LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, letra e diplomatit amerikan: Largohuni nga marrëveshja e keqe për të marrë një të mirë

19 Mars 2020, 15:34 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, letra e diplomatit amerikan: Largohuni nga

KOSOVË– Diplomati amerikan Daniel Serwer përmes një letre drejtuar Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se kjo është një përgjigje ndaj tij, të cilën e ka bërë publike që prej vitit 1999.

Nuk është e mençur të besosh që Uashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” procesit të errët të dialogut Kosovë-Serbi. Shumë pak vetë në Uashington janë në djeni të asaj që po ndodh, dhe më pak brengosen për këtë nismë të shtyrë nga lobistët e Serbisë në një administratë që kujdeset pak për Ballkanin dhe aspak për Kosovën”– janë këto disa reshtaqë  diplomati dhe analisti amerikan, Daniel Serwer i ka drejtuar presidentit të Kosovës.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme  të largohet nga  një marrëveshje e keqe për të pasur në këmbim të saj një të mirë ëpr shtetin, me  ndihmën me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

“Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së. Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet. Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin.”-ka shkruar Serwer

Ndërsa Presidenti i Kosovës Thaçi i ishte përgjigjur shqetësimeve të ish diplomatit amerikan Shaun Byrnes dhe vetë Daniel Serverit për çështjen e dialogut Kosovë -Serbi: I zhgënjyer kur shoh miqtë e Kosovës dhe të mi Daniel Serwer & Byrnes duke u mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka asnjë marrëveshje sekrete apo çfarëdo që të jetë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një e tillë mund të arrihet përmes një procesi transparent me lidershipin amerikan dhe ju ftoj të ndihmoni. Richard Grenell është duke bërë një punë të shkëlqyeshme. Uashingtoni ka vëmendje të plotë në dialogun Kosovë-Serbi. Është barra e brezit tonë për t’i dhënë fund konfliktit dhe hapjes së rrugës për integrimin euro-atlantik dhe prosperitetin ekonomik. Ne kemi nevojë për mbështetje për këtë proces, jo pengesa, as kundërshtime. Ka të bëjë me fëmijët tanë”.

Letra e plotë e Daniel Server:

Kjo është përgjigjja ime ndaj Presidentit, të cilin e kam njohur që nga vizita e tij e parë në SHBA, pas luftës në vitin 1999:

I dashur Hashim,

Unë jam plotësisht “simpatizues” ndaj ambicieve euro-atlantike të Kosovës dhe vazhdimisht kam bërë përpjekje për këtë qëllim.

Por nuk është e mençur të besosh që Uashingtoni i kushton “vëmendje të plotë” dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka qenë një proces krejtësisht i errët. Pak në Uashington madje e dinë që po ndodh, dhe më pak brengosen për këtë.Kjo pavëmendje u ka dhënë mundësinë lobistëve të angazhuar nga Beogradi të ndikojnë në një administratë që kujdeset pak për Ballkanin dhe aspak për Kosovën, të cilën e konsideron si produkt të Administratës së përçmuar të (Bill) Clintonit. Më keq se pavëmendja amerikane dhe paragjykimi pro-serb është se populli i Kosovës dhe i Serbisë nuk dinë asgjë për atë që po diskutohet në takimet tuaja të përsëritura me presidentin (Aleksandar) Vuçiq.Qytetarët tuaj kanë kërkuar transparencë. Unë kam kërkuar më shumë se një herë për një azhurnim. Asgjë nuk ka. Kjo ju lë “të ekspozuar” ndaj thashethemeve, të cilat nuk janë domosdoshmërisht të sakta. Vetëm transparenca që ju premtoni mund ta rregullojë atë problem.Richard Grenell është një njeri që ka dështuar si ambasador në Gjermani dhe po dështon si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare.Ai gjithsesi po bën një punë “mashtruese” në Ballkan, duke prezantuar marrëveshjet e vogla të transportit si hapa të mëdhenj përpara.Ai po punon gjithashtu shumë për të bërë presion ndaj kryeministrit (Albin) Kurti me kërcënimet e tërheqjes së trupave dhe ndihmave amerikane.Albini është i përkulur, por jo akoma i thyer përballë kërkesës së SHBA që ai të largojë taksën për mallrat serbe.Qëllimi përfundimtar i Grenellit është shkëmbimi i tokës/njerëzve që administrata Trump po bën presion dhe ju keni treguar shenja se mund të pranoni.Një shumicë e popullsisë suaj, përfshirë serbët në jug të Ibrit, janë kundër kësaj ideje të pakuptimtë, e cila do ta bënte Kosovën një burim paqëndrueshmërie në të gjithë Ballkanin dhe më gjerë.Ju sigurisht që mund të më bindni se jam gabim në të menduarit se jeni gati të tregtoni pjesë të Kosovës me popullsi serbe për hapësira të Serbisë me popullsi shqiptare: jepni parlamentit të Kosovës një llogari të plotë dhe të ndershme të bisedimeve me Vuçiqin.Kjo duhet të përfshijë agjendat, çdo draft ose propozim nga secila palë, dhe një transkriptim të plotë të dialogut në nivelin më të lartë dhe në çdo grup punues.Pastaj kthejeni përgjegjësinë për dialogun me qeverinë, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi dhe parlamenti tani e ka konfirmuar.Bërja e Albinit udhëheqës (të dialogut) t’ju heq ngarkesën dhe do t’i vendosë serbët në një pozitë të vështirë, pasi kryeministrja e tyre – e favorizuara e presidentit – nuk mund të pretendojë të ketë llojin e mandatit popullor që ka Albini.Ju jeni pa dyshim i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve që sollën Albinin në pushtet, pasi ata lanë partinë tuaj në vendin e tretë.Por, të punosh me vendin e dytë të zgjedhjeve për të rrëzuar Kryeministrin nuk do t’i bëjë aspak mirë Kosovës.Kjo rrezikon të ndezë një stuhi që do t’i japë fund perspektivës së pezullimit të taksës ose përparimit edhe më tej me dialogun me Serbinë.Për një atdhetar kosovar, dhe shpresoj se kam të drejtë të supozoj se do të dëshironit të konsideroheshit si i tillë, shpejtësia nuk duhet të jetë përparësia.Nuk ka asnjë avantazh në synimin e një marrëveshje përpara zgjedhjeve të 26 prillit të Serbisë.

Presidenti Vuçiç do të jetë më i lirë të bëjë lëshime për Kosovën pas zgjedhjeve sesa më parë. Kosova do të ishte e mençur të presë edhe më gjatë: derisa pasi amerikanët të shkojnë në votime në 3 nëntor.Nëse atëherë ekziston një President (Joe) Biden – një mik i vërtetë i Kosovës – mund të prisni që ai të fuqizojë një të dërguar serioz për të bashkëpunuar me Evropën, diçka që Grenell nuk mund ta bëjë kurrë, sepse ai dhe Presidenti Trump “ndjejnë neveri ndaJ” Bashkimit Evropian, në arritjen e marrëveshjeve serioze midis Kosovës dhe Serbisë.Aksioni i përbashkët i SHBA/BE është një parakusht për të sjellë presion të papërballueshëm për Beogradin. Grenell as nuk po përpiqet për ta bërë një gjë të tillë.Nëse Trump rizgjidhet, kushdo që është në pushtet në Kosovë do të duhet të “jetë i gatshëm” për të mbrojtur vendin tuaj nga sulmi i ideve të këqija të ndarjes – pëlqimet e Grenell do të vazhdojnë të gjenerohen.Shumica e qytetarëve tuaj duan një marrëveshje me Serbinë që e njeh shtetin e Kosovës si sovran dhe të pavarur brenda kufijve të saj aktual dhe i lejon asaj të hyjë në Kombet e Bashkuara.Kjo nuk është në ofertë akoma. Kosova duhet të jetë e gatshme të largohet nga një marrëveshje e keqe në mënyrë që të marrë një të mirë, në kohën e duhur dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.Deri atëherë, përmirësimet në rritje janë gjithçka që mund të shpresohet.Arti i qeverisjes kërkon që të inkurajoni qytetarët tuaj të jenë të durueshëm. Gjëra të mira vijnë për ata që mund të presin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni daniel serwer dialogu kosove-serbi hashim thaci daniel serwer dialogu kosove-serbi hashim thaci

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë