LIVE UPDATES
Politike

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen këmbët

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se betejën me milionerët e ka personale me ndërtuesit që u thonë njerëzve se katet e ndërtuara i ndajnë me vetë kryeministrin Edi Rama.

7 Shtator 2022, 18:01 Nga F.M

 

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen
Ndërtesat dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Milionerët që ndërtojnë, hapen majtas e djathtas janë shënjestra e radhës e qeverisë së kryeministrit Edi Rama që sot i paralajmëroi edhe për shuarjen si faktor ekonomik, nëse vijojnë me ndërtime pa leje. Nga Ministria e Brendshme, ku Rama prezantoi Drejtorin e ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dha direktiva të qarta për ndërtuesit që ngrenë pallate në sheshin “Skënderbej”. Pa përmendur emra, por duke drejtuar gishtin nga qendra e Tiranës Rama nisi urinë për ‘koka biznesmenës’, teksa tha: Vetëm sa nuk bërtet pallati, shikoni sa u zgjata o njerëz!

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se betejën me milionerët e ka personale me ndërtuesit që u thonë njerëzve se katet e ndërtuara i ndajnë me vetë kryeministrin Edi Rama.

“Këta janë ata që njerëzve u thuhet se ndajnë katet me mua, e kam dhe personale këtë betejë, s’dua të përmend emra këtu, asnjë emër nuk ka rëndësi,”- shtoi Rama.

Sërish duke përmendur sheshin “Skënderbej”, Rama tha se 4 apo 5 mijë metra katrorë që janë ndërtuar aty do të konfiskohen dhe do të shkojnë për strehim social e institucione.

Por kush janë ndërtuesit që kanë ‘zaptuar’ pa leje sheshin “Skënderbej”?

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen
Sytë e Tiranës

Kulla 35 katëshe "Sytë e Tiranës" do të shërbejë si hotel dhe qendër tregtare. Në dokumentat e tenderit në fillim thuhej se qëllimi i godinës ishte zgjerimi i hapësirave të Hotel Tiranës, por me nisjen e punimeve u pa se godina që do të ndërtohej ishte katër herë më e lartë se hoteli në fjalë. Leja për ndërtimin e saj, nga e njëjta kompani që ka nën pronësi dhe Hotel Tirana International, “Geci Sh.p.k” u dha në mungesë të plotë transparence në prill të vitit 2017 nga Këshilli Kombëtar i Territorit. KKT miratoi lejen e zhvillimit për për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Geci” sh.p.k.

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen
“Skënderbej Tower Tirana”

Projekti i dytë! Koka e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, do të ngrihet në formën e një tjetër kulle, e cila ka nisur të ndërtohet në zemër të Tiranës, vetëm pak metra larg sheshit që mban të njëjtin emër “Skënderbej”.
Këshillit Kombëtar i Territorit, dha lejen për ndërtimin e kullës në qershor të vitit 2018, e cila do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Fillimisht kulla u prjektua me emrin Tirana Rock’s , por më kjo gjë u ndërrua. Të gjitha ndërtesat në hapësirën mes Hotel Tiranës dhe pallatit-muze të Ismail Kadaresë, janë prishur për t’i hapur rrugë kullës me emrin “Skënderbej Tower Tirana”.

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen
“Skënderbej Tower Tirana”

Kjo ndërtesë do të jetë 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë do të ndërtohet nga kompania ‘ANA shpk’ në bashkëpunim me ‘VI & VI’. Pikërisht në katet e sipërme, sipas projektit të hartuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, do të krijohet forma e kokës së Heroit Kombëtar, Skënderbeu. 1930 metra katrorë do të zihen nga ndërtimi dhe vetëm 87 metra katrorë, do jetë sipërfaqe e lirë për hapësirë publike.

Beteja personale e Ramës me milionerët që u puthen
“Book Building”,

Projekti i tretë është “Book Building”, pas Bashkisë Tiranë. Leja për kullën është dhënë në 2 shkurt 2018 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, drejtuar nga Kryeministri Rama. Kulla “Book Building” është pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa në hapësirën mes rrugëve 28 Nëntori dhe Abdi Toptani. “Book Building” është projektuar nga studio 51N4E, e cila ka projektuar edhe sheshin Skënderbej dhe godinën e Hotel Plazza. Kompania që do ta ndërtojë është Techno–Alb shpk, në pronësi të Dajlan Avdisë, Glendi Abdisë dhe Natasha Matës.

Me cilin nga këta ndërtues e kishte kryeministri Rama sot? Kush janë ata që punonjësit e Policisë së Shtetit u ‘puthin’ këmbët siç tha dhe vetë kreu i qeverisë?

edi rama


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit