LIVE UPDATES
Aktualitet

Hap përpara drejt zhbllokimit të politikës në Shqipëri

15 Janar 2020, 11:15 Nga DOSJA
Hap përpara drejt zhbllokimit të politikës në Shqipëri

TIRANË– Marrëveshja politike, që u  arrit të martën (14.01.2020)  pritet të zhbllokojë ngërҫin qeveri-opozitë në kryerjen e reformës zgjedhore dhe të krijojë premisa për daljen nga kriza politike dhe institucionale një vjeҫare, ku ka ngecuar Shqipëria. Për herë të parë në 10 vitet e fundit në këtë marrëveshje nuk përfshihen vetëm dy partite e mëdha, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) që në rreth 3 dekada post-komuniste janë këmbyer në rotacionin e pushtetit. Marrëveshja politike e 14 janarit përfshin 4 palë: PS qeverisëse, opozitën jashtë parlamentit të përfaqësuar nga PD dhe LSI si edhe opozitën e re parlamentare.

Marrëveshja është konkretizuar në një dokument të firmosur nga përfaqësues të PS, PD dhe LSI ku palët  marrin përsipër të bashkëpunojnë, negociojnë dhe kryejnë reformën zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të diskutohet dhe vendoset jashtë parlamentit, në tryezën politike të partive dhe produkti i saj konsensual të miratohet pa ndryshime nga Parlamenti. Marrëveshja thekson se reforma zgjedhore do të përfundojë jo  më vonë se 15 marsi i këtij viti.

Për kryetarin e PD dhe opozitës jashtë parlamentare, Basha, miratimi sa më parë me konsensus i reformës “është rruga për daljen nga kriza politike,  me kusht që reforma të zbatohet për herë të pare në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë” tha ai të marten.

Marrëveshja nuk u firmos nga deputetja demokrate dhe njëherazi bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar për Reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, që përfaqësoi opozitën e re demokrate në tryezën e partive, ngaqë, siç u shpreh ajo para mediave “duhet ta bisedoj paraprakisht me grupin tim parlamentar pasi marrëveshja ka disa mangësi”. Në një deklaratë ekskluzive për DW, deputetja Hajdari e vlerëson marrveshjen si “fillim të dialogut me të gjitha palët politike, brenda dhe jashtë parlamentit.” Marrëveshja garanton një proces sa më transparent, sa më gjithëpërfshirës dhe me konsensus të gjerë mes palëve” tha ajo për DW.

Konsensus – fjala kyç

Konsensusi i gjerë si tipar i domosdoshëm në kryerjen e reformës zgjedhore nuk vihet tani në dukje. Bundestagu gjerman në rezolutën e tij për Shqipërinë, në shtatorin e kaluar, e vendos atë në vendin e tretë ndër 9 pika, që Shqipëria duhet të plotësojë për të dalë nga kriza dhe merituar hapjen potenciale me BE të negociatëve të pranimit, në pranverën e sivjetme. Në marrëveshjen e sapo nënshkruar theksohet, se ”palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha ҫështjet e administrimit të zgjedhjeve përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”. Nëse kjo ndodh vërtet dhe nga vullneti për konsensus i shprehur në letër kalohet në praktikë, atëhere  kjo do të shënojë fillimin e besimit të ndërsjelltë mes palëve të dëmtuar keqazi gjatë një viti konflikti të egër politik.

A përfshin marrëveshja ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ai proporcional rajonal me lista të mbyllura kandidatësh për deputetë të caktuara nga kryetarët e partive në lista të hapura të propozuara nga qytetarët është kërkuar nga partitë e vogla dhe shoqëria civile si jetik për demokracinë. Dy forcat kryesore, PS dhe PD e kanë bërë të qartë që nuk synojnë ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor, të arritur nga marrëveshja Rama- Berisha në vitin 2008.

Deputetja demokrate Rudina Hajdari thotë për DW se „ ndryshimi i sistemit zgjedhor do të përfshihet patjetër në bisedimet e palëve”. „Opozita parlamentare vazhdon t’i qëndrojë propozimit për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke e parë si të vetmen mundësi për daljen nga kriza politike, si dhe për t’u dhënë mundësinë  qytetarëve të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në Parlament. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, hapja e listave, është thelbësor në reduktimin e e pushtetit absolut të kryetarëve të partive në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, pushtet ky që cënon demokracinë në cdo hallkë”, thekson ajo për DW.

Marrëveshje e përshëndetur nga faktori ndërkombëtar

SHBA në përshëndetjen e tyre përmes një deklarate zyrtare të ambasadës amerikane nëTiranë theksojnë që “reforma do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thekson deklarata.

Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca e përshëndeti marrëveshjen politike „si një arritje të rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik në Shqipëri dhe të ardhmen europiane të qytetarëve shqiptarë”. Prania e OSBE-së në Tiranë e vlerëson marrëveshjen politike si „hapin e parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë dhe në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë”. Kurse kryeministri Rama e konsideron marrëveshjen si „ një rikthim të arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do të integrohen në Ligjin Zgjedhor”.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be luigi soreca marrëveshja politike reforma zgjedhore shqiperi be luigi soreca marrëveshja politike reforma zgjedhore shqiperi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë