LIVE UPDATES
Politike

"Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës"/ DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit.

6 Nëntor 2025, 08:43 Nga E. D
"Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së
foto ilustruese


TIRANË- Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t'i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij.

Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës

Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar veprime të gabuara nga disa institucione njëherësh.

"Sfida më e madhe kushtetuese u shkaktua nga pakujdesia e Presidentit të Republikës dhe më pas nga vendimmarrja e Këshillit të Ministrave”- thotë Daci për DW. "Nëse Gjykata nuk do të kishte pezulluar zbatimin e vendimit, Shqipëria do të përballej me dështim të plotë kushtetues.”

Precedent i pazakontë

Rasti përbën një precedent të pazakontë edhe sepse, për herë të parë, në një çështje të tillë para Gjykatës Kushtetuese mori pjesë një person në paraburgim. Po ashtu u zbatua për herë të parë neni 62 i Ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku që mungon për tre muaj rresht. Por, sipas Dacit, ky nen "u interpretua në mënyrë të gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën”, e cila në nenin 115 përcakton qartë se shkarkimi mund të bëhet vetëm për "shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit”.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se mungesa fizike e kryebashkiakut, nëse nuk është rezultat i vullnetit të tij, nuk mund të konsiderohet shkak për shkarkim. "Pavarësisht se çfarë parashikon ligji për vetëqeverisjen vendore, asgjë nuk përbën shkelje të rëndë, nëse nuk cilësohet si e tillë nga vetë Kushtetuta”- shpjegon Daci. "Ose ligji duhet shpallur jokushtetues, ose duhet interpretuar në përputhje me Kushtetutën, siç bëri Gjykata” - shton ai.

Pasojat në administrimin e Bashkisë

Bashkia e Tiranës, ku jeton rreth një e treta e popullsisë së Shqipërisë dhe ku përqendrohen shumica e shërbimeve publike, është njësia më e madhe vendore e vendit. Për muaj me radhë ajo është drejtuar në mungesë të kryetarit nga katër nënkryetarë të rinj, të emëruar më 31 korrik pas dorëheqjes së ekipit të mëparshëm. Emërimet u zyrtarizuan në kuadër të një "rifreskimi të drejtimit vendor” të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në një periudhë kur Erion Veliaj ndodhej në paraburgim.

Sipas juristit Jordan Daci, kjo mënyrë funksionimi ka qenë jokushtetuese pasi "nënkryetari mund të zgjidhet vetëm nga kryetari, jo në bazë të delegimit”. "Kjo është kompetencë e padelegueshme” - shpjegon juristi për DW. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kthen Veliajt kompetencat e plota, sipas Dacit, i jep fund një periudhe të zgjatur paqartësie në drejtimin e saj.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./DW

erion veliaj

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë