LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Shembulli më i mirë’ Epidemiologu: Më shumë kujdes për Krujën, kopjoni ‘studentin’ më të mirë Gjermani

9 Maj 2020, 10:28 Nga DOSJA
‘Shembulli më i mirë’ Epidemiologu: Më shumë

TIRANË– Në një kohë që edhe Shqipëria është prekur nga koronavirusi dhe janë infektuar 856 persona e kanë humbur jetën 31 të tjerë, ende situata në vendi tonë nuk është e qetësuar totalisht, ndërkohë që gradualisht ka nisur lehtësimi i masave.

Lidhur gjendjen e krijuar nga mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka analizuar disa të dhëna sa i përket  situatës mbi virusin në Shqipëri duke e krahasuar me atë çfarë po ndodh në Itali dhe Gjermani.

Sipas Alimehmeti thuhet se Shqipëria duhet të marrë shembull nga  Gjermania, “si studentin më të mirë dhe jo Italinë, si studentin më të keq”, duke shtuar se masat duhej të ishin liruar edhe më herët dhe se ritmi mund të jetë shumë më i lartë.

Ndër të tjera Alimehmeti shkruan se Kruja dhe Kurbini nuk e kanë shtimin e rasteve për shkak të lirimit t ëmasave por për shkak se fasoneritë kanë qëndruar hapur dhe se lirimi i masave është krejtësisht i logjikshëm.  Në fund epidemiologu thekson se kujdesi duhet  të jetë  më i madh për qytetin e Krujës.

POSTIMI I PLOTË:

“Masat po lirohen gradualisht! Por, a po lirohen në kohën dhe me ritmin e duhur?

A bën kuptim që kemi zona të kuqe edhe pse kanë fare pak raste? Sa është toleranca e sigurisë? Këtë pyetje ma bëjnë shpesh miq, kolegë, familjarë, gazetarë por asnjë politikan.

Po ju paraqes përllogaritjen e bazuar mbi vendimin e Qeverisë së Gjermanisë dhe reflektimin në shifrat tona. Pse zgjodha Gjermaninë? Sepse kur nuk ke studiuar për provim, kopjon nga studenti më i mirë (Gjermania) dhe jo nga studenti më i keq (Italia).

Gjithashtu, Gjermani ka ecur më keq se Shqipëria për sa i përket COVID-19, me 90 vdekje për 1 milionë banorë në Gjermani, ndërkohë që në Shqipëri janë 11.

Kancelarja Merkel deklaroi se masat do të lirohen ndjeshëm duke përdorur si fren sigurie numrin e rasteve të reja 50 raste për 100.000 banorë në javë në një zonë të caktuar. Dhe masat do të vendosen vetëm në këtë zonë! Si përkthehet për Shqipërinë?

Aktualisht asnjë zonë, bashki apo qark i Shqipërisë nuk i ka 50 raste për 100.000 banorë, nëse bazohemi mbi rastet e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale për datat 2 deri 8 Maj 2020. Sa raste të reja në javë është toleranca maksimale për çdo qark? Konsultoni grafikun në fund.

Në nivel qarku:

Situatën “më të vështirë” e paraqet qarku i Durrësit që ka arritur 11.7% të tolerancës, por që në fakt kjo shifër është e rritur nga Kruja që ndodhet në këtë qark. I dyti pason qarku i Tiranës, që përfshin edhe Kamzën, me 7.9% të tolerancës së përdorur. Vijon qarku i Lezhës, ku ndodhet Kurbini, me 6.5% të tolerancës. Në bisht mbeten Shkodra (5.0%), Fieri (2.8%), Kukësi (2.7%) dhe Elbasani (1.5%).

NË NIVEL QARKU, TË GJITHA QARQET DUHET TË JENË “ZONË E GJELBËR”!

Por kujdes, disa bashki janë më ndryshe dhe duhen analizuar më vete.

Në nivel Bashkie:

Bashkia e Krujës shfaq kuadrin më negativ, me 53.5% të tolerancës së arritur. Në vend të dytë në barazim janë Kamza dhe Kurbini, me 17.3% të tolerancës së arritur.

Vijon Tirana me nivel tolerance 10.9%.

Në bisht mbeten Shkodra (5.0%), Kukësi (2.7%), Elbasani (1.5%) dhe Durrësi (1.1%).

NË NIVEL BASHKIE, TË GJITHA BASHKITË DUHET TË JENË “ZONË E GJELBËR”!

FLAMUR KUJDESI PËR BASHKINË E KRUJËS!

KUJTESË: Kruja dhe Kurbini nuk e kanë rritjen e rasteve për shkak të lirimit të masave por për shkak të mbajtjes hapur të industrisë fasone. Pra, lirimi i masave është krejtësisht i logjikshëm.

Përgjigja ndaj pyetjeve tuaja miq, bazuar mbi shifra janë:

Masat mund të ishin liruar që më herët, pra momenti i duhur është patjetër! Ritmi mund të jetë shumë më i lartë!

(Gjermania ka në plan hapjen e shkollave dhe lejimin e aktiviteteve sportive, gjithashtu nuk e ka të ndaluar lëvizjen edhe pse ka nëntëfish më shumë vdekje se Shqipëria.)

Toleranca është shumë e lartë, mbi 10-fish të rasteve aktuale, me përjashtim të Krujës ku duhet patur kujdes. Forca miq! Gjithçka po shkon mirë! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Kujdes: Situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar.”

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Maj 2020, 09:33

Ndoshta kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalimin e lëvizjes për pensionistët por edhe për djemtë dhe vajzat mbi 14 vjeç.Në qytetin e Shkodrës pension...

Aktualitet 9 Maj 2020, 09:03

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar shifrat e koronavirusit në vend. Sot janë shënuar vetëm 6 raste të reja, 3 në Krujë dhe po aq në Tiranë, d...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron