LIVE UPDATES
Politike

ISP: Pas tri dekadash, PS e vetmja parti që drejton 90% të pushtetit politik në vend

7 Mars 2020, 13:02 Nga DOSJA
ISP: Pas tri dekadash, PS e vetmja parti që drejton 90% të pushtetit

TIRANË- Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend, pra rënia e numrit të votave për partinë fituese ka sjellë rritje galoponte të pushtetit të saj qendror e lokal, një deformim thelbësor nga parimi i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes në nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Kushtetuta e Shqipërisë (neni 1) përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike” dhe “sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Bazuar në këto parime në Shqipëri prej vitit 1991 vijojnë të zhvillohen zgjedhje periodike parlamentare dhe lokale. Në total kemi pasur 9 zgjedhje parlamentare, 8 zgjedhje lokale dhe tri referendume. Prej vitit 1998 zgjedhjet alternohen kryesisht çdo dy vjet midis zgjedhjeve lokale e parlamentare. Me gjithë numrin e madh të proceseve zgjedhore koncepti i përfaqësimit, i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes sipas Kushtetutës ka qenë e mbetet i brishtë, i kontestueshëm dhe në përgjithësi në deformim me frymën kushtetuese, sipas ISP (Instituti i Studimeve Politike). 

Tabela bashkëngjitur ilustron pushtetin që ka ushtruar një parti politike në Shqipëri midis 1991-2020 duke kalkuluar përqindjen e pushtetit të një partie në parlament dhe njëherësh edhe në qeverisjen vendore. Bashkimi i dy niveleve të përfaqësimit sjell të dhënat e tabelës, të cilat janë dukshëm në kontrast të thellë me përqindjen e votave të fituara nga partitë politike që kanë qeverisur Shqipërinë. Për shembull, me rreth 1.2 milion vota PPSH më 1991 drejtoi 82% të të gjithë pushtetit përfaqësues në vend, po me kaq vota PD drejtoi më 1992 vetëm 54% të pushtetit politik në vend, për shkak se zgjedhjet lokale 1992 krijuan balancë në përfaqësim. Më 1996 PD ushtroi 70% të pushtetit për shkak të kontrollit absolut parlamentar dhe ndarjes së pushtetit lokal pas tetorit 1996. Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend, – pra rënia e numrit të votave për partinë fituese ka sjellë rritje galoponte të pushtetit të saj qendror e lokal, – një deformim thelbësor nga parimi i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes në nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Pushteti aktual 90% i një partie është legjitim për sa kohë opozita ka dorëzuar vullnetarisht mandatet parlamentare dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, megjithatë koncepti i nenit 1 të Kushtetutës nuk merr për bazë vetëm anën formale të sovranitetit dhe qeverisjes, por edhe anën përmbajtësore të saj. Dhe bazuar në frymën e parimet e nenit 1 të Kushtetutës situata aktuale e ushtrimit të pushtetit mbetet jo normale dhe monopolizimi i pushtetit me 90% pushtet nga vetëm 48% vota të fituara mbetet qartazi një deformim nga premtimet/pritshmëria e viteve ’90, nga parimi kushtetues, si dhe një kërcënim për demokracinë përfaqësuese e sovranitetin e deleguar qytetar.

Në çdo vend serioz, në çdo sistem funksional politik, në çdo shoqëri serioze dhe me formim demokratik, tek çdo elitë politike me sens mase, përgjegjësie dhe koncept demokracie, tek çdo pushtet me elementë të transparencës e të llogaridhënies, – bilance e deformime të tilla anormale do të përbënin bazë solide për reflektim dhe vendimmarrje largpamëse politike që jetëson respektimin integral të parimit të nenit 1 të Kushtetutës së Shqipëri. Shqipëria e sotme, sistemi ynë politik, partitë tona, liderit tanë politik, pushteti dhe shoqëria jonë, fatkeqësisht jo vetëm nuk janë ende të tilla, por përkundrazi, me rotacion,  janë adhuruese të mbipushtetit dhe privilegjeve deformuese që burojnë prej tij.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike instituti i studimeve politike kushtetuta e shqiperise ps instituti i studimeve politike kushtetuta e shqiperise ps

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët