LIVE UPDATES
Bota

Shkrimtarët shqiptaro–amerikanë solidarizohen me Agron Tufën

3 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
Shkrimtarët shqiptaro–amerikanë solidarizohen me Agron

New York – Më 27 nëntor 2019 Agron Tufa, shkrimtar, poet, publicist dhe ish-Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, kërkoi strehim politik në një vend të Evropës, në Zvicër, për shkak të kërcënimeve të shumta që erdhën ndaj tij, si rrjedhim i veprimtarisë së tij për denoncimin e krimeve të komunizmit – kërcënime këto ndaj sigurisë dhe jetës së tij dhe ndaj familjes së tij, gjë që ai ka denoncuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë tha në këtë tubim se e shikon këtë reagim të tyre nëpërmjet këtij tubimi si një akt të domosdoshëm për t’i qëndruar pranë, të paktën moralisht, cilitdo shkrimtar që përndiqet, përgjohet, kërcënohet dhe persekutohet për shkak të detyrës apo pikëpamjeve të tij politike.

Ky aktivitet tha Kryetari i kësaj shoqate, poeti nga Kosova, Mhill Velaj, është solidariteti ynë i përqëndruar në diskutime, lexime tregimesh të shkurtra, si dhe recitime poezish të zgjedhura nga autori Agron Tufa dhe autor të kësaj shoqate.

Kreu i shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, zoti Velaj, pasi falenderoi anëtarët e Shoqatës së shkrimtarëve, kryesinë e saj për këtë tubim, një adresim të veçantë falenderimi dha edhe për ata që e përkrahin vazhdimisht Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, dhe posaqërisht për pjesëmarrjen e tyre në këtë eveniment të rëndësishëm në solidaritet me Agron Tufën.

Aktiviteti në “Monro College”, u organizua nga Kryesia e Shoqatës se Shkrimtarëve, dhe u moderua nga Kryetari i kësaj shoqate Mhill Velaj.

Ndërsa, e hapi tubimin presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë Adnan Mehmeti, përshëndetën me nga një fjalë rasti, dhe poezi, ish kryetari i kësaj shoqate, shkrimtari Ramiz Gjini, dhe Fitore Gjini, aktori dhe regjizori i njohur Avni Abazi, poeti Ilir Spata, nën/kryetari i Vatrës Pashko Camaj, profesor Mithat Gashi, gazetari Shkumbin Tetaj, poeti dhe shkrimtari Tom Paloka, rapsodi Tomë Gjergji e tjerë…

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë Adnan Mehmeti, tha:

Të nderuar miq, kolegë, shkrimtarë! Mirë se vini në këtë takim solidarizues me mikun dhe kolegun tonë, shkrimtarin dhe studiuesin e mirënjohur, z. Agron Tufa, i cili kohë më parë, pa dëshirën e tij, u largua nga Atdheu. Andaj jemi mbledhur për ta mbështetur, në momentet ndoshta më të vështira të jetës së tij, sepse a ka gjë të më vështirë se sa të lëshosh atdheun, për të cilin punove, luftove dhe ëndërrove tërë jetën?

Të nderuar pjesëmarrës!
Siç dihet, në vitin 2001 ne shkrimtarët dhe poetët që jetojmë në Amerikë u mblodhëm dhe krijuam Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në krye me Pr. Gjekë Marinaj.

Kjo familje e madhe shkrimtarësh, nuk pranoi asnjë herë dhe nuk do të pranojë të politizojë lidhjen, sepse siç vlerëson shkrimtarja e famshme kanadeze Constancë Rookë,

Shoqata jonë u ndërtua në “ një linjë esenciale në urën e ylberit që ndihmon letërsinë të lartësohet. Ajo bën që të kalojë grupet gjuhësore dhe shtetet dhe ta sjellë botën me fytyrë nga njerëzimi.

Gjithashtu, shkrimtari amerikan Frederic Turner, kandidat për çmimin Nobël për letërsi, në mes tjerash thotë: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë konfirmon zërin e vet në parlamentin e madh të njerëzimit….”

Ne si shoqatë e shkrimtarëve veprimtaritë tona i shtrijmë anembanë Shteteve te Bashkuara. Kësaj here, zhvendosemi në atdheun e origjinës për ta mbështetur kolegun tonë, sepse siç vlerëson shkrimtari i madh Ismail Kadare, “ Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë shërben si një urë komunikimi duke u ndier pjesëtare e “Republikës sonë të Letrave shqipe”.

Kjo është më tepër se sa prekëse, më tepër se sa shpresëdhënëse, në çastet kur kemi nevojë.

Në të vërtetë, në këto momente, ne e bashkojmë zërin e protestës për të drejtën e fjalës së lirë.

Agron Tufa u detyrua të linte atdheun bashkë me familjen. Bashkë me të, ne mbrojmë cilindo shkrimtar që kërcënohet apo persekutohet për shkak të detyrës apo pikëpamjeve politike. Ky aktivitet i sotëm do të përqëndrohet në diskutime, lexime të zgjedhura nga autori Agron Tufa, sepse “ Me një poet në xhepin tuaj, ju kurrë nuk do të ndjeheni i vetëm…” shprehet John Adams, presidenti i dytë amerikan. Përballë politikës, letërsia ka qenë dhe mbetet shumë më fisnike. Testin e garës së kujtesës mes politikës dhe një letërsie të lirë në vite e shekuj e ka fituar pikërisht letërsia!

Përballë presionit të mohimit të fjalës së lirë, ne duhet të ngrihemi të gjithë, kudo ku ajo mohohet. Aq më shumë për shkrimtarët shqiptarë. Duhet thënë me zë të lartë se Fjala e Lirë duhet mbrojtur. Liria e krijimit na sjell mirësi! Nëse politika është Arti i Kompromisit, letërsia është kampione e lirisë së kombeve. Të mbrosh veprimin e saj është mesazhi dhe fisnikërimi që i bëjmë Lirisë, por dhe vetes.

Së fundi, është e vërtetë se liria e krijimit është vlera më e bukur që ka krijuar demokracia botërore dhe ajo amerikane në veçanti. Detyra e letërsisë është që të mundësojë njerëzit e botës për të influencuar pozitivisht në emocionet e njerëzve. Këtu është Amerika e lirë për njerëzit e lirë dhe për gjuhët e lira të popujve!
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë ndihet pjesëtare e barabartë e saj. “Detyrë morale e shkrimtarit nuk është që të flasësh siç i pëlqen dikujt, por siç është e vërteta” shprehet profesor Rexhep Qosja.

Mendoj se ky është dhe mesazhi që do të përcjellim te secili shkrimtar i Shoqatës sonë që e mirëpritën angazhimin e pashoq të Kryetarit të palodhur, zoti Mëhill Velaj, i cili ka meritë për këtë nisëm, për këtë takim shumë të rëndësishëm si dhe për përkushtimin në favor të aktiviteve të saja. Ju faleminderit!

Në fund Mhill Velaj – Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro -Amerikanë, i cili dhe moderoi këtë tubim lexoi mesazh përshëndetjet që dërguan nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare e diaspora, nga shkrimtare, poete dhe publiciste të cilët u solidarizuan me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Marnga Facebook-u i autorit, Beqir Sina 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora agron tufa beqir sina agron tufa beqir sina

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion