"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
DOSJA- NDRAGHETA!/ ‘Atje qeveria thotë “paguaj 1000 lekë dhe bëj çfarë të do tr**i’, përgjimet voluminoze ku flitet
25 Janar 2021, 18:41Nga DOSJA
TIRANË- Të tjera përgjime të dosjes së antimafias italiane janë zbardhur, ku edhe përmendet numri një i qeverisë së vendit, Edi Rama. Në faqen 627 të dosjes, flitet për kryeministrin, tenderat dhe ‘hisen’ prej 20% që duan personat që të “mbyllin punë” në Shqipëri. Përgjimi është regjistruar në datë 28 tetor të vitit 2017, mes Antonio Gallos dhe Tomaso e Saverio Bruttos.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Gallo: (duke parë Saverio) ti ke qenë aty?… Brutto S.: eh jo u nisa… Gallo: E cova (i referohet a D’alessandro Luciano) tek njëri (i referohet shqiptarit Nik)
Burri: Po…
Gallo: komando Presidentin … Kryeministrin … dhe unë i thashë qartë … para Lucianos … Unë i thashë ti më jep kontratat ‘ENI inc’ … që ata marrin 20% (ryshfet)
Burri: Po…
Gallo:… ok? … në janar edhe në spitale … ( dëgjohen zhurma)
Ndërkohë që në faqen 582, përmendet Qeveria shqiptare dhe marrëdhënia e të huajve me taksat në vendin tonë. Në përgjime, Shqipëria portretizohet si një vend, ku mund të bësh çfarë të duash përsa kohë kontakton njerëzit e duhur për të mbyllur punë.
PJESË NGA PËRGJIMET:
Brutto: nuk i kontrollojnë ata … atje qeveria ju thotë ju duhet të paguani ta zëmë 1000 lekë në vit taksa, ju paguani ato taksa dhe pastaj bëni ç’t’ju dojë tr*pi…… por ju duhet t’i paguani ato taksa.
Talarico: Po por ato kanë një pazar, kur vjen tak 100.000 janë të tuat…është realisht legale” (korrupsioni)”. Më pas Talarico thotë se Shqipëria është tokë e virgjër dhe nuk ka as gara. Për më tepër përgjime nga biseda (Shiko këtu)
Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetari Carlo Bolino, ditën e sotme ka sqaruar më me detaje përgjimet nga hetuesit italianë, ku kanë dalë biseda që anëtarë të grupit mafioz...
SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Benet Beci, ditën e sotme ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve, ku reshjet e shiut kanë përfshirë vendin, KESH ...
TIRANË- Në Shqipëri, java e fundit (19-25 Janar) shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të koronavirusit, ndërsa testimet patën një rënie t...
ITALI- Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane, pasi gruaja e tij e denoncoi për shkak se ky i fundit udhtornte dhunë nd...
TIRANË – Shqipëria do të zgjerojë listën e zyrtarëve të lartë dhe familjarëve që do të jenë nën mbikëqyrje për krijimin e pasurive të pajustifikuara dhe rr...
TIRANË– Tritoli i vendosur në garazhdin e biznesmenit Saimir Naksi tronditi Qesarakën, mëngjesin e të shtunës, vetëm pak ditë më parë. Policia mbërri...
TIRANË- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën ‘Dritan Hoxha’, në Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Siç shihet në ...
SHQIPËRI– Reshtjet e dendura të shiur vijojnë të sjellë probleme të shumta në vendin tonë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut d...