LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dossier/ Kjo është alfabetarja e gjuhës shqipe, dhuruar sulltan Abdyl Hamitit II më 1879

23 Nëntor 2019, 10:24 Nga DOSJA
Dossier/ Kjo është alfabetarja e gjuhës shqipe, dhuruar sulltan

TIRANË- Librin e gjeta shumë kohë më vonë, në bibliotekën “Nadir Eseri Kütüphanesi”, në Stamboll, falë ndihmës së shqiptares së Arkivave Osmane, Ajten Krasiniqi-Ardel, drejtorit të bibliotekës “Yazma Eseri Kütüphanesi”, Salih Shahin dhe drejtorit të bibliotekës “Nadir Eseri Kütüphanesi”, Ebu Bekir Kaya, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën e ofruar.

Alfabetarja, gjendet edhe në disa biblioteka në Shqipëri, por unë isha në kërkim të kopjes që i ishte dhuruar sulltanit.

Libri “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” është përgatitur nga Shemsudin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj., dhe është botuar në Stamboll më 1879. Një kopje e librit, me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.

Në kapakun e parmë të librit, gjendet dedikimi për sulltanin:-

MAΔERISE TI ZOTIT MAθ Δℇ MBERETIT DAΣURE T’YNE

SULTAN ABD-YL HAMID-HANIT II

Në kapakun e pasmë të librit, shkruhet i njëjti dedikim si më lart por në osmanisht duke shtuar fjalën “Arnavudlar” (shqiptarët).

Në hyrje të “Alfabetares së gjuhës shqipe” shënohet një thënie e Naum Vithekuqarit dhe viti dhe vendi i botimit të librit (Kostandinopoje 1879)

Libri ka rëndësi si për gjuhën shqipe ashtu edhe nga ana historike, pasi ai është botuar në të njëjtin vit kur në Stamboll u themelua “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” dhe në një kohë kur Lidhja e Prizrenit ishte akoma aktive.

Libri është një abetare e gjuhës shqipe e përgatitur nga intelektualë shqiptarë të Stambollit, e cila përveç aspektit gjuhësor përfshin edhe disa të dhëna historike mbi origjinën e lashtë të shqiptarëve, njohuri mbi astronominë, krijimin e gjithësisë dhe të njeriut, njohuri matematikore dhe të etikës.

Libri fillon me alfabetin shqip dhe më pas jep një dëftonjës të shkronjave duke e përshtatur çdo shkronjë shqip me një shkronjë të alfabetit osman dhe duke dhënë shembuj për secilën.

Alfabeti me 36 shkronja, nga të cilat shtatë janë zanore dhe njëzet e nëntë bashkëtingëllore dhe, është një kombinim i alfabetit latin me disa shkronja greke.

Libri nuk ndahet në kapituj por, lehtësisht evidentohen në të shkrimet e intelektualëve të ndryshëm, që për lehtësi studimi këtu do të referohen si kapituj ose pjesë.

Uδe ε te ϭkruarit të ſúhesε Σqip ( Udhëzues i të shkruarit të gjuhës shqipe)

Jani Vreto, praqet në libër një udhëzues për shkrimin e gjuhës shqipe. Ai shpjegon përdorimin e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalëformin dhe bën dallimin në përdorimin e fjalëve në dialektet gegë dhe toskë.

Më shumë se një abetare, shpjegimi i Jani Vretos është një fjalor drejtshkrimor i gjuhës. Këtu emri i tij shënohet Ioan i Athanas Vrέtose nga Postenani.

Γuha Σqip (Gjuha shqipe)

Në këtë kapitull, Shemsedin Sami Frashëri shkruan për kombet dhe gjuhët si dhe historinë e zhvillimit të shkrimit.

Gjithashtu, ai flet për lashtësinë e kombit shqiptar dhe për rëndësinë e ruajtjes dhe shkruarjes së gjuhës shqipe. Ndër të tjera, Sami Frashëri thekson:- “Sot është dita që edhe shqiptarët të zenë të shkruajnë e të këndojnë gjuhën e tyre, që të mund të ruajnë kombësinë.”

Frashëri përkrah idenë e përdorimit të alfabetit latin si alphabet të shqipes duke e argumentuar këtë me faktin se Shqipëria është vend evropian. Po kështu, ai shpjegon në detaje si u arrit të ndërtohet alfabeti me 36 shkronja i shqipes bazuar mbi alfabetin me 25 shkronja të latinishtes, të kombinuara me disa shkronja të alfabetit grek.

Më pas, Frashëri thekson se është Sultan Abdyl Hamiti II ai i cili ka mundësuar shkrimin e gjuhës shqipe.

“Të shkruarit e gjuhës shqipe u bë në kohën e mbretit dhe zotit tonë të math, Sultan Abdyl Hamitit të dytë, që Perëndia i zgjattë jetën dhe i shtoftë ditët! Kështu edhe shqiptarët zunë të ecin përpara e të ndriçohen me shkronja dhe dituri … -thotë Sami Frashëri.”

Σqypnija ε Σqyptârt (Shqipëria dhe shqiptarët)

Pashko Vasë Shkodrani, një prej figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare, sjell në libër një kapitull të veçantë ku shkruan për historinë e shqiptarëve si pasardhës të pellazgëve. Ai flet për origjinën e pellazgëve dhe shpërnguljen e tyre të herëshme nga Azia për t’u vendur në brigjet e detit të atyre tokave që sot njihen si toka greke. Më pas, ai tregon për luftërat mes pellazgëve dhe tre fiseve të tjera të ardhura një mijë vjet më vonë nga Azia dhe për lëvizjen e pellazgëve nga bregdeti për në brendësi të fushave e maleve, duke krijuar vendbanime dhe mbretëri të reja.

Sipas Pashko Vasës, ata pellazgë që zunë vend në zonat e Janinës, Gjirokastrës, Beratit e Vlorës, e quajtën vendin dhe mbretërinë e krijuar Epir, të tjerët që u shpërngulën në zonat veriore në Mat, Dibër, Shkup etj., e quajtën mbretërinë Maqedoni, ndërsa të tjerët që u vendosën në Dukagjin e ndër malet e Shkodrës, e quajtën mbretërinë dhe vendin e tyre, Iliri.

“Shqiptarët e sotëm -ve në dukje Vasa- janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve që populluan fillimisht bregdetin e atyre tokave që sot njihen si toka greke.”

Në vijim, Pashko Vasa flet për Filipin e Maqedonisë dhe Aleksandrin e Madh, për ndërmarrjet ushtarake të tyre dhe zgjerimin e pushtetit deri në Persi. Po kështu, ai flet për Pirron e Epirit, për mbreterit ilirë, Genci dhe Teuta, për Skënderbeun dhe luftërat e shumta të shqiptarëve.

Vasa e mbyll shkimin e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të shkollojnë djemtë dhe vajzat në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Në shpjegimet e fjalëve të vështira që bën Vasa në këtë pjesë të shkruar prej tij, vihet re ndikimi i gjuhës italiane.

ΔℇΣKROИE (Dhe shkronjë)

Shemsedin Sami Frashëri, sjell një tjetër kapitull në libër, ku përcjell të dhëna gjeografike mbi kontinentet, qytetet, fshatërat. Ai tregon për Kristofor Klombin, i cili kreu lundrime të shumta në dete dhe zbuloi kontinente te reja. Gjithashtu, tregon ndarjen e kontinenteve, flet për shtet-qytetet, për numrin e popullsisë së këtyre vendeve etj.

Po kështu, Frashëri flet për kufijtë e Shqipërisë, për gjuhën dhe popullsinë e vendit, për ndarjen gegë e toskë dhe përmend qyetete të ndryshme shqiptare, një pjesë e të cilave sot ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë politike.

Πer Γiθeςiϭtene δε per Zόn’ ε jέtese εδε per Иεrine, bόten’ ε vόgele.

(Për gjithëçishtenë (gjithësinë) dhe për Zotin e jetës edhe për njerinë, botën e vogël)

Kjo pjesë e librit është shkruar nga Jani Vreto. Ajo përmbledh njohuri mbi galaktikën, yjet, tokën, diellin, hënën. Ai shpjegon rrethrrotullimin e tyre dhe e lidh këtë me fuqinë e mbinatyrshme të Zotit.

Po kështu, Vreto shpjegon krijimin e njeriut nga Zoti. Ai shpjegon materien dhe shpirtëroren si dhe aftësitë që Zoti i ka dhuruar njeriut dhe që ky i fundit duhet t’i përdorë në dobi të të mirës dhe zhvillimit të njerëzimit.

Vreto gjen rastin të këshillojë njerëzit me urtësinë e të parëve kur thotë se, atë që nuk dëshiron të t’a bëjnë të tjerët ty mos ia bëj ti të tjerëve dhe e kundërta.

Në vazhdim Vreto flet për rëndësinë e besës, parë kjo në rrafshin moral dhe atë fetar.

Më pas ai shpjegon kuptimin e fjalëve “Memeδeθ” (mëmëdhe), komb, fis si dhe rëndësinë e dashurisë dhe kujdesjes për mbarëvajtjen e kombit dhe mëmëdheut.

Shkrimin e tij Vreto e mbyll duke këshilluar të rinjtë të martohen e të krijojnë familje dhe të ofrojnë dashuri e kujdes reciprok ndërmjet bashkëshortëve.

Në fund ai nënshkruan Ioan-Vretua Postelanasi.

Në shpjegimet e fjalëve të vështira që bën Vreto, vërehet ndikimi i greqishtes.

Porositë e Tovitit mbi të birë

“Porositë e Tovitit mbi të birë” është një pjesë e shkëputur nga Dhjata e Vjetër dhe e përshtatur në shqip nga ℇliniϭtja prej Koto-Anastas-Hoxhit Qestoratasit. Kjo pjesë këshillon për etikën dhe moralin në marrëdhënie me të tjerët.

Numεremesoηë (Mësimi i numrave)

Jani Vreto sjell në libër një tjetër temë e cila flet për mësimin, shkrimin dhe leximin e numrave. Në këtë pjesë të librit, Vreto shpjegon me shembuj veprimet matematikore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjestimit.

Libri mbyllet me një pasqyrë për sqarimin e fjalëve të vështira.

Në fund të tij gjendet fleta e regjistrimit arkivor e cila shënon se në këtë bibliotekë gjendet vetëm një kopje e librit dhe se është shtypur më 1879.

Marrë nga TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur biblioteka “nadir eseri kütüphanesi jeni myftari biblioteka “nadir eseri kütüphanesi jeni myftari

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!