"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Art&Argëtim
Dua Lipa shfaqet në super formë gjatë 'arratisjes romantike' me Callum Turner, linjat e saj trupore ndezin rrjetin
E veshur me bikini artistja me origjinë shqiptare ëshë shfaqur në super formë, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte trupore.
25 Qershor 2026, 17:48Nga DOSJA
Dua Lipa dhe Callum Turner
Itali- Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave me paraqitjen e saj, teksa u fotografua gjatë 'arratisjes romantike' me bashkëshortin e saj, Callum Turner. Dyshja u pa në një bregdet në Itali ku prej ditësh tashmë vijojnë të shijojnë muajin e tyre të mjaltit.
E veshur me bikini artistja me origjinë shqiptare ëshë shfaqur në super formë, duke nxjerrë në pah linjat e saj perfekte trupore. Në fotot e publikuara të cilat po komentohen gjerësisht në rrjet, Dua shihet e veshur me bikini dy-pjesësh, me dizajn në ngjyra të errëta dhe vjollcë e kombinuar me vathë dhe flokët të kapura lart.
Kjo nuk është hera e parë që Dua komentohet për linjat e saj të tonifikuara. Artistja njihet për disiplinë në stërvitje dhe përkushtimin ndaj yogës, të cilat janë pjesë e rëndësishme e stilit të saj të jetesës./Dosja.al