LIVE UPDATES
Aktualitet

"Apelojmë vendimin"/  Arrestimi i të miturve pas protestës, avokatja zbardh provat e manipuluara: U dhunuan barbarisht 

Duke folur për mediat, avokatja e quajti arrestimin tërësisht të paligjshëm ndërsa procesin një “skandal i paparë” Avokatja tha se provat e paraqitura nga prokuroria ishin të pamjaftueshme dhe të manipuluara. Sipas saj, nuk ekzistonte asnjë provë konkrete që lidhte ndonjë nga të miturit me një veprim specifik.

13 Shkurt 2026, 16:16 Nga E. D
"Apelojmë vendimin"/  Arrestimi i të miturve pas
foto ilustuese

TIRANË- Avokatja Eda Grimçi ka zbardhur një sërë faktesh tronditëse, të 4 orëve seancë gjyqësore të vlerësimit të masës së arrestit për 7 të mitur të cilët u arrestuan gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt.

Duke folur për mediat, avokatja e quajti arrestimin tërësisht të paligjshëm ndërsa procesin një “skandal i paparë” Avokatja tha se provat e paraqitura nga prokuroria ishin të pamjaftueshme dhe të manipuluara. Sipas saj, nuk ekzistonte asnjë provë konkrete që lidhte ndonjë nga të miturit me një veprim specifik.

Deklarata e avokates Eda Grimçi

I gjithë debati ka qenë që a ishte i ligjshëm apo jo arresti. Është kqyrur çdo provë dhe aty nuk ishte asnjë provë që këta të mitur të kishin bërë një veprim konkret dhe të ishte personi konkret që kishte bërë veprimin. Bëhet fjalë për raporte shërbimi. Raportet e shërbimit janë mbajtur mbas orës 22:00, mbas orës 23:00. Pretendohej që arrestimi ishte bërë mbas orës 22:00-23:00, kurse deklaratat e të miturve ishin marrë që në orën 21:00. Pra, ky ka qenë një skandal i paparë.

Në raportin e shërbimit thuhej që është shoqëruar në orën 22:20, ndërkohë deklarata që ishte marrë në ambientet e komisariatit numër dy, kishte ndodhur në orën 21:00 apo në 21:15. Kjo ishte një situatë e paprecedent.

U konstatua që deklaratat e fëmijëve janë marrë pa praninë e prindit. Në prezencë të OPGJ-së ishte dhe një person tjetër që më pas ishte prezantuar sikur ishte psikologu. Elidon Shehu është punonjës i Drejtorisë së Policisë. Është psikolog që merret me problemet psikologjike dhe asistencën e punonjësve të policisë. Dhe ka një konflikt interesi. Si mundet një person i cili është i punësuar dhe paguhet nga personat që kanë kryer arrestimet e paligjshme në këndvështrimin tonë, ta asistojë dhe të jetë i paanshëm.

Kjo është e pamundur, por kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së miturve dhe sanksionohet edhe me konventa ndërkombëtare. Janë dhunuar. Deklaruan që janë dhunuar në momentet e shoqërimit, janë qëlluar si në momentin e kapjes dhe në momentin e shoqërimit në furgon. Deklaruan para gjykatës, në ligjëratë të drejtë, ofendimet që I janë bërë.

Prisja që këto arrestime të konstatoheshin të paligjshme. Nuk e kuptoj sepse nuk kishte asnjë provë. Pretendohej që ishin tre foto për të njëjtin person, por në të trija fotot ishin tre persona të ndryshëm. Pra provat ishin të manipuluara dhe për provë merreshin kronikat që keni dhënë ju atë ditë dhe ishin të prera, të zumuara dhe të fotografuara. Pra kjo ka qenë e vetmja provë, por edhe në ato fakte që u paraqitën si prova, nuk kishte dikush që të kishte një gur në dorë apo të godiste.

Gjatë gjithë kohës nga relatimi që u bë nga organi i akuzës, konsiderohej dhe thuhej shprehimisht, ky grup, ky grup, ky grup.

Ne deklaruam që këta nuk janë grup, sepse këta nuk e njohin njëri-tjetrin. Vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këta nuk kanë qenë bashkë në protestë, janë arrestuar në vende të ndryshme dhe në momente të ndryshme nuk kanë qenë as në kushtet e plagosjes së ndonjë oficeri policie, sepse pretendohej që këta e kishin kryer veprën penale te kryeministria.

Por referuar edhe vetë komunikatës së Policisë së Shtetit, plagosja paskë ndodh te parlamenti. Atëherë çfarë kishin bërë këta? Njëra nga veprat penale ishte pjesëmarrja në protestë të paligjshme, tjetra ishte goditje dhe kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit dhe ishte prishja e qetësisë publike. Ja për këtë akuzoheshin të miturit të cilët ishin fëmijë nga 16 deri nga 17 vjeç.

Një fakt tjetër i rëndë është: momenti dhe akti, te shkresa e arrestimit të flagrancës ata akuzoheshin për plagosje të rëndë me dashje. Organi i akuzës kur ka ardhur në gjykatë kishte ndryshuar akuzën dhe e kishte hequr plagosjen e rëndë me dashje dhe ishte vetëm goditje për shkak të detyrës. Pse ndodhi ky fakt? Se në momentin e arrestit, Kodi i Procedurës Penale për të mitur, po dhe Konventa Ndërkombëtare parashikojnë që nuk mund të arrestohet një i mitur vetëm në rastet e rrezikshmërisë së lartë të personit dhe të veprës.

Që do të thotë që vepra penale për të cilën akuzohet duhet të jetë dënimi minimal mbi shtatë vite burgim. Dhe në fakt kishin cilësuar veprën penale si plagosje e rëndë me dashje sepse kjo si vepër penale e ka dënimin nga 7 deri në 15 vite. Dhe organi i akuzës këtu erdhi me akuzë tjetër sepse pikërisht u konstatua që të jemi përpara një vepre të tillë duhet të jetë: kush është personi që ka bërë plagosjen, arma me të cilën e ka plagosur dhe personi i cili është plagosur.

Ne këtë vendim do ta ankimojmë, nuk jemi dakord. Masat e kërkuara dhe arrestimet janë arrestime të paligjshme dhe për këtë do i drejtohemi Gjykatës së Apelit.

Gjatë dëshmisë së tyre në gjykatë, të miturit kanë deklaruar se janë dhunuar dhe qëlluar nga forcat e policisë, si gjatë momentit të kapjes ashtu edhe gjatë transportit me furgon. Gjykata vendosi për shtatë të miturit masën e sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj./Dosja.al

avokatja eda grimçi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci