LIVE UPDATES
Aktualitet

9 Korrik 2021, 08:33 Nga DOSJA

TIRANË- Që prej goditjes së grupit “Shpirti”, në kryeqytet po vlon ‘legjenda’ se SPAK po punon dhe se Prokuroria e Posaçme e ka ngritur stekën e hetimit deri në radhët e veta. Janë dy dosje të ditëve të fundit, të cilat përveçse kanë futur dhjetra persona prapa hekurave kanë hapur edhe misterin për tri personazhe të tjerë që ende nuk dihet se kush janë. Publiku i pëlqen gjëegjëzat dhe loja se “kush është i radhës”, po ngjit në audiencë.

I pari personazh ende i pazbuluar për publikun është Prokurori i SPAK që është kapur në përgjimet e dosjes “Shpirti”. Kolegu i dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi është zbuluar teksa komunikon me disa nga të arrestuarit e grupit “Shpirti” dhe tashmë është nën hetim për një lidhje të mundshme të tij me grupin. Kush është ai? Ende nuk dihet, por numri i ulët i anëtarëve të SPAK, vetëm 12 prokurorë, lë vetëm këto 10 alternativa: Arben Kraja, Altin Dumani, Edvin Kondili, Klodian Braho, Behar Dibra, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Elida Celami (Kaçkini), Sotir Kllapi dhe Manjola Kajani.

Personazhi tjetër dhe ndoshta më i “implikuar” në raport me përgjimet e publikuara është politikani B. Emri i tij është zbuluar në dosjen voluminoze të kryebashkiakut të arrestuar të Lushnjes, Fatos Tushe. Politikani në fjalë nuk del në asnjë moment vetë në skenë, por persona të tretë si biznesmeni Ibrahim Lami dhe Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, Flamur Peqini, e përshkruajnë si aleatin e tyre. Miqtë në “krim”, thonë se “B” është njeri me influencë në Tiranë, parlament dhe qeveri dhe se është një person që ka kompetencë edhe për të zhvilluar mbledhje me kryebashkiakun Tushe. Kush është ai? Edhe kjo është një tjetër gjeagjëzë. Tre janë emrat më të mundshëm, i pari është zv/kryeministri Erion Braçe, deputet i Fierit dhe i deleguar në Lushnje, i dyti, deputeti i ndjerë Bashkim Fino, edhe ky deputet i qarkut Fier dhe i treti, deputeti Bujar Çela.

Në hetimin e SPAK edhe një gazetar? Ky është pretendimi që kanë disa nga gazetarët e kronikës. Përse akuzohet gazetari? Gazetari në fjalë, i cili nuk dihet se kush është, akuzohet se ka përfituar nga karburanti i shtetit. Fatos Tushe, pasi kishte vendosur shtetin në funksion të dy fëmijëve të tij, djalit dhe vajzës, njërit i mbushte makinën me naftë dhe tjetrit i merrte provimet tek Mjekësia me ndërhyrje, karburantin e kishte si “qokë” për të gjithë miqtë e tij. Në njërën nga bisedat, gazetari telefonon Tushen dhe Tushe i thotë se do flas me stafin e do të dalë dikush që ta presi tek karburanti.

Djali i deputetit mori naftë për pushime. Përveç gazetarit edhe djali i një deputeti përfiton naftë falas nga kryebashkiaku. I riu e merr në telefon vetë Fatos Tushen dhe i kërkon karburant pasi do të ikte me pushime. 

Djali i deputetit: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Djali i deputetit:Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Djali i deputetit: Unë nesër do iki me pushime…
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Djali i deputetit:: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i fatos tushes fatos tushe operacioni shpirti spak ne lushnje arrestimi i fatos tushes fatos tushe operacioni shpirti spak ne lushnje

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje