LIVE UPDATES
Art&Argëtim

E vërteta e helmimit të Hysni Kapos, Nexhmije Hoxha zbulon letrën sekrete të Llambi Ziçishtit për Mehmet Shehun

11 Shkurt 2020, 12:12 Nga DOSJA
E vërteta e helmimit të Hysni Kapos, Nexhmije Hoxha zbulon letrën

TIRANË– Ishte Ramiz Alia ai që i dha lajmin e kobshëm Enver Hoxhës, përmes një radiogrami. Ky i fundit e kishte nisur vetë Ramiz Alinë në Paris, që të mund të ndiqte nga afër gjithë ecurinë e operacionit dhe kurimit të Hysni Kapos, ta mbante atë të informuar dhe t’i qëndronte pranë bashkëshortes së tij, Vitos. Këto tregon Nexhmije Hoxha në librin e saj “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, ku një kapitull më vete ia kushton raportit të të shoqit me Hysni Kapon.

Në numrin e fundit treguam se si e përjetoi Enver Hoxha lajmin e sëmundjes se Hysniut, dërgimin e tij urgjent në Paris dhe operacionin e gjatë atje. Çfarë përmbante letra sekrete e ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, për Mehmet Shehun?!

Më tej, Nexhmije Hoxha tregon për vdekjen e Hysni Kapos, lajm të cilin e dërgoi Ramiz Alia, sesi e priti Enver Hoxha dhe si e përjetoi Vitoja dhe bisedat që bënin së bashku. E veja e diktatorit tregon edhe për dyshimet e Vito Kapos për helmimin e ngadaltë të Hysniut, variant për të cilin ajo nuk bie dakord as sot.

Letra e datës 8.8.1979, e dorëzuar dorazi në Tiranë, si tepër sekrete, mban bashkëngjitur edhe një shënim të Kadri Hazbiut, i cili shkruan me shkrim dore:

“Përveç meje dhe daktilografistit, me këtë letër u njoh dhe shoku Nesti Nase. Është fare e qartë se nuk do të bisedohet me asnjeri”.

Origjinalet e këtyre dy letrave që Llambi Ziçishti ia kishte dërguar Mehmet Shehut, ky ia përcolli Enverit. Unë i gjeta në kasafortën që ai kishte në shtëpi, i kam ruajtur dhe i posedoj edhe sot në dosjen e krijuar me ditarët dhe letërkëmbimin mes nesh gjatë periudhës së sëmundjes së Hysni Kapos në Paris, deri më 23 shtator 1979.

Mbas përcaktimit të diagnozës së rëndë, Enveri ishte i preokupuar se si do ta priste Vitoja atë lajm të kobshëm. Duke njohur dhe temperamentin alarmant të Vitos, ai ishte i mendimit që ajo nuk duhej të vihej menjëherë në dijeni, pasi gjendja e saj emocionale mund të krijonte dyshime te Hysniu, i cili duhej të mbahej në gjendje sa më të qetë për ta përballuar situatën e rëndë. Me këtë mendim të Enverit ishin edhe mjekët tanë, të cilët i jepnin një rëndësi të madhe qetësisë shpirtërore të pacientit.

Në letrën që i dërgon M. Shehut, Ll. Ziçishti shkruan:

“Bëmë çmos për të bindur profesor Aleksandrin që të mos i tregojë shoqes Vito diagnozën e vërtetë, siç, veprohet në këto raste në Francë. Shoqes Vito iu shpjegua se u hoq fshikëza e tëmthit dhe u ndërhy në pankreas për heqjen e kistit, biopsia e të cilit paraprakisht tregoi për një proces me natyrë beninje. Për patologjinë e vërtetë janë në dijeni vetëm profesor Hoxha, doktor Gaçe, doktor Dinia dhe unë, kurse në Tiranë e di vetëm shoku Kadri, me të cilin jemi marrë vesh me anën e fjalëve konvencionale, që kishin përcaktuar më parë… Sot, gjendja e pacientit është e kënaqshme, ajo është më e qartë…por do të vazhdojë akoma të mbahet në repartin e reanimacionit… Kemi përshtypjen se pacienti nuk dyshon në gjë të keqe”.

Në fakt, pas kësaj letre, gjendja e Hysniut u komplikua dhe radiogramet që vinin për të ishin të shumta, derisa mbërriti radiogrami i fundit, më darë 23 shtator, nga Ramiz Alia, ku thuhej:

“Me pikëllim ju njoftoj se sonte, në orën 21:30, vdiq shoku ynë i dashur, Hysni Kapo”. Enveri e përjetoi me dhimbje të thellë vdekjen e Hysniut. “Nuk e shpëtuam dot, nuk ia zgjatëm dot jetën”, thoshte ai me hidhërim. Për të gjithë ne, që e kishim njohur nga afër Hysni Kapon, kjo humbje ishte shumë e rëndë.

Mbërritjen e trupit të Hysniut në Tiranë, Enveri e priti me një dhimbje të jashtëzakonshme, i mbushur me dëshpërim dhe plot emocione. Ai e pati shumë të vështirë t’i përmbante emocionet e thella para arkivolit me trupin e shokut të ngushtë, të njeriut me të cilin kishte luftuar dhe punuar një jetë të tërë së bashku krah për krah njëri-tjetrit, të frymëzuar nga të njëjtat ideale, të kalitur me zjarrin e luftës dhe në vështirësitë e ndërtimit të një shoqërie dhe shteti të ri.

Hysni Kapoja as edhe një herë nuk i krijoi ndonjë problem Partisë dhe Enverit. Para publikut, Enveri i mbajti emocionet brenda vetes, nuk derdhi lot, por, pas varrimit, në mbrëmje qau me ngashërim nën jorgan. Unë nuk i fola fare, nuk i rashë në sy. Vdekjen e Hysniut e përjetoi me dhimbje i gjithë populli ynë.

Ardhja në ditët e homazheve e njerëzve të shumtë, nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, tregonte atë respekt dhe dashuri që kishin njerëzit për Hysni Kapon, udhëheqësin popullor, që ua kushtoi gjithë jetën e tij popullit dhe atdheut. Hidhërim të thellë ndjeva edhe unë. Të dy me Enverin, ato ditë të zisë, shkonim shpesh te Vitoja, që t’i ndodheshim pranë. Në bisedat që bënte Enveri, donte ta kujtonte Hysniun vetëm të gjallë e buzagaz, të urtë e të matur, trim e të paepur.

Ai kërkonte t’i sillnin nipërit e vegjël të Hysniut, i ulte në gjunjët e tij dhe ata i hidhnin duart në qafë. Enveri i përkëdhelte, i puthte, i bënte të qeshnin dhe ata kënaqeshin me xhaxhi Enverin, siç e thërrisnin. Edhe më pas, Enveri tregoi kujdes t’u qëndronte afër Vitos dhe fëmijëve të saj dhe të Hysniut.

Më 9 nëntor 1979, Vitoja kishte përvjetorin e parë të ditëlindjes së saj, pa Hysniun. Mendova të shkoj e paftuar, të ha drekë me Viton dhe fëmijët e saj. Ajo u ndie mirë që i vajta dhe kur mbetëm vetëm ne të dyja, nuk më la të ikja. Unë ndenja dhe për tri orë bashkë dhe ajo zbrazi me mua, shoqen e saj, gjithë dhimbjen e saj, duke më treguar edhe se ç’kishte hequr ato ditë në Paris.

Po ashtu, më shprehu pakënaqësinë e saj që, siç tha ajo, shoku Ramiz nuk kishte treguar asnjë kujdes për Viton, nuk i kishte qëndruar asaj pranë, duke e lënë shpesh vetëm dhe të painformuar se ç’po ndodhte gjatë orëve të gjata të operacioneve. Gjithashtu, më tha se Ramizi e kishte lënë vetëm tek qëndronte pranë arkivolit, në fund të avionit, gjatë rrugës së kthimit për në atdhe.

E dëgjova Viton, me dhimbje në zemër, për vuajtjet e ankesat e saj, pothuaj pa e ndërprerë, veç duke i thënë herë-herë ndonjë fjalë qetësuese e ngushëlluese. Edhe më pas, vazhdova t’i shkoja pasdrekeve në shtëpi për shoqëri, por vura re që ajo po më qëndronte ftohtë. Si duket kishte menduar se të gjitha ato që me tha atë ditë, unë do t’ia transmetojë Enverit.

Por unë nuk i thashë Enverit asgjë nga përmbajtja e bisedës së Vitos, sepse nuk doja të shtoja edhe më dhimbjen e tij, me përshkrimet e hollësishme, me dyshimet e Vitos dhe me akuzën e padrejtë që ajo bëri për Ramizin.

Në fakt, Ramizi kishte qëndruar më shumë në ambasadën tonë, që të komunikonte shpesh dhe drejtpërdrejt me Enverin, duke i dërguar radiograme njëri pas tjetrin, por edhe që të mos i binte në sy për keq Hysniut.

Vitoja priti dhe pak ditë dhe pastaj i shkoi Enverit në zyrë. Në bisedë i tha atij për herë të parë edhe dyshimin që ajo kishte krijuar në kokën e saj ose që ia kishin futur në kokë se gjoja Hysniun e kishin helmuar, me helmim të ngadalshëm.

Enveri e kishte dëgjuar me vëmendje dhe pastaj i kishte folur gjatë, për ta bindur se Hysniu vdiq nga sëmundja e pashërueshme e kancerit, që i ishte përhapur në shumë organe të trupit.

Por Vitoja nuk u bind dhe vazhdoi me versionin e saj të helmimit. Natën e Vitit të Ri 1980 ftuam Viton dhe fëmijët që ta kalonim së bashku. Megjithëse për të dyja palët qe një “festim” i dhimbshëm, pa Hysniun e shtrenjtë, e kujtuam atë gjatë gjithë mbrëmjes, duke e mbyllur me urimin: “Të rrojë përjetë kujtimi i tij!”.

Edhe në ditët e sotme, në intervista televizive apo në shtyp, Vitoja vazhdon t’i përmbahet pikëpamjes se Hysnin e kanë helmuar. Kurse unë, këtë çështje, divergjente mes nesh, nuk e kam hapur më, as me Viton dhe as publikisht.

Megjithëkëtë, unë e quaj të pakuptimtë të përmend ndonjë mospajtim të përkohshëm mes ne të dyjave, pasi mendoj se në jetë edhe midis dy motrave në një familje ndodhin mosmarrëveshje dhe pakënaqësi. Aq më tepër, që ne e ruajmë miqësinë tonë të gjatë, e cila ka nisur që në shkollë, vazhdoi në Luftën Nacionalçlirimtare dhe në veprimtarinë e mëvonshme të përbashkët në periudhën e ndërtimit socialist, në punën për emancipimin e gruas dhe të shoqërinë shqiptare, në sektorë të ndryshëm, unë politiko-shoqërorë, ajo ekonomikë, duke u bërë anëtare e Qeverisë së RPSSH.

Ajo që e beri miqësinë tonë të pashlyeshme ishte edhe miqësia dhe shoqëria e bashkëshortëve tanë të paharruar, të cilët na e bënë të lumtur jetën tonë. Jemi të gëzuara që miqësinë tonë e kemi përcjellë edhe të fëmijët tanë, që edhe ata kanë një miqësi tepër të ngushtë midis tyre. Janë kujtimet e bukura të kësaj miqësie mes nesh, që na ndihmuan të dyjave të kalojmë vështirësitë e mëdha që ranë mbi ne, mbi fëmijët tanë dhe të familjeve të tyre gjatë përmbysjeve që ngjanë në vendin tonë, nga viti 1990 e këtej.

Me gjithë këto halle, ne qëndruam në këmbë, të papërkulura, duke luftuar kundër mohimit të fitoreve të popullit tonë në Luftë dhe gjatë ndërtimit socialist, si dhe kundër baltosjes së figurave, aq të shtrenjta për ne dhe për popullin tonë, Enver Hoxha dhe Hysni Kapo. Tregova këtu për lidhjen midis Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, për të treguar se miqësia e tyre, që zgjati prej 40 e ca vjetësh, ndryshe nga miqësia e Enverit me Mehmetin, nuk pati asnjë ditë re.

Ajo buronte nga ndjenja të thella humane, nga ideali politik për çështjet madhore të kohës dhe i kishte rrënjët në vitet e largëta të kohës partizane… Edhe në periudhën pas çlirimit, gjatë ndërtimit socialist, kjo miqësi u thellua më shumë, vazhdoi të ishte e sinqertë dhe midis Enverit dhe Hysniut pati një bashkëpunim të pandare.

Për mua, miqësia e thellë, e sinqertë mes Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos është një shembull i spikatur i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me përgjegjësi mes personaliteteve të larta politike, në shërbim të atdheut dhe popullit.

*Pjesë nga kujtimet e botuara në një libër, nga bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur hysni kapo letra sekrete llambi ziçishti mehmet shehu nexhmije hoxha ramiz alia hysni kapo letra sekrete llambi ziçishti mehmet shehu nexhmije hoxha ramiz alia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet