LIVE UPDATES
Art&Argëtim

17 janar 1991/ Dita e fundit e Musinesë në Rrëshen!

18 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA
17 janar 1991/ Dita e fundit e Musinesë në Rrëshen!

RRËSHEN– Ishte data 17 janar 1991, vetëm pak ditë pasi kishte rënë diktatura komuniste në Shqipëri. Hektor Kokalari, u nis nga Tirana drejt Rrëshenit, bashkë me të birin Vesimin. Atje do të kërkonte vendin e varrimit të hallës, Musine Kokalari.

Ishte dimër i ftohtë e me trazira të forta politike. Por Hektori mezi e kishte pritur këtë moment. I ishte mohuar e drejta për të jetuar me hallën e tij, Musine Kokalarin dhe gjithashtu i ishte mohuar e drejta për të qenë aty kur ajo ndërroi jetë pas një sëmundjeje sfilitëse, në varfëri e vetmi. Kishte rënë regjimi e diktatori që kishte dënuar shkrimtaren e shquar shqiptare, për së gjalli e për së vdekuri. Kishte ardhur koha që eshtrat e Musinesë të gjenin prehje pranë prindërve të saj.

Me të mbërritur në Rrëshen, Hektori me të birin shkuan në komunale ku kërkuan lejë për zhvarrimin e eshtrave të Musine Kokalarit.

Punonjësit e komunales e kishin shoqëruar deri atje. Mes dhimbjes, Hektori kish nisur të mënjanonte borën për të gjetur saktësisht hapësirën ku prehej Musineja. Pas gërmimeve kishin nisur të shfaqeshin eshtrat. Hektori po i nxirrte eshtrat duke i pastruar nga balta. I duhej të punonte me nxitim sepse atje në Rrëshen pritej atë ditë mitingu i parë i Partisë Demokratike dhe i gjithë Sigurimi i shtetit ishte ngritur në këmbë e shpërndarë nëpër Rrëshen. Punonjësit e komunales e kishin lajmëruar të nxitonte se mund ta kapnin trazirat që priteshin atë ditë atje.

Kështu u nisën me nxitim drejt Tiranës për t’u ndeshur në dalje të Rrëshenit me popullin që po grumbullohej për mitingun e Partisë Demokratike. Atje ishin edhe punonjës të Sigurimit të shtetit dhe kryetyari i Degës, E. Çifliku. Tek shihnin sigurimsat e tmerruar nga çfarë po ngjiste në Shqipëri me rënien e regjimit të tyre, Hektori dhe i biri ende të frikësuar, mbanin afër eshtrat …. Të gjitha palët ishin të frikësuar, sigurimsat, por edhe ata që po mblidheshin kundër tyre në atë miting të parë të lirisë në Rrëshen.

E vetmja që s’mund të kishte frikë ishte Musineja… eshtrat e saj të mbledhura në atë copë vend, po largoheshin nga Rrësheni ku kishte jetuar 19 vjet e ku ishte varrosur në heshtje.  Ishte takimi i fundit i Musinesë me xhelatët e saj, Sigurimin e shtetit… Pak orë më vonë ajo do prehej e qete në varrezat e Tiranës, pranë prindërve të saj.

Musineja u largua nga Rrësheni atë ditë të ftohtë dimri në vitin 1991, duke lënë pas historinë e dhimbshme të jetës së saj.

Jeta në Rrëshen

Ata që jetuan në Rrëshen në vitet e vështira të Musinesë, e mbajnë mend gruan e vetmuar tek bënte xhiron e përditshme, nga qyteti deri në periferi tek Ura e Fanit.

“Nuk të fliste, se donte mos të bënte keq. Të përshëndeste kur nuk e shihte kush. Pas punës vetëm lexonte dhe shëtiste deri te Ura e Fanit. Nxirrte karrigen në oborrin e shtëpisë përdhese, ku banonte dhe lexonte libra. Në atë banesë banonin katër familje: Musineja e vetme, Sulë Haruni me familjen, Myzejen Kalo, me sa mbaj mend dhe një familjar tjetër me ngjyrë, ku secila familje kishte nga një dhomë. Aty patën banuar dhe dy motrat, Dyshja (Yldyshanja) dhe Myzejeni. Një herë u përmbyt oborri dhe ata dolën vetëm kur u largua uji vetë për në Zmé”. Dy motrat kishin qenë me shkollë, Dyshja kishte mbaruar për Mjekësi, por mezi e kishin caktuar infermiere në Fermë. Myzejeni kishte studiuar në universitet për Gjuhë Ruse, por nuk e kishin lënë ta ushtronte mësuesinë”, kështu rrëfente për GSH, Age Nikollë Gjeçi, gruaja që kishte jetuar ngjitur me Musine Kokalarin në kasollet në Rrëshen.

Dita e fundit

Ishte data 13 gusht. Dera e kasolles së Musinesë ishte e hapur. E kishte lënë vetë ashtu sepse e dinte se ishte në çastet e  fundit të jetës. Komshinjtë e saj bashkëvuajtës e gjetën në mëngjes të pajetë dhe nisën të organizohen për të kryer ceremoninë e varrimit. E ka rrëfyer Age Gjeçi edhe këtë moment: “Musineja e dinte se po vdiste, ndaj kishte lënë derën hapur. Sapo u gjet e vdekur, u njoftua Këshilli Popullor i Qytetit. Di që erdhën dhe morën ato pak libra që ishin. E ka varrosur Komunalja me punëtorët e saj. Njerëzit kishin frikë të shkonin. Nga komshinjtë kanë qenë në varrim vetëm Agim Haruni, Myzejen Kalo, Dyshja dhe pak të tjerë”.

Myzejen Kalo ishte një ndër njerëzit e afërt për Musine Kokalarin e cila ka organizuar edhe varrimin e së ndjerës. Motra e saj, Yldyshe Kalo, gjithashtu pjesëmarrëse në varrimin e Musinesë, ka rrëfyer në një dokumentar me autor Agim Popoci se kishte qenë aty bashkë me pak komshinj ditën e varrimit. Një ndër dëshmitarët e asaj ngjarjeje është edhe Jakup Hysni Isufi, shoferi që e ka mbartur me makinë për në varreza. “E kam çue unë Musinenë për në varreza, me makinën time skodë reportabël e Parkut të Mallrave Rrëshen. Më tha Agim Haruni për këtë gjë, ndoshta ngaqë me atë vetë dhe me Musinenë kisha komshie motrën time, Fahrien!…”

Musine Kokalari është ndër gratë e para që u dënuan nga regjimi komunist. Shkrimatrja e parë shqiptare, intelektualja dhe aktivistja politike, u arrestua më 17 janar 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit. Vuajti 18 vite burg dhe më pas, kaloi 19 vitet e tjera të jetës së saj e internuar në Rrëshen, deri më 13 gusht 1983, kur ndërroi jetë e sëmurë dhe në vetmi.

Marrë nga kujto.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur jeta në rrëshen musine kokalari jeta në rrëshen musine kokalari

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 18 Shkurt 2020, 09:51

MANHATTAN– Modelja 25-vjeçare me origjinë  afrikano-amerikane, refuzon të performojë me veshjen që tregon pamjen e një majmuni, që nxjerr në pah buzët e ...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë