4% (që në sistemin aktual i del vetëm Tiranës) e të fusin deputetë në Parlament.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, është i kuptueshëm mospranimi i këtij sistemi nga Edi Rama sepse sot ai ka me vete thuaje të gjithë të fortët e vendit – edhe ata që deri dje kanë punuar për PD-në apo LSI-në. Ajo që kërcet është mospranimi nga Partia Demokratike dhe LSI-ja i këtij propozimi. Një sistem i tillë kuptohet lehtë se përveç avantazheve që përmenda, do të çlironte energji të reja, si brenda këtyre partive edhe jashtë tyre, sepse kandidatët do të ishin shumë më të motivuar për të dalë në krye të listave të partive. Po ashtu, nëse lindin parti të reja në sajë të këtij sistemi, ta do mendja se do të lindnin me premtimin për goditje të pushtetit të të fortëve, që tashmë është identifikuar si tumori që po na shkatërron dhe kështu do të ishin shumë më të gatshme të bashkëpunonin me opozitën aktuale sesa me Edi Ramën. Prandaj, gjykoj se shpjegimi i refuzimit lidhet me faktin se një sistem elektoral i tillë rrezikon pushtetin e shumë individëve, që bëjnë pjesë në hierarkitë tashmë të konsoliduara brenda këtyre partive, duke vënë në pikëpyetje ndoshta deri pushtetin e kryetarit. Por të vazhdosh kështu edhe në gjendjen ku jemi, do të thotë të ngulmosh në atë qasje që i ka çuar gjithnjë politikanët shqiptarë të sakrifikojnë interesat e shumicës për interesa të pushtetit personal. Kjo qasje më duket se është dy herë fatale, sepse sikurse e kam shkruar edhe herë tjetër, opozita jonë sot është e dënuar që, ose ta rrëzojë pleoneksistin Rama së bashku me sistemin pleoneksik që e mban në pushtet, ose të eliminohet krejt prej tij, pasi ky dhe sistemi tashmë janë bërë dy anë të së njëjtës medalje. Sigurisht, sikurse e thashë më sipër, për këtë duhet punuar në shumë fronte, duhen bërë shumë beteja, por një nga këto më duket se do të ishte edhe ajo e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Marrë nga Panorama

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione

Sondazh

Poll
Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend