LIVE UPDATES
Bota

75-vjetori i Konferencës së Jaltës/ Rendi i ri i paqes pas Luftës së Dytë Botërore

5 Shkurt 2020, 11:50 Nga DOSJA
75-vjetori i Konferencës së Jaltës/ Rendi i ri i paqes pas

TIRANË– Fotoja përshkoi botën para 75 vitesh: Krah për krah janë të ulur kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe diktatori sovjetik, Josef Stalin. Të zhytur në palltot dimrërore, që duken si mburoja, ata i kanë drejtuar sytë me seriozitet nga kamera. Një skenë, që duhet të demonstronte unitet mes fuqive botërore. Dhe shpresë për paqe të vazhdueshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndezi Gjermania naziste. Kjo foto është bërë gjatë zhvillimit të Konferencës së Jaltës, të thirrur nga Bashkimi Sovjetik. Në Pallatin Livadija të qytetit turistik në Krime, në Detin e Zi të ashtuquajturit, “Tre të Mëdhenjtë” negociojnë më 4 shkurt 1945 për fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Sepse “perandoria mijëvjeçare e proklamuar nga Hitleri ndodhej para shkatërrimit.

Propozimet për ndarjen e Gjermanisë

Në Perëndim dhe Jug të Europës amerikanët dhe britanikët po përparonin megjithë rezistencën e fortë të Wehrmachtit gjerman. Nga Lindja trupat sovjetike gjatë ofensivës së dimrit ishin duke ardhur deri 100 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Më 30 prill Hitleri bëri vetëvrasje në “bunkerin e fyhrerit”. Më 8 maj Gjermania naziste kapitulloi. Nga fundi i luftës llogariteshin përafërsisht 60 milionë të vdekur.

Në Jaltë, ku dikur cari dhe aristokracia ruse kalonin pushimet, duhej që pas bisedimeve të para në Teheran, po me ftesën e Bashkimit Sovjetik, të përcaktoheshin vijat kryesore të rendit të ri të paqes dhe denazistifikimi i Gjermanisë. Të tre krerët kryesorë duhet edhe të përcaktonin bazat e ndarjes së pushtetit të fuqive. Këtu bënte pjesë edhe projekti i organizatës më të rëndësishme globale, Kombeve të Bashkuara.

Fuqitë fituese shpresojnë për bashkëpunim afatgjatë

Konferenca ndodhet para detyrës së vështirë të pajtojë interesat e ndryshme të fuqive fituese të luftës. Ajo që e bashkon Stalinin komunist me kapitalistët Roosevelt dhe Churchill është armiku i përbashkët: Gjermania. Ende nuk ka shenja, se nga aleatët e koalicionit kundër Stalinit me fillimin e Luftës së Ftohtë në vitin 1947 do të krijohen kundërshtarë. “Churchill dhe Roosevelt kanë komunikuar gjatë gjithë viteve të luftës dhe janë takuar. Me Stalinin ata ishin takuar vetëm njëherë në Teheran në vitin 1943. Ata ishin të mendimit, se bashkëpunimi edhe pas luftës do të zgjaste me vite, në mos me dekada dhe ishin për këtë të gatshëm për kompromise”, thotë historiani i Universitetit të Kölnit, Jost Dülffer në bisedë me DW.

Si Churcilli edhe Roosevelt nuk janë dakord me vendin e konferencës. Presidenti amerikan i sëmurë rëndë duhet të përshkojë 11.000 kilometra rrugë me anije dhe avion. Kurse nga Churchilli janë ruajtur fjalët se “nuk gjendej vend më i keq, se Jalta edhe sikur të kërkoje dhjetë vite.” Kurse për strategun e pushtetit, Stalin është shumë e rëndësishme që takimi zhvillohet në tokën sovjetike, me qëllim që si mikpritës ai t’i ketë frenat në dorë. Ai kujdeset që të instalohen telefona dhe telegrafë. Për të përgjuar delegacionit ai vendos mikrofonë përgjues madje edhe në shkurret para Pallatit Livadija. Për rast emergjence është afër një bunker i sigurtë nga bombat. Kamarierë nga Moska servirin ushqimet më të mira, një kontrast i thellë me vendin që vuante nga uria. Synimi ishte krijimi i një atmosfere të çliruar.

Krerët perëndimorë nuk kanë iluzione

“Nga ana tjetër Roosevelt dhe Churchill e dinin, se me kë kishin të bënin. Që kjo diktaturë brutale sovjetike donte shtrirjen e influencës në Europë. Për këtë ata nuk kishin iluzione”, thotë eksperti i Europës Lindore, Wilfried Loth nga Universiteti Duisburg-Essen. Por plani i Stalinit funksionon. “Atmosfera ishte në përgjithësi e mirë. Herë pas here dikush ngrihej, zemërohej, donte të mos pranonte diçka, por në tërësi bëhej fjalë për kooperimin”, thotë historiani Dülffer. Deri më 11 shkurt 1945 të tre krerët e shteteve skiconin të ardhmen. Rezultatet: Churchilli ia doli të fusë edhe Francën si fuqi tjetër pushtuese në Gjermaninë që po mundej. Roosevelt mori miratimin e Stalinit për futjen e Bashkimit Sovjetik në Kombet e Bashkuara që planifikoheshin dhe futjen në luftë kundër Japonisë. Stalini arriti që territoret, ku trupat e tij ishin në marshim të mbeteshin nën Bashkimin Sovjetik.

Gjermania nuk duhej të rrezikonte kurrë më paqen botërore

Përveç kësaj kreu i Kremlinit përfitoi territore në kurriz të Japonisë dhe Kinës si edhe një të drejtë vetojë në Këshillin e ardhshëm të Sigurimit. Vendosjen e kufirit të Polonisë partnerët në negociata e shtyjnë për më vonë pas kapitullimit të Rajhut të Tretë. Në dokumentin përfundimtar të konferencës thuhet: “Vullneti ynë i patundur është që të shkatërrojmë militarizmin gjeman dhe nacionalsocializmin dhe të kujdesemi që Gjermania kurrë më të mos jetë në gjendje të rrezikojë paqen botërore. (…)Qëllimi ynë nuk është të shfarosim popullin gjerman, por vetëm kur të shkatërrohet nacionalsocializmi për gjermanët do të ketë shpresë për një jetë në dinjitet dhe një vend në bashkësinë e popujve.” Sipas historianit, Dülfer, secili arriti diçka. “Çështjet e vështira territoriale Stalini i vendosi për vete. Perspektivën për një kuadër të paqes e fituan fuqitë perëndimore.” Kurse historiani Loth gjykon se “për rezultatin e konferencës që të tre thanë, po është një rezultat i mirë, mbi bazën e të cilit mund të veprohet më tej .”

Pjesëmarrësit e konferencës ishin të mendimit, se pas lufte do të jenë ata që do të marrin vendimet në Europë. Në këtë kuptim Jalta ishte një konferencë që projektoi të ardhmen. “Por në realitet me konferencën e Jaltës nuk ishte fituar asnjë lloj paqeje afatgjatë”, thotë historiani Wilfried Loth. Edhe konferenca pasuese në Potsdam në Berlin më 17 korrik 1945 nuk i sqaroi të gjitha paqartësitë. Terreni për luftën e ftohtë pasuese u përgatit.

Konferencë e re e superfuqive për të tashmen

Por cili ishte rezultati më i rëndësishëm i Jaltës? Krahas ujdisë së Bashkimit Sovjetik të bëhej pjesë e Kombeve të Bashkuara, historiani Loth përmendi edhe një dakordim bazë që të mbahet përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen e Gjermanisë. Përveç kësaj konferenca e Jaltës në Gadishullin e Krimesë krijoi një vetëdije për rëndësinë dhe nevojën e diplomacisë së nivelit të lartë. “Negociatat për rendin e pasluftës në Jaltë ishin në dorë të shefit, që tregonte, se kur krerët takoheshin ishin në gjendje të gjenin kompromise dhe të krijonin besimin”, thotë Loth. Kjo përvojë ishte udhërrëfyese për krizat e ardhshme. Dhe e kundërta: “Sa herë që mungonte diplomacia e nivelit të lartë ka pasur probleme.” Ashpërsimet gjatë Luftës së Ftohtë mund të shpjegohen edhe me atë se besimi i krijuar u shkri shumë shpejt, pikërisht sepse nuk pati më përpjekje për ta ruajtur atë.”

Sipas historianit Dülffer për shkak të gjendjes së rënduar nga krizat në botë aktualisht do të ishte me rëndësi një Konferencë e re e Jaltës nën një petk të ri. “Një konferencë e re e superfuqive do të kishte kuptim.” Bëhet fjalë për krjimin e një vetëdijeje të përbashkët, “që një rend i paqeje mund të krijohet, e që në Jaltë ishte ende e pranishme. Kjo vetëdije na duhet edhe sot.”

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 75-vjetori i konferencës së jaltës franklin roosevelt jaltë stalini winston churchill 75-vjetori i konferencës së jaltës franklin roosevelt jaltë stalini winston churchill


Sondazh

Poll
Bota 5 Shkurt 2020, 11:43

OBSH: Koronavirusi nuk është ende një pandemi

KINË– Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se hapat që Kina ndërmori për të luftuar virusin në epiqendrën e saj ishin një mënyrë e mirë p...

Bota 5 Shkurt 2020, 09:20

 A është Venecia në luftë me vetveten?

VENECIA– Ministri i transportit në Itali njoftoi se qeveria kishte plan të ndalonte anijet e lundrimit nga qendra historike e Venecias.Anijet e mëdha, të tepërt...

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët