Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bujar Brahak u dënua me 10 vite burg, ndërsa Hertjan Pjetërgjokaj dhe Elton Ukaj u dënuan me nga 8 vite burg secili.
TIRANË- GJKKO ka caktuar dënimet për personat e akuzar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm ish-efektivin e policisë Adriatik Logli.
Xhuliano Aliu u dënua me 5 vite burgim, ndërsa Kristi Dautaj me 8 vite burg. Bujar Brahak u dënua me 10 vite burg, ndërsa Hertjan Pjetërgjokaj dhe Elton Ukaj u dënuan me nga 8 vite burg secili. Dy të fundit përfituan ulje të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Mes të akuzuarve ishin edhe Fejzo Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës. Gjithashtu ishte edhe Adriatik Logli, efektiv në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Ata akuzoheshin për shpërdorim detyre.
Sipas hetimeve të SPAK, janë evidentuar 13 episode kriminale që përfshijnë trafikim, prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe kultivim të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Aktiviteti kriminal dyshohet se është zhvilluar nga pesë grupe të ndryshme kriminale gjatë periudhës mars–nëntor 2020.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Adriatik Logli, Kristi Dautaj dhe Xh.A”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Olkeda Lice, Marinela Osmani dhe Matilda Fetahu, me vendimin nr. 14, datë 13.02.2026 vendosi:
1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Adriatik Logli, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Dautaj, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristi Dautaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 333/a/2 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Kristi Dautaj me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
5. Në vuajtjen e dënimit të mbahet parasysh edhe koha e vuajtur nën masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” dhe “Arrest në Shtëpi” për efekt të këtij procedimi penal.
6. Deklarimin fajtor të të riut në konflikt me ligjin Xh.A, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe në bazë të neneve 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
7. Deklarimin fajtor të të riut në konflikt me ligjin Xh.A, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të nenit 333/a/2 të Kodit Penal dhe nenit 51 të Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
8. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të riut në konflikt me ligjin Xh.A me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
9. Në vuajtjen e dënimit të mbahet parasysh edhe koha e vuajtur nën masat e sigurimit personal “Arrest në Burg” dhe “Arrest në Shtëpi” për efekt të këtij procedimi penal.
10. Vuajtja e dënimit për të gjithë të pandehurit e dënuar me burgim në këtë vendim do të kryhet në burg të sigurisë së lartë.
11. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.
12. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi.
13. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi./Dosja.al
Foto ilustruse KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar në Krujë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi is...
TIRANË- GJKKO i ka komunikuar masën e arrestit në burg Sergej Hasanpapajt, një ditë pas ekstradimit nga Belgjika. Ai u arrestua ...
Foto ilustruse TIRANË- Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur, të cilët janë ndaluar nga policia gjat&e...
Foto ilustruse VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy vëllezër Vlorë. Ata dyshohen se kanë hedhur në treg, kart&e...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 34-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ...
Foto ilustruse Punimet për hekurudhën Tiranë Durrës dhe zgjatimin në Rinas janë në faza të ndryshme në segment...
Foto ilustruse Si ka ndikuar liberalizimi i vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova brenda BE-së dhe a ka pasur migrim të qytetar&e...
Foto ilustruese Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej vendeve me popullsinë më vitale dhe më t...
Marco Rubio DANIMARKË- Kryeministrja daneze Mette Frederiksen planifikon të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së,&...