LIVE UPDATES
Aktualitet

“U dënua përjetë nga urdhri i Berishës”/ Si u implikua Jaho Mulosmani në vrasjen e Azem Hajdarit, Zylfie Haklaj rrëfen

11 Shkurt 2020, 20:45 Nga DOSJA
“U dënua përjetë nga urdhri i Berishës”/ Si u

TIRANË- Pas ngjarjes ku mbeti i vrarë Azem Hajdari, Haklaj me Mulosmanin udhëtojnë drejt Tropojës përgjatë gjithë natës. Sipas vendimit final të gjykatës, edhe Jaho Mulosmani ka qëlluar me një pistoletë 9 milimetërshe në drejtim të Hajdarit dhe truprojave të tij. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Sot, familja Haklaj, mohon kategorikisht që në vrasjen e Hajdarit të kenë marrë pjesë Mulosmani dhe Çangu.

“Fatmiri mendoi që kur vjen dikush me armë nuk ka rrugë tjetër, edhe Naimi është përpjekur ta ndalojë, edhe sot djemtë e tij janë me PD-në”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Pas ngjarjes, lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi me emër si autor të krimit pikërisht Jaho Sali Mulosmanin. Ai, nuk e përmendi fare emrin e Fatmir Haklajt, sa kohë ky i fundit ishte gjallë.

“Jaho ka qenë Shef Rendi, ka thënë Jaho Mulosmani, ka dashur ta bëjë politike. Ai e di që Jaho s’ka pasur asnjë ndikim në vrasjen e Azem Hajdarit”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Nuk dihet nëse Berisha i trembej hakmarrjes së Haklajve apo nuk kishte informacion të saktë mbi autorësinë e krimit. Madje, edhe kur Fatmiri u rikthye në polici në vitin 1999, ai akuzonte Partinë Socialiste se po vishte banditët me uniformë, por emrin e Haklajt nuk e përmendi.

“Kurrë se ka përmendur emrin e Fatmirit, kur u kthye në detyrë akuzonte PS-në, por jo Fatmirin personalisht. Nuk e di a ka pasur frikë Berisha nga familja jonë por siëdo njeri prej mishi e gjaku edhe Sali Berisha ka frikë”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Mbrëmjen e krimit, Ministri i Brendshëm i asaj kohe i kërkoi shefit të krimeve në Tropojë Kastriot Gjongecit të verifikonte në kullën e Mulosmanëve në Bujan, prezencën e Jahos. Atje, u del para policëve babai i tij Sali Mulosmani dhe u thotë se Jaho është sëmurë në shtrat dhe nuk mund të dalë. Të nesërmen, Jaho u paraqit në punë në komisariat, pasi kishte udhëtuar përgjatë gjithë natës nga Tirana. Edhe pse sot është pas hekurave, Jaho Mulosmani konsiderohet si një prej njerëzve më të rrezikshëm pranë Haklajve.

“Nuk kemi tentuar për të kontaktuar, nga frika se mund tu ndodhë ndonjë gjë. Po qëndron në burg padrejtësisht Jaho Salihi. Është dënuar me burgim të përjetshëm nga fjala e Sali Berishës”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Në lidhje me ngjarjen, janë dënuar edhe vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, përkatësisht me 25 dhe 20 vite heqje lirie. Ismeti e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Implikimi i tij ishte vetëm udhëtimi në një prej mjeteve me Fatmir Haklajn, nga Tropoja në Tiranë. Ndërkohë, për Izet Haxhinë, në vendimin final të gjykatës thuhej se ai është personi që nxori në pritë Azem Hajdarin. Ai i është dorëzuar autoriteteve pas shumë viteve në arrati dhe është në pritje të rigjykimit.

“Asnjë lidhje s’ka pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jaho mulosmani zylfie haklaj jaho mulosmani zylfie haklaj

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shkurt 2020, 18:37

TIRANË- Abc News vijon sot publikimin e pjesës së dytë të intervistes së gazetarit Artan Hoxha me Dritan Rexhepin, 40 vjeçarit nga Velça i dë...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës