LIVE UPDATES
Bota

Dosjet e Stasi-t: Kapitulli nuk mbyllet, por institucioni i kalon Arkivit Federal

18 Qershor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Dosjet e Stasi-t: Kapitulli nuk mbyllet, por institucioni i kalon Arkivit

Një shifër impresionuese: 7.353.885 aplikime për shikimin e dosjeve të Ministrisë për Sigurimin e Shtetit janë paraqitur që nga viti 1991. Gati gjysma (46 përqind) e aplikimeve vijnë nga njerëz, që kanë dashur të dinë, se çfarë ka ditur për ta “Stasi” sikurse quhej në gjuhën e popullit policia sekrete e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Dijeni për jetën e tyre private, qëndrimet politike, planet për arratisje. Të gjitha këto dhe të tjera janë protokolluar në raportet e agjentëve të sigurimit. Këto raporte gjatë 40 vjetëve të ekzistencës së RDGJ-së kanë krijuar një arkiv të paimagjinueshëm: dosjet arrijnë gjatësinë 111 kilometra.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në RDGJ gjatë revolucionit paqësor më 1989/1990 u angazhuan që këto dosje të mos asgjësoheshin, pavarësisht se pati shumë rezerva në Perëndim. Pikërisht angazhimi i këtyre aktivistëve bëri që këto dosje jo vetëm u ruajtën por edhe u hapën për publikun e gjerë.Në Gjermaninë e bashkuar u krijua një institucion i posaçëm për administrimin e dosjeve. Emërtimi zyrtar i këtij institucioni është: I Ngarkuari Federal për Dosjet e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit në ish-RDGJ. Por në gjuhën popullore ky institucion njihet si “Autoriteti i dosjeve të Stasi-t.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në RDGJ në kohën e revolucionit paqësor shpëtuan edhe dosjet që Stasi kish tentuar t’i asgjësojë. Çdo grimë e dosjeve u mblodh me kujdes, protokollet u rikonstruktuan dhe sot në pjesën më të madhe janë digjitalizuar.

Asnjëherë nuk ka qenë e pakontestuar mënyra se si duhej të veprohej me Ministrinë për Sigurimin e Shtetit, (MfS) të Republikës Demokratike Gjermane, (RDGJ). Asnjëherë më parë nuk i është vënë kaq shumë bisturia, trashëgimisë së një shërbimi sekret policor në publik. Përpjekjet për ta ndalur këtë ka pasur në muajt e revolucionit paqësor në vitin 1989/1990 në të dyja pjesët e Gjermanisë, Perëndim e Lindje. Në Lindje, autorët kishin filluar të shkatërronin dokumentet. Me hapin e pushtimit të qendrës së Stasit në Berlin, aktivistët penguan më të keqen.

Pa ndërhyrjen e tyre të guximshme pas bashkimit të Gjermanisë, nuk do të ishte bërë i mundur themelimi i një autoriteti shtetëror për shqyrtimin e dosjeve të Stasit. Presidenti aktual gjerman, Joachim Gauck ka qenë nga viti 1991 deri në vitin 2000 i ngarkuari i parë për dosjet e ish-policisë sekrete të RDGJ-së, i zgjedhur nga parlamenti gjerman.

Gauck triumfon para gjyqit

Po të ishte bërë realitet vullneti i Helmut Kohl-it, kancelarit të bashkimit, dosjet e Stasit do të duhej të mbesnin të kyçura. E kjo jo patjetër për arsye personale apo politike. Thjesht ky qëndrim i përgjigjej pikëpamjes gjermanoperëndimore për drejtësisë, që dosjet shtetërore të një rëndësie të tillë t’i trajtonte si dosje të mbyllura, por aktivistët e të drejtave të njeriut të RDGJ-së, kërkuan që sidomos viktimave të diktaturës së RDGJ-së t’u mundësohej një vështrim në këto dokumente.

Në vitin 1992 Gauck arriti një fitore juridike para Gjykatës Administrative të Berlinit: Ligjit të krijuar për autoritetin e dosjeve iu dha prioritet para ligjit federal për mbrojtjen e të dhënave të individit. Kjo lehtësoi mundësinë e shqyrtimit të shumë dosjeve, të cilat në rast tjetër do të kishin mbetur të padepërtueshme, me shtojcën se janë informacione të lidhura me personin.

Nuk ka dyshim që në tërësinë e vet historia e autoritetit të dosjeve të policisë sekrete të RDGJ-së edhe 25 vite më pas është një histori suksesi. Për shumë vende në Amerikën Latine apo në Evropën Lindore ajo shërben si shembull për të mësuar se si të trajtohet historia e diktaturës në vend. Më ndihmën e tyre zbulohen autorët dhe mund të nxirren para drejtësisë, viktimat mund të provojnë se si u ndërprenë biografitë e jetës së tyre për arsye politike. Kështu mund të ecë përpara rehabilitimi, të paktën financiarisht.

Dosjet i shërbejnë rehabilitimit

Arkivimi, studimi dhe hapja e dosjeve të Stasit nuk kanë thjesht karakterin e një programi për rehabilitimin individual e shoqëror. Sepse sigurisht në RDGJ, krahas qindra mijëra spiunëve, ka pasur edhe njerëz që rezistonin ndaj sistemit dhe e refuzonin bashkëpunimin me shërbimin sekret të kudogjendur. Ndriçimi i kësaj ane të diktaturës ka qenë një nga detyrat e autoritetit sidomos në dhjetëvjeçarin e parë të krijimit.

Autoriteti i Dosjeve të Stasi-t mbetet në mbarë botën në kujtesë si një histori suksesi. Ky institucion ka shërbyer në shumë vende të Europës Lindore por edhe në Amerikën Latine e Lindjen e Mesme si një model për trajtimin e së shkuarës diktatoriale. Falë dosjeve të hapura është arritur të zbulohen dorasit dhe të ndëshkohen ligjërisht. Viktimat në rastin më të mirë kanë gjetur dëshmi, se si atyre për arsye politike u është penguar karriera profesionale. Në këtë mënyrë në varësi të rasteve është bërë i mundur edhe zhdëmtimi të paktën financiar i tyre.

Hulumtimi i së shkuarës së Stasi-t do të vazhdojë të jetë i mundur

Edhe me integrimin e këtij dokumentacioni në Arkivin Federal asgjë nuk do të ndryshojë, sepse dosjet mbeten të hapura. Për viktimat e arbitraritetit të RDGJ-së si edhe për studiuesit e gazetarët. Edhe verifikimi i personave në sektorin e shërbimeve publike për implikimin e tyre eventual në strukturat e Stasi-t do të vazhdojë të jetë i mundur deri në vitin 2030. Ligji përkatës është rinovuar nga Bundestagu në vitin 2019.

Koha e zbulimeve të mëdha ka mbaruar: Pasuesja e Gauck-ut, Marianne Birthler, dhe drejtuesi i autoritetit nga viti 2011, Roland Jahn e kanë drejtuar fokusin vitet e fundit në aspektin e studimit të diktaturës. Për këtë dosjet e Stasit ofrojnë material të bollshëm. Shumë studime janë bërë mbi këtë bazë, por ende ka gjëra për t’u zbuluar. Në të ardhmen kjo do të bëhet në struktura të reja organizative në kuadrin e Arkivit Federal. Droja se ndoshta me fundin e autoritetit të dosjeve do të mbyllet kapitulli i Stasi-t është e pabazë, se edhe në të ardhmen gjithsekush ka të drejtë të shohë dosjet tashmë në Arkivin Federal. Drejtuesi aktual i Autoritetit të Dosjeve Roland Jahn thekson, se “Arkivi i autoritetit të dosjeve të Stasi-t me një funksion shembullor në nivel ndërkombëtar do të vazhdojë të jetë i hapur edhe me integrimin e tij në Arkivin Federal”.

Mandati i drejtuesit aktual të këtij autoriteti përfundon më 17 qershor, jo e rastësishme kjo datë. Pikërisht më 17 qershor 1953 në RDGJ u zhvillua kryengritja popullore, që u mposht me mbështetjen e ushtarëve sovjetikë. Revolucioni i dytë në Gjermaninë e ndarë më 1989/90 qe i sukseshëm. Ai solli fundin e diktaturës komuniste dhe u kurorëzua me ribashkimin.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arkivi federal dosjet e sigurimit te shtetit gjermani arkivi federal dosjet e sigurimit te shtetit gjermani

Sondazh

Poll
Bota 18 Qershor 2021, 05:57

GREQI– Zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos që akuzohet se ka vrarë gruan e tij Karolina 20 vjeç, ka bërë b...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit