LIVE UPDATES
Politike

Partitë e Luginës bëhen bashkë? Kreu i PDSH kundër Cakajt: Po na përdor për lojën e Vuçiç, opozita nuk futet në zgjed

17 Janar 2020, 19:16 Nga DOSJA
Partitë e Luginës bëhen bashkë? Kreu i PDSH kundër

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, njoftoi dje unifikimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës  për të kandiduar me një listë të vetme në zgjedhjet e parlamentare në Serbi. Në takim u vunë re mungesa, mes tyre edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Në një lidhje me skype për RTV Ora, Mustafa u shpreh kritik ndaj Cakaj dhe Tiranës zyrtare duke e cilësuar gjithçka një mashtrim.

Mustafa: Ishim në takimin e Cakaj me 22-23 dhjetor. Madje tërë ditën me 25 dhjetor dhe e kam vënë në dijeni për qëndrimin e PDSH se në këto zgjedhje nuk mund të shkohet në parlamentin serb sepse vetë serbët, opozita serbe akoma nuk ka vendosur nëse do të futet apo jo në zgjehdje. Kjo nguti nga një Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kushtimisht “një kalama” të nxitohet që të unifikojë nuk është në rregull. Bashkim të vërtetë nuk ka pasur. 

Në këto kushte dje nga radhët e PDSH-së, një parti 30 vjeçare, nuk kemi qenë të ftuar vetëm se mendojmë ndryshe. Po bëjnë lojë të ngjashme me modelin e Vuçiç dhe politikës serbe me serbët e Kosovës. Por ata bëjnë dhe investim shumë të madh. Në Luginë të Preshevës as nuk ka pasur dhe as nuk do ketë ndikim të fuqishëm të qeverisë shqiptare te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të barabartë dhe të lirë.Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë të banuara me shumicë shqiptarët autoktonë.

Mustafa thotë se shqiptarët në vijimësi për 13 vjet kanë pasur përfaqësues të tyre në parlamentin serb por kjo nuk është përkthyer në garantimin e minimumit të të drejtave të tyre. Përkundrazi, shtoi ai, ndaj shqiptarëve atje po ushtrohet genocid duke i fshirë nga regjistrat zyrtarë.

Mustafa: Qeveria serbe çdo ditë shlyen nga regjistri civil, shqiptarët e gjallë i bën të padukshëm. Ky është një genocid që ndodh në bazat e dhënave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe bëhesh pjesë e një parlamenti serb… Të bëhesh pjesë e një qeverie që të shlyen votuesit e tu kjo është e papranueshme. Shqiptarët kanë pasur përfaqësues të tyre në këto 13 vjet dhe nuk është zgjidhur asgjë, nuk njihet flamuri kombëtar.

Kreu i PDSH-së me shqetësim e sheh kohën kur ndodh kjo lëvizje. Mustafa: Nuk ka mbetur ta zgjidhë Cakaj, sidmos në këtë situatë ku flitet që Medvegja, Bujanoci dhe Presheva ti bashkohen Kosovës. Pse të mos vazhdojmë në këtë linjë? Pse duhet të jemi në Serbi të okupuar akoma? Në asnjë mënyrë, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të pranojnë. Jemi deklaruar me referendum.

Për Mustafën, Minishengeni Ballkanik ka ndryshuar ekuilibrat në disfavor të shqiptarëve. Madje duke ju referuar diskutimeve të mëhershme me Cakajn ai tha se Ministri ju ka deklaruar përfaqësuesve politik të Luginës se Presidenti Thaçi i ka gënjyer me idenë se ata do ti bashkangjiten territorit të Kosovës.

Mustafa: Ne kërkojmë të jemi pjesë e Republikës së Kosovës, se çfarë ndodh me atë epilog të zgjidhjes së problemit le të merren SHBA. Në këto zgjedhje parlamentare që janë shpallur është marrë vetëm ministri Cakaj, asnjë ambasador në Serbi nuk u ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin me listë të përbashkët. Cakaj ka një qëndrim me evoluim negativ.Në fillim ka qenë pro bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. 

Tani ka ndryshuar qasje, me fillimin e bisedimeve për Shengenin Ballkanik. Personalisht ka thënë se është kundër bashkimit. Ka thënë se Presidenti Thaçi ju ka gënjyer për idenë e tij. Për shkak të Minishengenit të injorohet Kosova, këtë historia nuk ja fal asnjë shqiptari. Gjithë ky presion për nënshtrim të shqiptarëve nga Beogradit? Për të qenë servilë nga Beogradit. Sa i takon paraardhësit të Cakaj, Mustafa shprehet se “Bushati së paku ka qenë i kujdesshëm në cfarëdo deklarate. Nuk e di çfarë ka në zemër, por publikisht nuk është shprehur.” Mustafa nënvizon se ndikimet sllavo-ruse në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rrezikshme dhe të fuqishme.

(Marrë nga RTVNews)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj lugina e presheves ragni mustafa gent cakaj lugina e presheves ragni mustafa

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën