Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një aksident tragjik ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Gramsh-Poçan”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbtur të plagosur rëndë. • Viktimë ka mbetur, Dëshira Hoxha 43 vjeçe, me profesion infermiere, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i kamionit Shaban Kotorri dhe pasagjerja Albana Boja. • Dy të plagosurit janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. • Aksidenti ka ndodhur teksa në mjet ndodheshin Dëshira Hoxha, Albana Boja dhe Shaban Kotorrin, i cili në rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është rrëzuar në humnerë. • Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet për dokumentimin e plotë të rastit.
3 artikuj për këtë temë.
GRAMSH- Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksidentin tragjik në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”. Blutë bëjnë me dije se nga aksidenti, viktimë ka mbetur 43-vjeçarja, Dëshira Hoxha, e cila ishte infermiere.
Ndërsa e plagosur ka mbetur një mësuese, Albana Boja që është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion./Dosja.al
GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Bëhet me dije se infermierja Dëshira Hoxha ka ndërruar jetë, ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, shoferi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.
Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Sakaq, Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al
GRAMSH- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë humbur jetën. Gjithashtu është plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndëtësore.
Bëhet me dije se në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra. Konkretisht një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i automjetit. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit. Gjë kjo e cila, mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit./Dosja.al