LIVE UPDATES
Bota

Pse u godit rëndë Italia nga koronavirusi, dy gabime fatale të një spitali në Lodi sollën epideminë

10 Mars 2020, 16:19 Nga DOSJA
Pse u godit rëndë Italia nga koronavirusi, dy gabime fatale të

ITALI -Pakujdesia në diagnostifikimin dhe nënvleftësimi i simptomave të të sëmurëve mendohet se është shkaku kryesor për përhapjen e madhe të infeksionit në Itali në nivelin e epidemisë.

Në fillim u duk se çdo gjë ishte nën kontroll. Rastet e para me koronavirus u identifikuan dhe u mbajtën lehtësisht në kontroll—2 turistë kinezë të identifikuar me koronavirus më 30 janar u izoluan menjëherë në një spital në jug të Romës, sikurse u bë për dy të prekur të tjerë, një djalë 27 vjeçar dhe një burrë 47 vjeçar, të dy të kthyer nga Kina.

Në izolim u futën më 7 shkurt edhe 55 italianë të riatdhesuar nga Kina, të cilët më pas rezultuan të paprekur ndaj koronavirusi, gjatë javëve të fundit të janarit. Deri në këtë moment në Itali çdo gjë ishte normale dhe joshqetësuese. Mjaftoi një gabim në protokollin e spitalit Codogno, në Lodi, një qytezë e Lombardisë, për të përhapur infeksionin.

Më 16 shkurt në spitalin e Lodit paraqitet një burrë 38 vjeç me temperaturë të lartë. Mjekët nuk dyshuan për koronavirus, vetëm sepse ai nuk kishte vizituar asnjë nga vendet e prekura, dhe nuk e mbajtën për trajtim.

Personi, i cili tani konsiderohet ‘pacienti 1’ në Lodi, pasi doli nga spitali, mori pjesë në një lojë futbolli me ekipin e qytetit dhe në një aktivitet të organizuar nga Kryqi i Kuq, dhe shkoi rregullisht në punë të tre ditët në vazhdim.

Më 19 shkurt në orën 3 të mëngjesit ai u paraqitet sërisht në spital, me krizë në frymëmarrje. Ai u shtrua menjëherë.

Testi për koronavirus u bë më 20 shkurt paradite. Por deri në momentin e daljes së rezultateve të testimit ai kishte qenë për 36 orë në kontakt normal me mjekë, infermierë, familjarë dhe me të sëmurë të tjerë.

Gjatë këtyre katër ditëve ai infektoi të afërm, miq, infermierë dhe mjekë.

Pas diagnostikimit dhe rëndimit të gjendjes së tij ai është futur në repartin e reanimacionit, dhe sipas gazetës Corriere Della Sera, personeli shëndetësor ka qenë i pambrojtur ndaj ai ka infektuar edhe dy anestezistë, pavarësisht masave të marra sipas protokollit.

Gabimi i dytë ishte se, fillimisht, u vendos të mbyllej menjëherë spitali dhe mjekët e turnit të natës u dërguan të gjithë në shtëpi. Por të nesërmen, vendimi u ndryshua, spitali u hap dhe mjekët u rrithirrën në punë në mëngjes duke u përzjerë me mjekët dhe personelin e shëndoshë, çfarë infektoi shumë prej tyre.

Massimo Galli, drejtues i katedrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Milanos dhe shef i repartit të Sëmundjeve infektive në Spitalin Sacco të Milanos, shpjegoi për gazetën Corriere, se pikërisht kjo ishte edhe arsyeja pse u përhap kaq shumë virusi në Itali:

“Sëmundja u aktivizua në spital, njësoj siç ndodhi me virusin MERS në Seul në 2015. Fatkeqësisht në këto raste spitalet mund të kthehen në një amplifikues të përhapjes së sëmundjes.

Virusi erdhi nga një i sëmurë i cili nuk paraqiste asnjë lloj rreziku: kontakt me pacientë të tjerë me të njëjtën sëmundje ose me prejardhje nga një vend i lidhur me infeksionin.

Ai ka ardhur në spital në fazë inkubacioni, ka zhvilluar infeksionin kur ishte në Itali me një kuadër klinik me simptoma të lehta, të cilat i kanë lejuar të bëj një jetë normale dhe në këtë mënyrë ka infektuar pa vetëdije një sërë personash.

Ende nuk e dimë se kush e ka sjell në Codogno sëmundjen, por dihet me siguri që rasti i parë covid-19, nuk është trajtuar si tillë sepse është keq diagnostikuar, nënvleftësuar duke shkaktuar përhapjen e sëmundjes.”

Marrë nga Exit.al

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dy gabime te spitalit ne itali koronavirusi ne itali dy gabime te spitalit ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë