LIVE UPDATES
Aktualitet

“Nuk ta bëj dot më, hidhu përpjetë”/ I riu do të largohet nga shkolla nga pamundësia ekonomike, sekretarja i gris

14 Janar 2020, 20:46 Nga DOSJA
“Nuk ta bëj dot më, hidhu përpjetë”/ I riu do

TIRANË– Sorollatja për një diplomë dhe arroganca e sekretares së institucionit arsimor, për pak i kushtoi shkollën një të riu në Tiranë. Kjo është problematika që ka trajtuar sonte emisioni “Stop” në Tv Klan. Bëhet fjalë për shkollën jopublike “Ekonomisti”. Nxënësi i kësaj shkolle, Richard Zvonicek ka përfunduar vitin e parë dhe dëshiron të largohet nga kjo shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe të vazhdojë arsimimin në një shkollë shtetërore.

Mamaja e tij, znj.Aida Lubonja tregon peripecitë për të marrë një diplomë nga kjo shkollë jopublike, në mënyrë që djalin ta regjistrojë në një shkollë tjetër. Pas shumë sorollatjeve, i japin një diplomë me disa mangësi, që nga mbiemri i djalit dhe pa firmën e drejtoreshës. Në shkollën pritëse i thanë të merrte një diplomë të dytë, por edhe e dyta pa datë dhe pa atësi. E njëjta gjë edhe herën e tretë. Shkelja më e madhe ishte një vërtetim fals nga Shtatori deri më 13 Nëntor, sikur djali ishte paraqitur në shkollë. Vetë 19-vjeçari Richard Zvonicek kërkon të shkojë në shkollë e të arsimohet si bashkëmoshatarët.

Aida Lubonja: Jam mamaja e djalit Richard. Fëmija është autik. Ka ndjekur vitin e parë shkollor, pra klasën e 10 të shkolla jopublike Ekonomisti dhe ka mbaruar me rezultate mesatarisht të mira. Kemi paguar gjithë vitin shkollor 1.8 milionë Lekë të vjetra. Duam të zhvendosemi për një shkollë tjetër 3-vjeçare të përgjithshme shtetërore sepse nuk kemi mundësi të përballjmë financiarisht shkollën private. Për këtë i jam lutur shkollës që të më japin dëftesën në mënyrë që të regjistrohesha tek shkolla tjetër. Më thonë nuk është drejtoresha, është jashtë shtetit, hajde më vonë. Pastaj më thonë do flasim dhe njëherë. Pas një jave i them aman dëftesën sepse është afati i fundit. Më japin dëftesën, kur shikoj dëftesa është me korrigjime, me gabime, pa firmën e drejtoreshës. Menjëherë shokohem. Shkoj sërish të më japin një dëftesë tjetër. Dhe kjo prapë është pa atësi. Prapë dhe kjo jo korrekte, dëftesë e pavlefshme që nuk mund të regjistrohem në asnjë shkollë. Shkoj sërish. Prapë më japin një document tjetër, edhe ky është pa firmën e drejtorit. Një marrje peng administrative nga shkolla jopublike Ekonomisti. Shkelja më e rëndë është që pas 1 muaj e gjysmë sorollatje, më japin një dokument në të cilin tregohet sikur djali im paska ndjekur dy muaj shkollë dhe më thonë s’të duhet dëftesa, ke këtë komentin këtu. Unë kam 1 muaj e gjysmë më ngeli djali pa arsim.

Richard Zvonicek: Unë kërkoj një dëftesë të saktë që i plotëson të gjitha kushtet dhe normat sipas rregullave për pranimin, sepse dëshira ime është të arsimohem si gjithë të tjerët pa asnjë pengesë.

Për të vërtetuar me prova sorollatjet në shkollën jopublike “Ekonomisti”, znj.Aida Lubonja shkoi sërish dhe u përball me sekretaren e shkollës. Kjo e fundit nuk pranonte të lëshonte asnjë diplomë tjetër dhe i kërkoi Aida Lubonjës të dilte jashtë.

Biseda e qytetares me Sekretaren:

Qytetarja:Të lutem! Aman të keqen, atë dëftesën moj! Është e pavlefshme.

Sekretarja: Kush është me korrigjime moj?

Qytetarja: Njëra është me 10 gabime e korrigjime.

Sekretarja: Nxirri ku i ke? Nxirri ku i ke?

Qytetarja: T’i kam treguar 100 herë.Pse mos marr dot dëftesën, të iki në një shkollë tjetër?

Sekretarja: Po ik, moj goce…

Sekretarja: Futu në zyrë! Dëftesën e more nga e para. Të firmosur, të vulosur, vërtetim notash nga shtatori edhe deri në nëntor…

Qytetarja: Vërtetimi është fallco, sepse ne s’kemi qenë në shkollë! Është budallallëk tani.Tjetër gjë se…

Sekretarja: Mirë.Ka mundësi të dalësh? Ka mundësi të dalësh? Ka mundësi?

Qytetarja: Po pse? Për një firmë?

Sekretarja: Ka mundësi? Dil përjashta! Ka mundësi të dalësh përjashta?

Qytetarja: Pse nuk ishte dëftesa gati, më 10 tetor? Pse më 30 tetor, më jep dëftesë me korrigjime?

Sekretarja: Sepse nuk ka vetëm një Richard kjo Republikë. Ka shumë të tjerë, dhe unë merrem me shumë të tjerë. Ka mundësi të largohesh?

Qytetarja: Më 10 tetor, duhen të jenë dëftesat gati.

Sekretarja: Ka mundësi të dalësh?

Qytetarja: Ku të shkoj unë?

Sekretarja: Ku të duash, ku të duash, ku të duash, ku të duash shko! Ku të duash!

Qytetarja: Pse më mbani “peng”, ju lutem! Pse më mbani “peng”, fëmijën?

Sekretarja: Shiko! Unë dëftesën tjetër nuk ta bëj dot më, se e kam lëshuar një dëftesë me firmë dhe me vulë. Nuk ta bëj dot më, hidhu përpjetë! Nuk të bëj dot më! Nuk të jap më shpjegime! Nuk të jap më shpjegime! Fol me veten!

Qytetarja: Pse më jep dëftesë me 10 korrigjime? Pse më jep dëftesë tjetër prapë, me gabime dhe pa atësi? Pse nuk më jep dëftesën e plotë?

Sekretarja: Vazhdo!

Qytetarja: Të vitit, që mbaron?

Richardi: Na shkatërruat! Ngela pa arsimuar!

Qytetarja: Të lutem moj Entela, po është fëmijë me autizëm moj! Nuk të vjen keq? Nuk të vjen keq, që po vuan?

Sekretarja: Ka mundësi, dil përjashta!

Richardi: Çfarë kemi shkaktuar?

Qytetarja: Të lutemi përditë e përditë, por është gjynah moj! Po pse më jep 3 dëftesa mua javë për javë?

Sekretarja: Një, një, njëzet dëftesa do të jap!

Më pas, shkoi në takim me sekretaren vetë gazetarja e emisionit “Stop”. Aty hasi në arrogancën e Sekretares së shkollës jopublike “Ekonomisti”. Sekretarja i rrëmbeu nga dora dëftesën gazetares dhe e grisi.

Biseda e gazetares me sekretaren:

Sekretarja: Po!

Sekretarja: Ka mundësi të…?

Sekretarja: Urdhëro brenda!

Sekretarja: Më fal, më fal!

Gazetarja: Sergei(operatori), më prit aty! Kjo dëftesa është me korrigjime këtu,tek mbiemri dhe nuk pranohet nga Ministria.

Sekretarja: Kjo, kjo nuk është dëftesë e kësaj shkolle!

Gazetarja: Si nuk është dëftesë e kësaj shkolle?

Sekretarja: Kjo është fotokopje.

Gazetarja: Të lutem mos e prek! Po për cfarë po e gris? Uaaa, Sergei, Sergei….

Pas incidentit me sekretaren, gazetarja e “Stop” bisedoi në telefon me drejtoreshën e shkollës jopublike, znj.Ilirjana Sykja. Kjo e fundit kërkoi të pinte një kafe me gazetaren pa praninë e kamerave, kërkesë që u refuzua.

Drejtoresha Ilirjana Sykja: Unë jam këtu tek Qendra “Turdiu’, këtu tek kati i II-të është një kafeteri. Po të pres këtu…Unë do ballafaqohem me ty, që të të sqaroj ty! Po jo të lutem me kamera!

Për këtë problematikë, emisioni “Stop” vuri në dijeni Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë dhe specialistja e këtij institcioni i kërkoi zyrtarisht shkollës jopublike “Ekonomisti” që t’i dorëzojë zonjës diplomën e saktë.

Specialistja e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë: Është dërguar urgjent shkresa dhe i kemi bërë të qartë që ka një detyrim të japë dokumentacion të rregullt. Çdo institucion që bën një veprim të tillë, mban përgjegjësi vetë.Pas këtij momenti, për shkollën jopublike “Ekonomisti” u ngrit një grup inspektimi, që po verifikon situatën për shkeljet e raportuara.Me ndërhyrjen e emisionit “Stop” u bë e mundur edhe zgjidhja e këtij rasti. Edhe pse kaluan disa muaj nga afati për regjistrimin në shkollë, nxënësit Richard Zvonicek iu mundësua regjistrimi në një shkollë tjetër ekuivalte profesionale shtetërore.

Marrë nga Klan Tv

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aida lubonja deftesa nxenesi ne tirane richard zvonicek tirane aida lubonja deftesa nxenesi ne tirane richard zvonicek tirane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë