LIVE UPDATES
Aktualitet

Dimal apo Ura Vajgurore/ A duhet të zëvendësohet emri i bashkisë?

3 Mars 2020, 13:02 Nga DOSJA
Dimal apo Ura Vajgurore/ A duhet të zëvendësohet emri i

BERAT- Një grup nismëtar  propozon riemërtimin e bashkisë Ura Vajgurore pas qytetit ilir të Dimalit, një aset i trashëgimisë të zonës, rijetëzimi i të cilit mund të rrisë të ardhurat nga turizmi kulturor.

Dimri i ngrohtë i këtij viti, duket se po shpejton ardhjen e pranverës, ndaj dhe në fshatin Bistrovicë, të Njësisë Administrative Cukalat, në bashkinë e Urës Vajgurore, banorët kanë nisur punën me krasitjen e pemëve frutor.  Buzëmbrëmja gjen ende në tokat e tyre shumë banorë, të cilët, në mungesë të tabelave orientuese i drejtojnë vizitorët drejt Kalasë së Krotinës ose qytetit ilir të Dimalit.

“Duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën lartë mbi kodër, tek ato shtëpitë e bardha që ndodhen atje-tej”, thotë Neki Hoxha, banor i fshatit, i cili duket i mësuar me pyetjet rreth vendndodhjes së kalasë së Krotinës.

“Vizitorë apo student jeni, sepse këtu vijnë shumë të tillë, por më shumë të huaj, shprehet pensionisti ndërsa merr rrugën drejt banesës të tij.

Pasi lë nga pas Bistovicën sëbashku me fshatin dhe rrugën e shtruar i drejtohesh kodrës, ku ndodhet kalaja e qytetit Ilir,  për të cilin i madh e i vogël flasin me shumë krenari.

Sa më shumë i largohesh fshatit aq më shumë i afrohesh kodrës dhe me gjithë terrenin e vështirë, pamja që shfaqet përpara është tërheqëse dhe ka një frymë mistike – e cila rrethon rrënojat e civilizimeve antike.

Kalaja e Krotinës shtrihet në një kodër të papyllëzuar në malësinë e Shpiragut. Kodra ka një lartësi prej 440 metra mbi nivelin e detit, duke ofruar një  fushëpamje nga mali Shpirag, fushat e Myzeqesë dhe deti Adriatik.

“Në urdhrat apo vendimet mbi monumentet e shpallura nga institucionet përkatëse në monumentet e Qarkut të Beratit, që Institucioni i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare ka në administrim, rezulton se kjo kala është shpallur monument kulture për herë të parë në vitin 1948, me emërtimin “Kalaja Krot në fshatin Bistrovicë, në anën Perëndimore të malit Shpirakut”, me përcaktimin “muret brenda dhe jashtë tyre me një distancë prej 10 metra përreth”, shpjegon arkeologu Dritan Çoku.

Duke parë vlerat e qyteti ilir të Dimalit dhe rëndësinë e turizmit për zhvillimin e zonës, një grup nismëtar i përbërë nga gazetarë, intelektualë studiues dhe biznesmenë, ka propozuar riemërtimin e bashkisë Ura Vajgurore me emrin Dimal si dhe rijetëzimin e zonës për rreth qytetit antik në një park arkeologjik.

Të tjera vendime do të pasonin atë vitit 1948 dhe që padyshim do të shoqëroheshin me zbulime arkeologjike dhe me botime rreth kalasë së Krotinës.

“Aspekte të jetës ekonomike në Dimal, “Dimali në dritën e të dhënave arkeologjike, “Dimali, Iliria”, janë disa prej botimeve mbi qytetin Ilir të botuara nga viti 1973 deri në vitin 2012 nga autorët e njohur shqiptar dhe të huaj si Burhan Dautaj, Belisa Muka dhe Michael Heinzelmann. Dimali gjithashtu përmendet hollësishëm dhe në botimin “Harta Arkeologjike e Shqipërisë”, botuar në vitin 2008 nga Myzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka, nën drejtimin e Piere Cabanes.

“Në vitet 1963 dhe 1973 ajo rikomfirmohet me emërtimin “Kalja e Krotit në fshatin Bistrovicë”, por në këto dokumente nuk ka përcaktime apo të dhëna të tjera të veçanta, mbi sipërfaqen e kalasë, si zonë e mbrojtur”, thotë Çoku.

Përpos dokumenteve që disponon arkiva e DRTK në Berat, kur flitet për kalanë e Krotinës, apo qytetin Ilir të Dimalit, nuk mund të mos bëhet lidhja me arkeologun që e ka zbuluar dhe ka drejtuar punën shumë vjeçare arkeologjike, Burhan Dautaj.

Nga 50 vite pune kërkimore që ka bërë në Shqipërinë e Jugut si arkeolog, plotë 13 vite ia ka përkushtuar qytetit të Dimalit, ndaj dhe sot profesionisti Burhan Dautaj, shprehet se kjo kala është zbulimi i jetës së tij.

“Ne i kishim disa fakte që na vinin nga viti i largët 1916, zbuluar nga austriakët, ndaj dhe në vitin 1962 është kryer një ekspeditë informative ku është vizituar dhe kalaja e Dimalit”, thotë Burhan Dautaj.

Dautaj i nisi gërmimet arkeologjike në kulmin e jetës së tij profesionale në vitin 1963.

“Duke parë rëndësinë e madhe që paraqisnin mbeturinat antike të qytetit ilir, gjatë viteve 1963-1964 u ndërmorën gërmimet e rregullta arkeologjike,” kujton Dautaj.

Sipas arkeologut në pension gërmimet u përqendruan kryesisht mbi kreshtën e akropolit, që në krahasim me pjesën tjetër të qytetit paraqitej më pak e prekur nga punimet bujqësore. Ato patën si qëllim nxjerrjen në dritë të disa monumenteve që ende viheshin re mbi sipërfaqe.

Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy viteve është ai i katër vulave të fragmentuara që mbaj emrin ilir Dimal”, shtoi Dautaj.

Do të mjaftonin këto zbulime që zona të konsideroj si mjaft e rëndësishme, pasi veç Beratit muze, vëmendja atyre viteve të shkonte dhe tek fshati i vogël, i cili mbante përbrenda një qytet antik.

“Kodra në të cilën shtrihej qyteti (144 metra) rrafshohet lart në një pllajë të valëzuar me konture të çrregullta. Brenda kësaj pllaje ndodhet një sukë dy hektarëshe, 40 metra e lartë, ku janë gjetur gjurmë të fundit së periudhës së bronzit-fillimit i asaj të hekurit,” thotë arkeologu Çoku.

“Falë zhvillimit ekonomik dhe kushteve të përshtatshme Dimali në periudhën antike u kthye në qytet, duke u pajisur me mure rrethuese,” shtoi ai.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ura vajgurore ura vajgurore

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Mars 2020, 12:24

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjiti ka dërguar formularin për të deklaruar pasuritë dy subjekteve të radhës, përkatësisht Eljon Hatos, dhe Ilir Selmanit, të dy t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet